LIVE UPDATES
Politike

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, 'Lëvizja Bashkë': Vë gishtin në plagët më të mëdha të qeverisjes

Arlind Qori thotë se raporti vë gishtin në plagët më të mëdha të qeverisjes dhe institucioneve publike në Shqipëri, duke nisur nga korrupsioni dhe ndikimi i madh i krimit të organizuar.

9 Nëntor 2023, 13:01 Nga A.B
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, 'Lëvizja
Arlind Qorri

TIRANË- Arlind Qori, kryetar i 'Lëvizjes BASHKË', ka bërë një reagim publik pas raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Ai thotë se raporti vë gishtin në plagët më të mëdha të qeverisjes dhe institucioneve publike në Shqipëri, duke nisur nga korrupsioni dhe ndikimi i madh i krimit të organizuar.

E VËRTETA E HIDHUR E SHQIPËRISË NË SYTË E KOMISIONIT EVROPIAN

Korrupsioni, përfshirë edhe korrupsionin e nivelit të lartë, vazhdon të jetë i përhapur, sikundër konstatohet me shqetësim ngatërrimi i interesave private brenda interesit publik. Vazhdon të ketë elemente të kapjes së shtetit dhe kërcënime ndaj stabilitetit demokratik, ashtu siç vihen re korrupsioni i nivelit të lartë dhe ndikimi i padrejtë i oligarkëve, bashkë me orvatjet e krimit të organizuar për t’u futur brenda sistemeve ekonomike e politike, në administratë e media.” Kjo është e vërteta e hidhur që nxjerr në pah Komisioni Evropian për vendet që aspirojnë të futen në Bashkimin Evropian. Kjo është e vërteta e dhimbshme që ne, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, prekim çdo ditë në shtetin tonë.

Raporti specifik vjetor i Komisionit Evropian për Shqipërinë vë gishtin në plagët më të mëdha të qeverisjes dhe institucioneve publike në Shqipëri, duke nisur nga korrupsioni dhe ndikimi i madh i krimit të organizuar. Për Komisionin, korrupsioni në Shqipëri është tejet i përhapur, sidomos në sektorët e shëndetësisë, pronësisë dhe policisë, si dhe lehtësohet nga defektet ligjore në organizimin e prokurimeve publike. Krimi i organizuar, kryesisht në trafikun e kokainës, konsiderohet me mjaft pushtet dhe ndikim, ndërkohë që masat për luftën kundër tij janë të pamjaftueshme. Lufta e mirëfilltë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit pamundësohet nga presioni dhe ndikimi i paligjshëm i faktorëve politikë në sistemin gjyqësor.
Lëvizja BASHKË e ka vënë gjithnjë theksin te ndërlidhja midis korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar dhe oligarkisë ekonomike, që materializohet në partneritetet publike-private, lejet e ndërtimit pa kriter dhe blerja e votës.

Pikërisht problemin e pandershmërisë së zgjedhjeve nxjerr në pah edhe raporti i Komisionit Evropian. “Shpërdorimi i burimeve shtetërore, presioni ndaj nëpunësve publikë dhe votuesve, si dhe blerja e votës” – konstatohen me realizëm si probleme madhore të zgjedhjeve në Shqipëri. Çka përputhet tërësisht me përvojën e Lëvizjes BASHKË gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku qindra qytetarë na janë ankuar për raste të tentativave të blerjes së votës, për presionin që ndjenin në vendin e punës në bashki, apo si mësues, postierë, infermierë etj. për të votuar dhe marrë pjesë lirisht në jetën politike të vendit. Të shumtë kanë qenë nëpunësit publikë që kanë dashur të bëhen pjesë publike e fushatës tonë, por nuk kanë guxuar nga frika e humbjes së vendit të punës.

Përveç zgjedhjeve, deficiti demokratik i Shqipërisë vihet re edhe në mungesën e konsultimit publik në ligjvënie. “Në vitin 2022, vetëm 48 akte ligjore nga 866 të miratuara kanë kaluar nëpërmjet procesit të konsultimit publik.”
Edhe në këtë rast përvoja jonë si aktivistë përputhet me konstatimin e Komisionit Evropian. Projektligji më i rëndësishëm i nisur nga qytetarët, ai i minimumit jetik, ka mbi gjashtë muaj që është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Ky i fundit as ka ndërmend t’i përgjigjet vullnetit të 21.000 qytetarëve nënshkrues, duke shkelur kësisoj një të drejtë themelore demokratike të qytetarëve: iniciativën ligjore nga poshtë.

I lidhur ngushtë me deficitin e lartë demokratik të Shqipërisë është edhe strukturimi dhe operimi i mediave. “Ndërthurja e interesave politike dhe biznesore, mungesa e transparencës për burimet e financimit, përqendrimi i pronësisë së medias, kërcënimi dhe pasiguria në punë e gazetarëve vazhdojnë ta pengojnë pavarësinë e pluralizmin e medias, si dhe gazetarinë cilësore. ...kanalet mediatike përdoren për të promovuar interesat ekonomikë të pronarëve të tyre dhe agjendat politike, si dhe për të nxjerrë në dritë të favorshme sponsorët e tyre politikë e biznesorë. ...individë të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash po financojnë media, duke e përdorur këtë të fundit si strategji të shpëtimit nga drejtësia.”

Kjo është e vërteta që ne, si aktivistë të Lëvizjes BASHKË, kemi prekur ndër vite. Të përjashtuar për kohë të gjatë nga të gjitha mediat kryesore – kujtojmë mospraninë tonë televizive për gati një vit prej fundit të vitit 2019, kur mbështetëm fort grevën dhe protestat e minatorëve të Bulqizës, të cilët asokohe protestonin kundër keqtrajtimit në punë nga oligarku Samir Mane – ende sot vëmë re se si vazhdojmë të jemi të nënraportuar dhe më pak të pranishëm se përpjesëtimi i peshës sonë politike në mediat kryesore të vendit. Një të vërtetë të tillë e kanë dëshmuar publikisht edhe figura televizive të rëndësishme.

Pikë tjetër e rëndësishme e raportit të Komisionit Evropian është mungesa e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe problemet e mëdha të sektorëve të rëndësishëm shoqërorë si arsimi dhe shëndetësia. Shqipëria mbetet e parafundit, pak përpara Kosovës, për Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë. Fuqia blerëse në Shqipëri, e korrektuar sipas paritetit të fuqisë blerëse, është vetëm 34% e mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian. Pavarësisht propagandës së qeverisë dhe fjalimeve të lajthitura të kryeministrit Rama, Shqipëria mbetet një vend thellësisht i varfër, nga më të varfrit në Evropë, me kushte pune të këqija, paga tejet të ulëta, pa të drejta të mirëfillta sociale, ku qytetarët, sidomos të rinjtë, nuk shohin perspektivë dhe mezi presin të emigrojnë.

Për ta përkeqësuar edhe më jetën shoqërore, qeveria është përgjegjëse për keqadministrimin dhe nënfinancimin e sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë. “...shpenzimet publike për arsimin janë 3.2% e PBB, ndërkohë që parashikimet për vitet 2023 dhe 2024 janë 2.9% dhe 2.8% (shifra mjaft më të ulëta se mesatarja e BE prej 5%). I njëjti fenomen vihet re edhe në shëndetësi, ku shpenzimi publik përbën 3.04% të PBB, që përbën një nivel mjaft më të ulët jo vetëm se vendet e BE, por edhe se vendet e tjera të Evropës juglindore. Shpërfillja dhe keqadministrimi i këtyre shërbimeve publike përbëjnë arsyet kryesore pse qytetarët ankohen për shëndetësinë dhe kanë gjithnjë e më pak besim tek arsimi. Kjo reflektohet nga emigrimi gjithnjë e më i madh i mjekëve dhe infermierëve të rinj, braktisja e shumë degëve universitare nga të rinjtë dhe në përgjithësi klima e mosbesimit shoqëror ndaj institucioneve publike.

Në këto kushte, raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është konfirmim i përvojës dhe shqetësimeve të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe i qëndrimeve dhe aksioneve politike kryesore të Lëvizjes BASHKË. Jehona ndërkombëtare e mllefit dhe pakënaqësisë sonë duhet të shërbejë si një mekanizëm shtesë për të intensifikuar veprimtarinë tonë si opozitë serioze, e ndershme dhe e përkushtuar kundër qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe sistemit të kalbur partiak 30-vjeçar.
#BASHKË!

arlind qorri levizja bashke progres-raporti i ke per shqiperine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet