10 Nëntor 2022, 10:42
Nga f.g
Monika Kryemadhi dhe Alqi Bllako
TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se rikthimi i Alqi Bllakos nuk lidhet me prishjen e fakteve në hetimin për inceneratorëve por me ushqyerjen e opinionit publik dhe atij ndërkombëtar se hetimi është në rrugën e duhur. Kjo për Kryemadhin është "ti hedhësh hi syve" pasi ajo tha se qeveria kërkon të mbyllë me kokën e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës çështjen e inceneratorit të Tiranës.
“Unë nuk mendoj se Alqi Bllako është kthyer sepse prish provat e hetimit, sepse provat janë aty. Mendoj se Alqi Bllako është kthyer në burg për ti thënë ushqim opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se po vazhdojmë me incneratorët sepse inceneratori i Tiranës kërkohet të mbyllet nga qeveria shqiptare. Por ajo nuk mbylle dot as me kokën e Alqi Bllakos dhe as me kokën e Lefter Kokash. Çështja e inceneratorit të Tiranës është histori mbylljesh kokash, por është ndalesë pagesash nga buxheti i shtetit. Ka vetëm një rrugë ose SPAK të mbyllë këtë pagesë dhe mos bëhet palë më këtë strukturë kriminale ose ata janë palë. Mendoj që emri i SPAK është shumë më i rëndësishëm sesa emri i Veliajt apo xhepat e Ramës. Nuk mendoj se karriera e Ramës vlen më shumë sesa perceptimi që shqiptarët kanë për reformën në drejtësi. Unë do vazhdoj, kam akoma argumente dhe fakte të tjera. Unë do ti shkojë deri në fund çështjes sepse në këto 30 vite të tranzicionit cdo artikulim është bërë për politikë. Unë nuk besoj që argumentet që kam hedhur të përgënjeshtrohet, sepse çdo gjë është e saktë. Kam akoma argumente dhe fakte të tjera që janë në interes të Prokurorisë”, theksoi ndër të tjera Monika Kryemadhi.
Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi rikthimin në qeli të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Bllako u la 34 ditë në arrest shtëpie nga GJKKO me arsyetimin se kishte fëmijë të mitur për tu kujdesur për ta. Dje Apeli e hodhi poshtë vendimin duke e rivendosur në masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundimin e hetimit dhe gjykimit. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. /Dosja.al
monika kryemadhi alqi bllako
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 10:41
f.g
EMRAT/ Mes tyre një vajzë, kush janë 15 të arrestuarit e "Tentakulave", fshihnin në vazo karamelesh d...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 10:29
e.k
Emigrantët e ndaluar nga Marina Mbretërore
BRITANI- Emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë në brigjet e Britanisë...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 10:07
e.k
Banori duke folur për mediat
TIRANË- Dhjetëra banorë të Bërxullës janë ngritur sërish në protestë m&...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 09:11
I.A
ERE
TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar shtyrjen e fashës 800 Kwh për muajin nëntor dhe lënien n&eu...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 09:01
I.A
Red Dragon
GREQI- Tik Toker-i dhe YouTuber-i i njohur në Greqi “Red Dragon”, u arrestua për ngacmim seksual ndaj të mi...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:51
F.M
Eni Dollani
GREQI- Personi që po shikoni në foto është Eni Dollani. Dollani, 31 vjeç u vra dhe u gropos dy ditë më par...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:46
I.A
Foto Ilustruese
KRUJË- Një shtëpi bari është zbuluar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se në kuadë...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:35
F.M
Policia e Fierit
FIER- Dy persona, të identifikuar si Orgito Lamkaj dhe Adis Caka janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:23
F.M
Dyqani në Vlorë
VLORË- Pamjet që po shikoni tregojnë grabitjen e një dyqani me pajisje elektronike në Vlorë. Si&cce...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:18
F.M
Eni Dollani dhe vendi ku u vra e gropos
GREQI- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë shqiptarin, Eni Dol...