LIVE UPDATES
Aktualitet

Rindërtimi, raporti: Të hetohet ku ka shkuar lënda e parë e përjashtuar nga taksat

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre si shqetësim mbikëqyrjen që i është bërë masës për lehtësimin nga taksat të lëndëve të para të përdorura nën këtë program dhe ato janë orientuar vërtet ku duhet.

18 Mars 2024, 07:18 Nga M.B
Rindërtimi, raporti: Të hetohet ku ka shkuar lënda e parë e
Foto ilustruese

TIRANA- Programi i rindërtimit që nisi pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019 u shoqërua me sërë masash shtesë të qeverisë që synonin përshpejtimin e tij dhe uljen e kostove. Të tilla ishin përjashtimi nga taksa e infrastrukturës apo TVSH-së për lëndët para. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre si shqetësim mbikëqyrjen që i është bërë masës për lehtësimin nga taksat të lëndëve të para të përdorura nën këtë program dhe ato janë orientuar vërtet ku duhet. Raporti specifikisht ka nxjerrë këtë konstatim pas një auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave duke iu referuar si rast degës së Lezhës.

“Nga auditimi i praktikave te importit te hekurit për Degës Doganore Lezhë, lidhur me subjektet që kanë përfituar përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar në kuadër të rindërtimit, konstatojmë se SVQ(Sektori i Vlerës në Qendër) dhe SKAO (Sektori i Kontrollit Aposterior Operativ) nuk kanë vepruar sipas pikës II/3 të Udhëzimit nr.5, datë 26.01.2018 të DPD, duke mos i rikanalizuar këto praktika në kanale të tjera me nivel më të lartë risku pasi për specifikën e tyre kanë risk të lartë.

Në përpunimin e tyre marrin pjesë shumë struktura, ku SVQ dhe SKAO kanë kontrolluar vetëm një pjesë të praktikave dhe në përpunimin e tyre kanë marrë pjesë edhe Drejtoria e Tarifës dhe Origjinës, Sektori i Tarifës dhe strukturat e tjera të degës doganore Lezhë. Gjithashtu DTO nuk ka mbikëqyrur këto operacione, sipas pikës 4, neni 68, i Rregullores së DPD-së, ndër detyrat funksionale të Drejtorisë se Tarifës dhe Origjinës është administrimi operacioneve të privilegjuara dhe përjashtimet nga TVSH”, thuhet në raport.

Në këtë kontekst audituesit sjellin në vëmendje se subjektet përfituese nuk janë mbikqyrur nga autoritetet doganore për përputhshmërinë e veprimtarisë me detyrimet që rrjedhin prej vendimit, pra mospërdorimin e hekurit për qëllime të tjera, duke mos vepruar sipas pikës 5 të nenit 28 të Kodit Doganor.

“Nga auditimi konstatohet se është vepruar në kundërshtim me Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet DPD-së me nr.14355 prot., datë 19.06.2018 dhe DPT –së me nr.12819 prot, date 19.06.2018, me synim forcimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi veprimtarinë e tatimpaguesve/operatorëve ekonomikë konkretisht moslejimin e përdorimit për qëllime te tjera”, thuhet në raport.

Duke pasur parasysh këtë panoramë KLSH ka kërkuar që nga ana e dy institucioneve siç janë Doganat dhe Tatimet të bëhen hetime për të verifikuar nëse përfituesit nga këto përjashtime e kanë orientuar atë tek programi i rindërtimit.

DPD dhe DPT në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet tyre, me synim forcimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi veprimtarinë e tatimpaguesve/operatorëve ekonomikë, të marrin masat për miratimin e programeve të përbashkëta, të realizojnë hetime dhe kontrolle të përbashkëta në lidhje me verifikimin e përdorimit të hekurit për ndërtim sipas destinacionit të përcaktuar për operatorët ekonomik të sipërcituar”, thuhet në raport.

Rindërtimi nisi në vitin 2020 dhe akoma edhe sot vazhdon në Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit teksa në një pjesë të bashkive të tjera është finalizuar. Deri në fund të vitit të shkuar shpenzimet faktike për këtë program ishin 730 milionë euro./ Monitor

rindertimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet