LIVE UPDATES
Aktualitet

Me polici e ekspertë, çfarë rezultoi nga fatura 111 milionë lekë e energjisë elektrike

Pavarësisht se u la një ditë tjetër, punonjësit e OSHEE në prezencë të policisë ishin vetëm pa palën denoncuese kur fotografuan matësin që ka mbifaturimin.

9 Maj 2024, 22:56 Nga I.A
Me polici e ekspertë, çfarë rezultoi nga fatura 111
OSHEE

Emisioni “Stop” trajtoi denoncimin e një qytetari në Tiranë i cili është mbifaturuar me 111 milionë lekë. Gazetarja bashkë me policinë dhe OSHEE-në shkuan të hapnin derën dhe të shihnin matësin e zotit Arben Jaupi për faturimin, por ish-bashkëshortja, Edlira Kerri pengon procesin.

Më pas u vu në dijeni shefi i Kriminalistikës Arjan Shehu, i cili premtoi ndërhyrje. Pavarësisht se u la një ditë tjetër, punonjësit e OSHEE në prezencë të policisë ishin vetëm pa palën denoncuese kur fotografuan matësin që ka mbifaturimin.

“Nuk isha prezent”, tha denoncuesi.

Është bërë verifikimi dhe kemi mbajtur procesverbale me prezencë të zotërisë. I kemi me fakte. E kemi marrë, kemi verifikuar”, tha përfaqësuesi i OSHEE.

Duke qenë se matësi herën e parë u pa pa njërën palë, atë të denoncuesit, pas këmbënguljes së Stop erdhi pala tjetër që të hapë derën.

Vajza: Ky robi do futet brenda. Unë nuk kam besim se çfarë mund të ketë. Se çfarë mund të hedhë brenda. T’i lerë gjërat jashtë.

Gazetarja: Çfarë do hedhë moj?

Arben Jaupi: Foto do bëj unë me këtë.

“Pashë sahatin, e fotografova. Bëra verifikimin. Dolën që ishin të njëjta. M’u kërkua që të vendosja firmën për procesverbalin, e refuzova, për arsyen e vetme sepse aty brenda në sahat, ka dorë, ka bashkëpunim, sepse 110 milionëshi nuk është foto”, tha Jaupi.

Gazetarja: E di logjikën e mbifaturimit. Duke qenë se zoti Arben nuk pranon që të mbyllte kontratën në emër të vet ju keni bashkëpunuar me të gjithë faturistët…

Vajza: Mos bëj zhurmuesin tashi po ec mo.

Gazetarja: S’të pyes ty fare. Jam në punë.

Vajza: Po e pengon procesin moj vajzë.

Gazetarja: Do t’i ngrej zgupthi të gjithë faturistët që kanë bashkëpunuar me ty.

OSHEE dhe Kompania 3K, testuan matësin e Arbenit. Ndërkohë drejtori i shtypit në OSHEE Ardi Kola thotë, se rasti do të hetohet nga kompania dhe do t’i hiqet qytetarit mbifaturimi për leximet gabim dhe shkeljet e bëra.

“Strukturat tona të OSHEE-së, organizuan dje dhe bënë një testim të matësit nga ku rezultoi se matësi paraprakisht del që është i rregullt. Ne në vijim do hetojmë më tej të gjithë historikun e faturimit, mënyra si është lexuar ky matës, po flasim për një historik prej 14 vitesh. Matësi është me 6 shifra dhe jo me 5 sikurse është lexuar. Diferenca është hedhur dhe ka gjeneruar faturën në fjalë prej 55 milionë lekësh të vjetra. Problematika ka qenë në 3 vitet e fundit kur nuk ka jetuar njeri. Ka konsum shumë të vogël, gjithmonë çfarë kemi parë në sistem. Ne do vijojmë ta verifikojmë për të parë dhe për të bindur abonentin se cila është e drejta e tij që i takon për të paguar dhe çfarë është problematikë e shkaktuar nga ne dhe të gjithë punonjësit që kanë qenë lexues në këtë objekt për të parë pastaj cili është kilovati që i takon zotit Arben dhe çfarë është ajo që është bërë gabim. Në vijim të gjithë kësaj gjëje ne jemi duke e ndjekur dhe po thellohemi akoma më tej. Shumë shpejt do marrim një vendim mbi çfarë i takon abonentin. Qasja jonë është për një zgjidhje sa më të drejtë të çështjes. Qoftë për Arbenin, qoftë dhe për kompaninë tonë, si dhe të adresojmë problematikën, qoftë për punonjësit që kanë sjellë këtë problematike dhe të gjithë palët. Shumë shpejt do dalim me një vendim”, tha ai.

Marrë nga Tv Klan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet