LIVE UPDATES
Aktualitet

Prodhuesit kërkojnë shfuqizimin e ligjit për rritjen e akcizës së birrës, dëgjohen konkluzionet përfundimtare nga Kushtetuesja

Seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për ankesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase, për shfuqizimin të pjesshëm të ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” u zhvillua më 16 Maj.

28 Maj 2024, 14:24 Nga M.B
Prodhuesit kërkojnë shfuqizimin e ligjit për rritjen e
Foto ilustruese

TIRANA- Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive Shqiptare gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese kanë prezantuar konkluzionet përfundimtare për padinë ku kërkohet shfuqizimi i ligjit “për akcizat” që unifikoi akcizën te prodhuesit vendas nga 1 janari 2023. Seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për ankesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase, për shfuqizimin të pjesshëm të ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” u zhvillua më 16 Maj.

Ne seancën e sotme avokat Sajmir Laçej përfaqësues ligjor i shoqatave të birrave vendase tha se projektligji për rritjen 2 fish të akcizës së birrës nuk u konsultua me grupet e interesit dhe nuk pati një studim për impaktin që do të kishte tek bizneset prodhuese brenda dhe jashtë vendit me kapacitete prodhimi nën 200 mijë HL dhe tek konsumatorët, sidomos ato më të ardhura të ulëta. Sipas Laçej si rezultat i vendimmarrjes së pakonsultuar prodhimi vendas në vitin 2023  nuk është rritur siç pretendohej, si rezultat i unifikimit, por është ulur me 11%. “Si rezultat i rënies të prodhimit vendas, gjatë vitit 2023 ka rënë numri i të punësuarve deri 15%”, theksoi ai.

Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, njëkohësisht dhe përfaqësues i Këshillit të Ministrave në seancën gjyqësore tha se unifikimi i akcizës nuk cenon lirinë ekonomike, nuk çon në mbylljen e bizneseve.

“Akciza e birrës u unifikua, sepse problemet me evazionin dhe mosraportimin, kanë qene jo vetëm me prodhuesit vendas për që përmenda, por edhe me importuesit, sepse tendenca e tyre ishte të importonin në Shqipëri birra, duke raportuar nën 200 mijë Hl. Nga një prodhues shumë i madh i vendit fqinj prezantohesh fatura të falsifikuara. U krijua një situatë që sillte vetëm evazion dhe shmangie të taksave në një vend që ka nevojë të mirë menaxhojë taksat.

Pse ky ndryshim nuk prek lirinë ekonomike apo dëmton bizneset? Në vitin e parë vërtet unifikimi i akcizës dha rënie 10% të prodhimit vendas, por kemi rritje të tij deri 15% për 4-mujorin e parë 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra nuk mund të nxjerrim konkluzione vetëm në 1 vit. Nuk mundet të falimentojnë apo pezullojnë bizneset vetëm për disa muaj apo me 1 vit. Jam i bindur që prodhimi dhe konsumi do të rritet”, tha Lera.

Palët u përfshinë edhe në debatin për nivelin e akcizës që aplikohet në vend krahasuar me rajonin dhe vendet e BE-së. Laçej tha se Shqipëria aplikon akcizë deri 4 herë më të lartë se niveli minimal i taksimit të rekomanduar nga Direktiva 92/84/EEC dhe më të lartë se shtetet, si:  Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Çekia, Gjermania, Danimarka, Spanja, Kroacia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia qe janë 2/3 e vendeve te BE. ( detajet në aneksin 1) Të gjitha vendet anëtare të BE-së sipas tij kanë modele të diferencuara taksimi për akcizën e birrës .

“24 shtete e kanë të diferencuar sipas sasisë së prodhuar në vit deri në 200 mijë HL , apo me fasha , ndërsa 3 shtete (Spanja, Portugalia dhe Suedia) e kanë të diferencuar sipas përmbajtjes alkoolike duke mos e taksuar fare birrën deri në 2.8% Alkool dhe duke favorizuar indirekt prodhimet tradicionale respektive ( detajet në aneksin 1) Shqipëria takson birrën me mbi 0.5% Alkool ndërkohë qe pothuajse të gjithë vendet e BE aplikojnë Akcizë të reduktuar ose 0 për birrën nen 2.8% Alkool. Shqipëria ka nivelin më të lartë të taksimit së bashku me Kosovën ne Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndryshe nga Kosova, Bosnja Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi nuk mbron prodhuesit e vegjël.  ( detajet ne aneksin 1). I vetmi vend që nuk aplikon taksim të diferencuar është Serbia dhe kjo ka një arsye, nuk ka më prodhim vendas, sepse të gjitha fabrikat vendase janë blerë nga kompani të mëdha evropianë që punojnë me licencë dhe nuk mund të përfitojnë nga taksimi i diferencuar”, pohoi ai.

Ndërsa Niko Lera tha se nivelet e akcizës janë më të ulëtat në Europë.  “Sa është niveli i akcizës? Ne e kemi shkruar 0,03 euro për birrën me 5%. Kjo do të thotë se një konsumator që merr një litër birrë dhe e paguan 400 lekë akciza është 4-5% të çmimit final. Greqia e ka 7 herë akcizën më të lartë se Shqipëria, Sllovenia gjithashtu 7 herë më të lartë”, argumentoi Lera.

Pas dëgjimit të konkluzioneve nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u tha se vendimi përfundimtar do të njoftohet brenda 30 ditëve.

Konkluzionet përfundimtare dërguar Gjykatës Kushtetuese nga Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve alkoolike vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive Shqiptare

Prej datës 01 Janar 2023 Akciza e birrës shqiptare për prodhuesit e vegjël është rritur 2 fish.

Përfaqësoj 14 biznese nga të cilat 10 janë mikrobirrari. Të gjitha këto biznese prej 14 muajsh po përballen me konkurrencën e kompanive që kanë një aktivitet të zhvilluar globalisht.

Vetëm një kompani prezente në 60 shtete për vitin 2023 ka prodhuar 188 Milionë Hektolitra, kundrejt 3 Mijë Hektolitra që kanë prodhuar në të njëjtin vit së bashku birrat artizanale, si: “ Puka”, “Pan”, “Gjyshit”, “Gjallica”, “Karabash”, “Saraçi”, “Altenberg”, “Brahause Beer”,” Dys”. Kërkohet respektimi i parimeve kushtetuese të lirisë ekonomike

“Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm për arsye të rëndësishme publike”

Si pasojë e aplikimit të ……Anëtarëve të Shoqatës së Prodhuesve të Pijeve Alkoolike vendase Birra “Kaon”, “Korça”, “Stela”, “Tirana” dhe 10 mikrobirrari që operojnë në vend, iu është kufizuar liria e veprimtarisë ekonomike në kundërshtim edhe me standardet e BE-së për të cilat po punohet të përmbushen me qëllim anëtarësimi.

Argumentet që kemi sjellë në vëmendjen tuaj

PROCEDURA E NDRYSHIMIT LIGJOR PPR UNIFIKIMIN E TAKSIMIT ME AKCIZË

Rritja 2 fish e Akcizës se Birrës nuk u konsultua me grupet e interesit gjatë hartimit të projekt ligjit, por vetëm ne një seance formale ne Komisionin e Ekonomisë pas miratimit të ligjit “Për Buxhetin e Shtetit” gjë që e bënte te pamundur reflektimin edhe nëse do të ndodhte.

Rritja e menjëhershme 2 fish e Akcizës se Birrës, pa asnjë studim për impaktin që do të kishte tek bizneset prodhuese brenda dhe jashtë vendit me kapacitete prodhimi nën 200 mijë HL dhe impaktin që do të kishte tek konsumatorët, sidomos ato më të ardhura të ulëta.

Vetëm 1 arsye u dha nga hartuesit dhe miratuesit e propozimit: “Pritëm që të rriteshin, nuk ndodhi prandaj e hoqëm fare diferencimin se i pengonte”. Rezultati: Rënie të prodhimit vendas, të numrit të punësuarve me 2 shifra.

PËRMBAJTA E NDRYSHIMIT LIGJOR

Ka rritur ngarkesën fiskale në një nivel të paprecedente, sa 2-fishi i nivelit ekzistues, vetëm për prodhuesit nën 200 mijë HL në vit dhe pa rritur nivelin e taksimit për prodhuesit mbi 200 mijë HL.

Nuk ka sjellë përafrim me Legjislacionin e BE-së, por e kundërta ka ndodhur, në kundërshtim me nenet 34 dhe 70 te MSA-BE Shqipëri, Ligji Nr 9591 datë 27.07.2006 është hequr plotësisht diferencimi i përafruar sipas nenit 4 të Direktivës 92/83/EEC.

Nuk është skeduluar rritja sipas standardeve që ofron i njëjti ligj për nënproduktet e duhanit  me rritje 3.7% në vit të shtrirë në 4 vite. Ndryshimi nuk është harmonizuar në të gjitha produktet e akcizës, por vijon të ruajë diferencim për produktin verë që hyn në të njëjtën kategori të pijeve alkoolike, duke deformuar tregun e lirë.

Prodhimi vendas në vitin 2023  nuk është rritur siç pretendohej, si rezultat i unifikimit, por është ulur me 11%. Si rezultat i rënies të prodhimit vendas, gjatë vitit 2023 ka rënë numri i të punësuarve deri 15%.

KOSTOT E PRODHIMIT TE BIRRËS NE SHQIPËRI

Është argumentuar se: lëndët e para për prodhimin e birrës në Shqipëri blihen të gjitha nga importi, duke krijuar një kosto rreth 25% më të lartë se kosto për njësi e prodhuesve të birrave nga vendet e BE-së etj.

Për monitorimin e prodhimit të birrës aplikohet Pullë Fiskale, duke rritur kostot për prodhuesit vendas të birrës. Pulla Fiskale nuk aplikohet në asnjë vend të botës, pasi nuk ka peshë të rëndësishme në të ardhura për shkak të përmbajtjes së birrës 95% ujë dhe vetëm 5% alkool.

CËNIMI I LIRISË SË VEPRIMTARISË EKONOMIKE

Kemi argumentuar se: prezumimi i pajtueshmërisë së akteve ligjore me Kushtetutën nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar ndërhyrjen jo proporcionale në të drejtat dhe liritë e individëve, siç është liria e veprimtarisë ekonomike. Ndryshimi ka cenuar aktivitetin edhe të shoqërive prodhuese nga vendet e Bashkimit Europian të cilët, për shkak të ndryshimit ligjor në kundërshtim me nenin 34 të MSA Shqipëri-BE dhe Direktivën 92/83/EEC , nga 1 Janari 2023, nuk përfitojnë trajtim të diferencuar si në vendet e tyre për eksportet drejt Shqipërisë.

Vendosja e një raporti të drejtë ndërmjet kapaciteteve prodhuese të prodhimit  dhe barrës fiskale me të cilën këto subjekte janë të ngarkuar, është një kriter i cili garanton, zbatimin e parimit të proporcionalitetit të masave fiskale, në raport me të drejtën e prodhuesve për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike si dhe përputhshmërinë e legjislacionit shqiptar me kuadrin rregullator të BE-së.

Pretendimi i paraqitur si argument për mbrojtjen e këtij ndryshimi ligjor që citoj…” i pritëm 10 vite me shpresën që do të rriteshin mbi 200 mijë litra në vit, dhe meqë nuk ndodhi e hoqëm diferencimin” është e pretendim që bie ndesh me parimin e lirisë ekonomike dhe logjikën e funksionimit të një njësie prodhimi. Nëse të gjitha kompanitë që prodhojnë në Shqipëri do të rriteshin në mbi 200 mijë HL në vit do të duhet të ndalohej importi, sepse konsumi maksimal vjetor i birrës është rreth 1 Milion Hektolitra

Unifikimi i tarifës, i cili në thelb konsiston në rritjen e barrës tatimore për tatimpaguesit, përbën ndërhyje në të ardhurat që tatimpaguesi synon të sigurojë nëpërmjet ushtrimit të veprimtarisë ekonomike dhe që është qëllimi thelbësor i kryerjes së kësaj veprimtarie.  Ndërhyrja në këto të ardhura pa një analizë kosto-përfitim (raportin mes efekteve pozitive dhe negative të ndërhyrjes) për tatimpaguesin për të justifikuar rritjen e barrës tatimore për prodhuesit e vegjël vendas, përbën shkelje jo proporcionale të lirisë së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike.

CËNIMI I NENEVE 34 DHE  70 TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM ASOCIIMIT

Kemi argumentuar se: Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 9590, datë 27/07/2006. Në bazë të nenit 122, të Kushtetutës marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj dhe të botuara në Fletoren Zyrtare janë pjesë e sistemit të brendshëm juridik në Shqipëri. Marrëveshja ndërkombëtare e ratifikuar ka epërsi edhe ndaj ligjeve të vendit që nuk pajtohen me të.

Neni 34  i MSA parashikon Ndalimin i diskriminimit fiskal. Palët shmangin marrjen e masave ose shfuqizojnë praktikat me natyrë fiskale të brendshme, ose ato ekzistuese që shkaktojnë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi diskriminim ndërmjet produkteve të njërës Palë, dhe produkteve të ngjashme që e kanë origjinën në territorin e Palës tjetër. Në rastin konkret prodhues nga vendet anëtare të BE-së, eksportues birrë në Shqipëri sipas fashës nën 200 mijë HL në vit, janë diskriminuar në raport me detyrimet që burojnë nga Neni 70 i MSA ku parashikohet se Shqipëria do të sigurojë që legjislacioni ekzistues dhe i ardhshëm të zbatohet dhe imponohet si duhet”.

Kryerja e ndryshimeve ligjore në kundërshtim me direktiva te përafruara përbën shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit.

CENIMI I PARIMIT TË SIGURISË JURIDIKE

Kemi argumentuar se: Parimi i sigurisë juridike garanton parashikueshmërinë e sistemit normativ. Nxjerrja e normave juridike nuk i shërben vetëm zgjidhjes së një konflikti të mundshëm ose rregullimit të një situate të parregulluar më parë. Ky proces duhet të krijojë përshtypjen te subjektet e së drejtës se përmbajtja e normave juridike garanton siguri dhe qëndrueshmëri për të ardhmen. Siguria juridike trajtohet edhe si kusht për vlefshmërinë materiale të një akti, duke garantuar pandryshueshmërinë në parim të akteve normative, ku i kushtohet vëmendje rregullimit të situatave pa ndryshime substanciale në vazhdimësi, pasi në të kundërt do t’i vendosnim subjektet e së drejtës në pozicione të papëlqyeshme dhe të pafavorshme për ta (shih vendimet nr. 2, datë 18.02.2013; nr. 33, datë 24.06.2010; nr. 10, datë 19.03.2008; nr. 26, datë 02.11.2005 të Gjykatës Kushtetuese).

Aplikimi i një niveli taksimi të rritur dyfish, edhe sikur të ishte i justifikuar për nevoja të rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit, nuk mund të analizohet në mënyrë të njëanshme pa marrë në konsideratë efektin zinxhir që shkaktohet në aktivitetin ekonomik te biznesit që preket nga ky ndryshim dhe efektet negative në të ardhura tatimore si TVSH, tatim fitimi, sigurimet shoqërore, shëndetësore etj./ Monitor

akciza e birres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet