Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetët opozitarë kërkojnë ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, ndërsa socialistët pohuan se ata po përdoren si mburojë nga ish kryeministri Berisha, për t’iu shmangur drejtësisë si person nën hetim për aferën korruptive të ish kompleksit Partizani.

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një tjetër seancë plenare të pazakontë, ndërsa deputetët opozitarë përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha përmbysën karriget dhe ndezën tymuese, që mbuluan sallën, ndërsa shumica socialiste shqyrtoi brenda pak minutash projektligjet e rendit të ditës.
Deputetët opozitarë kërkojnë ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, ndërsa socialistët pohuan se ata po përdoren si mburojë nga ish kryeministri Berisha, për t’iu shmangur drejtësisë si person nën hetim për aferën korruptive të ish kompleksit Partizani.
Ministri Taulant Balla tha se zoti Berisha dhe ndjekësit e tij nuk do t’ia arrijnë dot të bllokojnë institucionin dhe të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
“Mos u keqpërdorni nga interesi personal i një njeriu të vetëm, i cili ka marrë peng Partinë Demokratike prej 30 vjetësh. Këto veprime nuk kanë të bëjnë as me opozitarizmin dhe as me parlamentarizmin. Nëse pretendohet shkelja e Kushtetutës, pse nuk mblidhni 28 firma dhe të drejtoheni në Gjykatën Kushtetuese”, tha zoti Balla.
Ish kryeministri Sali Berisha tha se kjo është një betejë pa kthim për çdo qytetar, për të drejtat themelore të shqiptarëve, që janë shkelur nga kjo shumicë, dhe se parlamenti nuk do të bojkotohet.
“Kur shkelet Kushtetuta nuk ka parlament. Aty janë shkelur të drejtat themelore të opozitarëve, që përfaqësojnë popullin opozitar. Parlamenti po funksionon njëlloj sin ë diktaturë. Nevojitet rivendosja e të drejtave kushtetuese të deputetëve, dhe lejimi i krijimit të komisioneve hetimorë parlamentarë, që janë frenuar nga Edi Rama”, tha zoti Berisha.
Deputetët mbështetës të tij janë përpjekur të ndërpresin mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe seancat plenare.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë përkrah tij nuk morën pjesë në seancën e sotme.
Zoti Basha ka depozituar në Kuvend një projekt për vetingun e politikanëve, ku synohet veç të tjerat një kontroll i pastërtisë së pasurive të tyre, në një rrugë të ngjashme me procedurat që po ndiqen për vetingun në organet e drejtësisë.
Ndarjet në Partinë Demokratike vazhdojë e thellohen prej dy vjetësh, kur ish kryeministri Sali Berisha u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe cënim të demokracisë, ndërsa zoti Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar. /VOA
luigi soreca TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në konferenën e dorëzimit të progres raportit të KE ...
Belinda Balluku TIRANË- Marrëveshja e firmosur me Italinë për emigrantët do të kalojë në parlament dhe nuk &eu...
luigi soreca TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në konferencën e p...
luigi soreca TIRANË- Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, i ka dorëzuar sot zëvendëskry...
belinda balluku TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipë...
edi rama, giorgia meloni ITALI- Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët afrikanë në Shëngjin dhe...
bledi çuçi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka folur për mediat pas...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur një fjalë për gazetarët pas përfundimit ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë pë median italiane Corriere della Serra ka fo...
Soreca dhe Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian n&eum...