LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i FRONTEX: Shtohet kalimi tranzit në Shqipëri në trafikun e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor

Sipas raportit, numri i migrantëve të parregullt të evidentuar nga policitë kufitare dhe FRONTEX u rrit gati trefish në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2021.

19 Korrik 2022, 17:49 Nga d.a.
Raporti i FRONTEX: Shtohet kalimi tranzit në Shqipëri në trafikun
Harta

TIRANË- Rritja më e ndjeshme e kalimit të migrantëve të parregullt drejt vendeve evropiane u shënua në rrugën e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet në një raport të fundit të Organizatës evropiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit, numri i migrantëve të parregullt të evidentuar nga policitë kufitare dhe FRONTEX u rrit gati trefish në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2021.

Rruga e Ballkanit Perëndimor me 55, 321 kalime të paligjshme përbën gjysmën e të gjitha ndalimeve të migranëtve të parregullt drejt Evropës, që në total ishin 114. 720 persona. Sipas FRONTEX kombësitë kryesore në këtë rrugë përfshinin migrantë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Sipas shifrave paraprake të FRONTEX në gjysmën e parë të vitit 2022, hyrjet e parregullta në Bashkimin Evropian u rritën me rreth 84% krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në qershor, Frontex regjistroi 23. 290 kalime të parregullta në BE, 59% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Personat që ikin nga Ukraina dhe hyjnë në Bashkimin Evropain përmes pikave të kalimit kufitar nuk janë pjesë e shifrave të hyrjeve të paligjshme të migrantëve.

Sipas të dhënave të fundit të Frontex, 7.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në BE që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 6.3 milionë ukrainas.

Frontex ka më shumë se 2. 200 oficerë dhe staf të trupave të përhershme në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropain si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi.

Rritja e kalimit të migrantëve tranzit në Shqipëri

Trafiku i rritur i migrantëve të paligjshëm drejt vendeve evropiane nga Rruga e Ballkanit Perëndimor rrriti edhe kalimin e tyre tranzit në Shqipëri.

Sipas të dhënave policore kufitare shqiptare vetëm në Qarkun e Korçës u evidentuan gjashtë muajt e parë të këtij viti rreth 2.330 migrantë të parregullt të futur nga Greqia fqinje.

Po sipas të dhënave policore shqiptare rreth 1700 migrantë të parregullt u evidentuan në brezin kufitar me Greqinë në kufijtë jugorë , në Qarkun e Gjirokastrës dhe rrethin e Sarandës në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Autoritetet policore shqiptare i kanë kthyer pas, drejt territorit të Greqisë emigrantët e huaj të parregullt të bllokuar në territorin shqiptar, mbi bazë të marrëveshjes së ripranimit që të dy vendet kanë firmosur vite më parë.

Trafiku i migrantëve të huaj të parregullt ka rritur sipas policisë shqiptare edhe rastet e kontrabandimit.

Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës numri i operacioneve të koduara “Road Guard “ ndaj kontrabanduesve të migrantëve arriti në fund të qershorit të këtij viti në 33.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë por edhe të huaj janë arrestuar në përfshirjen e dhënies së ndihmës së migrantëve të parregullt kundrejt përfitimit financiar.

Nga hetimet policore ka rezultuar se kontrabandistët i presin me automjete migrantët e huaj në brezin kufitar shqiptar me Greqinë duke komunikuar përmes platformave të rrjeteve sociale në internet apo bashkëpunuar me rrjete e kontrabandistëve në Greqi.

Më pas kontrabandistët i transportojnë migrantët me mjete të ndryshme ,kryesisht të marra me qera , drejt kufijve veriorë shqiptarë me tendencën e kalimit si drejt Malit të Zi dhe Kosovës.

Raste tendencash të kalimit të migrantëve të huaj janë evidentuar nga policia edhe përmes Portit të Durrësit, në drejtim të Italisë.

Gjatë operacioneve policore nuk kanë munguar edhe incidentetet ku kontrabandistët nuk i kanë ndaluar patrullave policore dhe kanë shkaktuar aksidente duke lënduar migrantët e huaj që transportonin./VOA/

frontex në shqipëri kalimi i emigranteve nga shqiperia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet