LIVE UPDATES
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës në Lushnje

Pasi ishte miratuar rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore, kjo masë u anulua dhe u vendos ndërtimi i qendrës së re në fushën e sportit të këtij fshati, pa asnjë konsultim me komunitetin.

26 Qershor 2025, 22:26 Nga N.F
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e
Foto

LUSHNJE- Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në fshatin Gorre të Lushnjes, ku banorët thonë se prej 6 muajsh, Qendra Shëndetësore është e mbyllur, ndërkohë që dy 2 mjeket kanë kaluar njëra në Lumth dhe tjetra në Kolonjë.

“Shumë herë është diskutuar që do të bëhej rikonstruksioni i kësaj qendre shëndetësore, por nuk e di se përse u anulua dhe pas këtij anulimi dhe është marrë vendimi që kjo qendër shëndetësore të zhvendoset dhe të shkojë në qendrën sportive Gorre. Ajo që më shqetëson më tepër është fakti që kjo çështje nuk është diskutuar haptazi me komunitetin”, thotë denoncuesja.

Pasi ishte miratuar rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore, kjo masë u anulua dhe u vendos ndërtimi i qendrës së re në fushën e sportit të këtij fshati, pa asnjë konsultim me komunitetin.

“Kjo qendër ka qenë në këto kushte prej vitesh dhe ne e kemi ngritur zërin për një qendër bashkëkohore në këtë vend. Por, vazhdimisht kanë rënë në vesh të shkurtër. Kurse tani, shikojmë që nuk bëhet në vendin që ka qenë, por bëhet në këndin sportin, që është e vetmja gjë që funksionon në këtë vend dhe mbledh të rinjtë e zonës përreth dhe ajo po cenohet tani. Po u themi fëmijëve që ikin ju që këtu sepse do të vijmë ne”, u shpreh denoncuesi tjetër.

Drejtoresha e Urbanistikës në bashkinë e Lushnjes, Mimoza Haxhiu, thotë se është vendosur për ndërtim të ri, pasi kostoja ishte më e ulët dhe IKMT nuk prishte dot vetëm katin e parë teknik, ngaqë ndërtesa rrezikonte shembjen, për shkak të amortizimit, ndryshe nga ajo që kishte propozuar Instituti i Ndërtimit.

“Bashkia Lushnje ka dy ndërmarrje që kanë mjete për prishjen e katit të parë teknik. U konstatua që asnjëri nga mjetet që ne kemi, nuk bënin dot dhe nuk e realizonin prishjen. Iu drejtuam me shkresë IKMT-së dhe na vjen përgjigjja që rrezikon të shembet e gjithë ndërtesa. Në këto kushte ne vlerësojmë që prishja e atij objekti dhe ndërtimi i një objekti të ri do të kishte më shumë kosto se sa një ndërtim me një sipërfaqe më të vogël”, tha drejtoresha.

Nga ana tjetër, bashkia nuk ka një plan për rrethimin dhe sigurimin e perimetrit. Për sa i përket çështjes, se çfarë do të bëhet me ndërtesën aktuale, drejtoresha u shpreh që nuk ka informacion.

“Unë nuk merrem me thashetheme. Aktualisht është vetëm ndërtesa në projekt, rrethimi do të bëhet nga ndërmarrjet nga Bashkia Lushnje. Ndërtesa e vjetër do të rrijë ashtu, nuk kemi në plan që të bëjmë diçka të re”, tha drejtoresha”, përfundoi ajo./ TvKlan

qendër shëndetësore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet