18 Shkurt 2026, 09:45
Nga D.S
Shkoder
SHKODËR- Gjovalin Guri është emri i 44-vjeçarit të arrestuar nga Policia e Shkodrës, i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtat të policisë, i arrestuari dyshohet se ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, rreth 90 bimë narkotike.
Uniformat blu bëjnë me dije se, bimët janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021. Gjithashtu mësohet se, gjatë kontrollit në çantën e Gurit, u gjet një thikë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
“Shkodër/ Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Prekal. Në momentin e ndalimit, atij iu gjet një mjet prerës (thikë).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. G., 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi sot policia./Dosja.al
shkoder gjovalin guri arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 08:24
D.S
Foto ilustruese
Një vit pas hyrjes në fuqi të kuadrit të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale viti 2026 ka nis...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 07:51
D.S
Fabrike fasoni
Rritja e vazhdueshme e pagës minimale në Shqipëri po shndërrohet në një nga sfidat më të mëdha ...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 07:33
D.S
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon t&eu...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 07:29
D.S
Foto ilustruese
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik U...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 22:38
E.d
Gerd Hoxha
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Figur&eu...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 22:30
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Në qytetin e Vlorës, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, n...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 21:01
E.d
Foto ilustruse
Nga përdorimi në funksion të grave të dhunuara tek administrimi shtetëror, rikuperimi i aseteve të sekuestruar...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 20:59
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla jashtë gjirit të Vlorës der...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 20:35
E.d
Foto ilustruse
Historia e Jani Aliaj e lidhur me krimin dhe burgjet është e lidhur pashmangshmërisht me njëra-tjetrën, pasi e mbyl...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 20:31
E.d
Foto ilustruse
Në zonën e Porto-Romanos në Durrës, frika është bërë pjesë e përditshmërisë q&eu...