LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kulla moderne në Tiranë si në Dubai", reportazhi i radios publike franceze: Durrësi, ndalesë për kokainën dhe rrjetin e fuqishëm të trafikimit! "Peshqit e mëdhenj" pastrojnë paratë...

Sipas reportazhit pasi mbërrin në portin e Durrësit, kokaina zakonisht ngarkohet sërish në tragete për në Itali, përtej detit Adriatik. Kokaina shpesh transportohet edhe me rrugë drejt Kosovës, Serbisë dhe autostradave që të çojnë në Evropën Qendrore.

26 Qershor 2025, 21:08 Nga N.F
"Kulla moderne në Tiranë si në Dubai", reportazhi i
Foto

DURRËS- Mediat e huaja prej muajsh kanë kthyer vëmendjen drejt vendit tonë, shpesh për investimet e reja që po planifikohen ose lufta me bandat shqiptare të drogës. Në një reaportazh të zhvilluar së fundmi nga Louis Seiller për "Radio France Internationale" është paraqitur situatë në portin e Durrësit sesi autoritetet "luftojnë" me drogën që tentohet të transportohet nga qyteti bregadetar drejt Italisë dhe Evropës.

Sipas reportazhit pasi mbërrin në portin e Durrësit, kokaina zakonisht ngarkohet sërish në tragete për në Itali, përtej detit Adriatik. Kokaina shpesh transportohet edhe me rrugë drejt Kosovës, Serbisë dhe autostradave që të çojnë në Evropën Qendrore. Më tej në reportazh vihen në pikëpyetje edhe paratë me të cilat ndërtohen kullat e larta në vend. Sipas medias franceze për shumë shqiptarë, nuk ka dyshim që këto projekte financohen nga paraja e kokainës.

Reportazhi francez:

Konsumi i drogave të forta është në rritje të vazhdueshme pothuajse kudo në Evropë dhe kjo sjell me vete një shtim të problemeve sociale të lidhura me trafikun e narkotikëve. Për të arritur në Evropë, kokaina shpesh fshihet në kontejnerë me plehra bujqësore, kafe apo banane. Këta kontejnerë mbërrijnë në portet e kontinentit: Anvers, Roterdam, Bilbao… Ky është rasti, për shembull, edhe i portit të Durrësit, në Shqipëri. Korrespondenti ynë në rajon, Louis Seiller, ndodhet përballë hyrjes kryesore të këtij porti kryesor të një vendi të vogël mesdhetar me dy milionë e gjysmë banorë.

Rreth rrethrrotullimit që shënon hyrjen e portit, ka disa dyqane të vogla dhe kafene të mbushura me njerëz që punojnë aty pranë. Aty takoj Agronin, rreth të gjashtëdhjetave. Ky pensionist nga Durrësi kalon çdo ditë para kontejnerëve. Bananet vijnë nga Ekuadori. Hyjnë në Shqipëri dhe më pas nisen drejt Kosovës dhe më tej, në Evropë. Si kudo, autoritetet luftojnë kundër trafikut të drogës. Në port, ata monitorojnë me kamera, skanerë dhe pajisje të tjera. Dhe kur gjejnë drogë, bëjnë sekuestrime. Por kanë pak frikë, sepse nuk është e lehtë të luftosh kundër trafikantëve. Duhet shumë guxim.

Pasi mbërrin në portin e Durrësit, kokaina zakonisht ngarkohet sërish në tragete për në Itali, përtej detit Adriatik. Por shpesh transportohet edhe me rrugë drejt Kosovës, Serbisë dhe autostradave që të çojnë në Evropën Qendrore.

Fatjona Mejdini është koordinatore rajonale e Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional. Sipas saj, rrjetet ballkanike janë bërë aktorë kryesorë në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Këto grupe përpiqen të dërgojnë kokainë në portet e Ballkanit, si Durrësi. Por sipas studimeve të tyre, sasitë janë më të vogla se ato që shkojnë në portet e Evropës Perëndimore, sepse atje është shumë më vështirë të zbulohet droga për shkak të volumit të madh të mallrave dhe afërsisë me tregun e konsumatorëve të kokainës.

Në Beograd dhe Tiranë, ndërtimet e godinave luksoze janë shtuar vitet e fundit. Kulla moderne si në Dubai, ndonëse Shqipëria deri vonë ishte një nga ekonomitë më të varfra në Evropë. Për shumë shqiptarë, nuk ka dyshim që këto projekte financohen nga paraja e kokainës.

Ish-ministri i ekonomisë, Zef Preçi, thotë se shumë prej këtyre kullave ndërtohen nga kompani me kapital fillestar shumë të ulët, disa qindra mijëra euro, ndërkohë që investimet shkojnë në qindra milionë. Pas këtyre ndërtimeve, qëndrojnë "peshq të mëdhenj" që pastrojnë paratë e trafikut të drogës, veçanërisht kokainës që vjen nga Amerika Latine.

Të luftosh më shumë kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që i është vendosur Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Në vitin 2021, rreth dy tonë e gjysmë kokainë u sekuestruan në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

porti i durresit droge

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet