14 Maj 2022, 21:46
Nga DOSJA
Blerim Preçi dhe vendi ku iu bë atentat
LEZHË- Blerim Preçi, 28 vjeç, banues në Milot i ka shpëtuar mrekullisht një atentati këtë mbrëmje! I riu po udhëtonte në autostradën Lezhë-Laç bashkë me kushëririn e tij Klisman Preçi me makinën e llojit “Mercedes Benz”, tip “ML”, kur rreth orës 20:05 është qëlluar me breshëri plumbash. Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të makinës ku ndodheshin dy të rinjtë, teksa ndodheshin brenda një mjeti “Audi”. Ata i kanë dalë paralel fuoristradës së dy kushërinjve Preçi dhe kanë nxjerrë automatikun nga xhami i pasmë i mjetit e kanë nisur të qëllojnë me mbi 20 plumba.
Manovra e 28-vjeçarit ka shpëtuar dy jetë! I riu Blerim Preçi ka kthyer mjetin, ka frenuar dhe në livizje e sipër është hedhur nga fuoristrada bashkë me kushëririn e tij. Makina vijoi të ecte edhe disa metra, derisa doli nga rruga e u anua, ndërsa dy të rinjtë shpëtuan pa marrë asnjë plumb në trup.
Tashmë ata ndodhen në spitalin e Lezhës, ku po u bëhet një kontroll pavarësisht se nuk kanë plagë të shkaktuara me armë zjarri. Pritet që dyshja të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen, por paraprakisht dyshohet se shkak për atentatin të jetë bërë e shkuara e Blerim Preçit, i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika. Ai dyshohet se është person me precedent penalë dhe po hetohet për lidhje të mundshme me grupet kriminale shqiptare në Belgjikë.
Nga ana tjetër, autorët janë larguara pa lënë gjurmë. Shpresa është tek kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen në autostradë, filmimet e të cilave mund të shërbejnë për të zbuluar detaje rreth atentatorëve.
(f.m/dosja.al)
Aktualitet
14 Maj 2022, 21:34
Atentati në Lezhë
LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur këtë mbrë...
Aktualitet
14 Maj 2022, 21:16
Blerim Preçi
LEZHË- Personi që po shikoni në foto është Blerim Preçi, 28-vjeçari që u qëllua me bre...
Aktualitet
14 Maj 2022, 21:10
Foto Ilustruese
LEZHË- Personi që u tentua të eliminohej këtë mbrëmje në Lezhë është Blerim (Rin) Pre&cce...
Aktualitet
14 Maj 2022, 20:46
Foto Ilustruese
LEZHË- Personi që u tentua të elimonohej këtë mbrëmje në Lezhë është Rin Preçi.&n...
Aktualitet
14 Maj 2022, 20:41
Atentati në Lezhë
LEZHË- Dosja.al ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë që ka pë...
Aktualitet
14 Maj 2022, 20:23
Atentati në Lezhë
LEZHË- Fotot që po shikoni vijnë nga Lezha, aty ku ka ndodhur një atentat me armë zjarri. Në pamj...
Aktualitet
14 Maj 2022, 20:18
Foto Ilustruese
LEZHË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Lezhë. Mësohet se &e...
Aktualitet
14 Maj 2022, 18:13
Pamje nga Rinasi
TIRANË- Finalja europiane që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 Maj, do të sjellë...
Aktualitet
14 Maj 2022, 17:28
Sazan Guri
TIRANE- "Kandidati" i vetëshpallur për president të Republikës, Sazan Guri thotë se shqiptarët ndërtuan Greqi...
Aktualitet
14 Maj 2022, 16:58
Foto Ilustruese
TIRANË- Xhemal Bushati e kishte humbur tashmë mundësinë për t’u bërë kryebashkiak i Shkodrës...