LIVE UPDATES
Aktualitet

Rindërtimi në Kavajë, firmat që fituan mln euro kryejnë punime pa projekt. Nënkontraktorët kërcënojnë: T’i sjell në shtëpi…

Pallati 7 katesh në Njësinë Administrative Golem është shpallur me shkallë dëmtueshmërie DS4, ku pronari i truallit pohon se nuk ka asnjë letër apo projekt se çfarë punimesh do të kryhen atje.

9 Maj 2024, 23:00 Nga I.A
Rindërtimi në Kavajë, firmat që fituan mln euro kryejnë
foto nga vendngjarja

KAVAJË- Fiks Fare vijoi të denoncojë skandalet me paratë e rindërtimit, ku kësaj herë një firmë nënkontraktore ka shkuar në një pallat në Malin e Robit, Kavajë, dhe po kryen punime pa asnjë dokument. Megjithëse janë bërë tenderët e rindërtimit, janë hedhur miliona euro dhe firmat fituese të tenderit, dhe ato nënkontraktore, ende nuk e dinë se çfarë pune do të bëjnë. Këtë e pranoi vetë pronari i firmës, i cili tha se “nuk e dimë se çfarë do të bëjmë”. Pallati 7 katesh në Njësinë Administrative Golem është shpallur me shkallë dëmtueshmërie DS4, ku pronari i truallit pohon se nuk ka asnjë letër apo projekt se çfarë punimesh do të kryhen atje.

Ai pohoi se i ka kërkuar informacion në rrugë zyrtare Bashkisë së Kavajës, institucion i cili ka bërë edhe tenderin me vlerë 97.444.459 lekë, por me shtesat e kontratave shuma ka shkuar në 1.3 milionë euro. Në momentin që grupi i xhirimit shkoi në atë pallat, disa punëtorë të një firme nënkontraktore po kryenin punime. Afër grupit të Fiks Fare u afrua një person, që pasi pyetet nga gazetarët se çfarë marrëveshje ka bërë me firmat fituese, shan dhe ofendon. Më pas pranon se nuk ka asnjë projekt, pavarësisht se punëtorët e tij kanë shkuar në ato ambiente. Por, jo vetëm që nuk tregon projektin apo dokumente, por vijon të ofendojë dhe kërcënojë grupin e xhirimit të Fiks Fare me frazat “Të sjell ropt te shtëpia në darkë, a e kupton apo jo!”.

Pronari i truallit: S’më japin projekt, firmë dhe punëtorë anonimë

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Dashnor Faqekuqi, pronari i truallit ku është ndërtuar pallati te Mali i Robit. “S’kam marrë asnjë përgjigje për rindërtimin e pallatit që e bëra me djersën time, as nga shteti dhe as nga Bashkia e Kavajës. Unë kërkoj shumë thjeshtë, të rindërtohet por të më japin disa letra, projektin. S’kanë asnjë letër. Futen në mënyrë agresive, më kanë vjedhur portën” thotë ai, duke shtuar se pallati 7 katesh pësoi dëmtime pasi ka një formë harkore dhe janë bërë disa abuzime gjatë ndërtimit. Fiksi e pyeti se, pas tërmetit, është bërë tender dhe cili institucion, me çfarë vlere apo edhe fituesit.

“S’di asnjë gjë, aq sa dini ju di edhe unë. S’kam asnjë informacion. Mua s’më intereson fare, as Bashkia e Kavajës as ata kush e kanë fituar. Po të më japin disa letra, që kur të futen këtu në pronën time. Që të mos vinë punëtorët pa sigurime, pa asnjë gjë. Të shqyejnë dyert, të hapin gjithçka. Unë nuk e di, se i thashë edhe inxhinierit, po ra një tullë mbaj unë përgjegjësi. Nëse ndodh diçka, kush mban përgjegjësi?! Pa letra asnjë gjë askush nuk mban përgjegjësi. Më jepni një copë letër, ku futesh te një pallat 1 milionë e 300 mijë euro, ka kushtuar riforcimi. Askush nuk mban përgjegjësi dhe s’japin letra. Nuk arrij të kuptoj” thotë ai.

Fiksi e pyet nëse ai ankohet edhe për mënyrën e rindërtimit. “S’na ka sjellë as bashkia dhe as firma asnjë letër. Se fusin punëtorë këtu me të meta mendore, të ndërtojnë pallatin tim” vijoi ai, ndërsa gazetarët e pyesin se në hyrje është vendosur edhe një tabelë. “Ajo s’ka asnjë vlerë juridike, ai që do të mashtrojë, do të vjedh do të fitojë. Bën një copë tabelë dhe e vendos, mund ta vendosë kushdo” përfundon ai.

Tenderi 1.3 milionë euro, nënkontraktori kërcënon grupin e Fiks Fare!

 Sipas një tabele, të vendosur afër pallatit, jepen disa të dhëna. Tenderin për riforcimin e këtij pallati e ka bërë Bashkia e Kavajës. Objekti është “riforcimi i njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa pallat, të cilat janë klasifikuar me shkallë dëmtueshmërie DS4”. Faza e parë është “pallat banimi 7 kate, rruga ‘Skëndërbeu”.

Fitues i procedurës është një bashkim operatorësh ekonomikë, të cilat duhet ta përfundojnë së rifrocuari për 18 muaj, me muaj mbarimi qershor 2025. Vlera e punimeve është 97 milionë lekë, ndërkohë që denoncuesi tha se vlera ka shkuar në 1.3 milionë euro, për shkak të vendimit të qeverisë që kompenson firmat e rindërtimit për rritjen e çmimeve.

Në momentin që grupi i xhirimit po filmonte pallatin që po rindërtohej te Mali i Robit, një person afrohet. Më vonë, Fiksi mëson se ai quhet Shkëlzen Myftiu, pronar i firmës “Reijlin”, kompani nënkontraktore që po kryente punimet në atë pallat.

Fiksi e pyet se cila është marrëveshja që ai ka bërë me firmat fituese të tenderit, ndërsa ai përgjigjet se “qenkeni budallenj” dhe ofendime të tjera. E pyesin se në atë vend po kryejnë punime punonjës pa kaskë, pa asnjë masë mbrojtëse në kantier, madje edhe punonjës me probleme fizike.

“Akoma s’kemi shkuar atje” thotë ai, ndërkohë që punëtorët e firmës ishin brenda truallit, në katet e para të pallatit. Ai thotë se është nënkontraktor i firmës G.P.G, e cila është njëra nga kompanitë BOE që ka fituar tenderin. “Kam këtë këtu dhe objekte të tjera” shton ai, ndërsa Fiksi i thotë se punimet po kryhen në mënyrë arbitrare. Përgjigjet se denoncuesi i ka bërë gazi i botes me ofendime, ndërkohë gazetarët i bëjnë me dije se këto ofendime ai sapo i bëri. “S’kam bërë asnjë gjë” përgjigjet ai, ndërsa pohon se na ka thënë vetëm që “kush je ti që më kërkon mua sa lekë e ke marrë”.

Gazetarët e pyesin disa herë se çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa para’ ka kushtuar riforcimi. Thotë se “nuk e di, e dinë ato”. “E kam me zëra punimesh” na thotë, por ngurron që të japë letra. “Nuk e dimë se çfarë do bëjmë, s’dimë asnjë gjë” pohon ai. Në fakt, nëse firma e tenderit apo nënkontraktori, kryejnë punime, patjetër që duhet të dine se çfarë do të bëjnë. Ata kanë shkuar te ai pallat pa asnjë dokument, projekt dhe punimet po bëhen “në ajër”. Ndërkohë, çuditërisht më tej vijon se “duhet të shohim kolonat, ta shembim dhe më pas të vendosim se çfarë do të bëjnë”.

Deklarata e nënkontraktorit nxjerr në pah pikëpyetjet për rindërtimin. Si u bë tenderi me vlerë 1.3 milionë euro për rindërtimin? A është bërë një projekt për dëmtimet apo vetëm sa është fotografuar nga larg? Përse nuk i jepet projekti për punimet pronarit të truallit? Firma fituese dhe ajo nënkontraktore s’kanë asnjë dokument dhe preventiv. Gazetarët e Fiks Fare e pyetën disa herë pronarin e firmës nënkontraktore se çfarë marrëveshje ka bërë me firmën fituese, çfarë punimesh do të kryejnë dhe çfarë vlere ka. Në fund, jo vetëm që nuk përgjigjet, por edhe kërcënon: “Të bie ropt te shtëpia në darkë, a e kupton apo jo?!”.

Marrë nga Top Channel

shkëlzen myftiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet