LIVE UPDATES
Aktualitet

Mesazh në bombë: Shpërthimet “paralajmëruese” të bandave shqiptare

14 Maj 2022, 16:58 Nga DOSJA
Mesazh në bombë: Shpërthimet “paralajmëruese”
Foto Ilustruese

TIRANË- Xhemal Bushati e kishte humbur tashmë mundësinë për t’u bërë kryebashkiak i Shkodrës kur shpërtheu bomba. Ajo ishte vendosur në një ndërtesë që i përket Bushatit dhe shpërtheu në orët e para të 26 marsit. Disa minuta më vonë, një pajisje e dytë shpërtheu në një treg lokal. Bushati, i cili kandidoi për postin e kryebashkiakut të qytetit për Partinë Demokratike të opozitës, nuk ishte në gjendje të shpjegonte pse do të vihej në shënjestër. Po ashtu edhe policia.

“Unë nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe fle i qetë”, u tha ai gazetarëve.

Megjithatë, një gjë është e qartë. Shpërthimet e bombave jo-fatale janë bërë një dukuri e rregullt në Shqipëri – 232 të tilla në pesë vitet e fundit, sipas policisë. Në shumicën dërrmuese të rasteve, autorët nuk janë identifikuar asnjëherë.

“Ka një tendencë që eksplozivët të përdoren si paralajmërim, më shumë se sa për vrasje”, tha Fabian Zhilla, një ekspert ligjor për drejtësinë penale.

Kjo mund të nënkuptojë dy gjëra, tha ai – se Shqipëria është në prag të “përplasjeve shumë të forta” midis grupeve kriminale, ose se bandat e krimit të organizuar po shtojnë shantazhin e tyre ndaj bizneseve përmes “terrorit dhe paralajmërimit”.

Shpërthimet e bombave janë të vështira për t’u zgjidhur

Dy muaj para Bushatit, ishte radha e Armando Dukës, kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, kur një pajisje eksplozive shpërtheu në portën e shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Durrësit.

Federata sapo kishte shpallur zgjedhjet për postin e Dukës, por presidenti aktual nuk kishte njoftuar ende nëse do të kandidonte sërish. Ai përfundimisht kandidoi dhe fitoi.

Vitin e kaluar, në qershor, ndodhi një shpërthim në një qilar vere që i përkiste Lefter Kokës, ministrit të mjedisit të Shqipërisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Një aleat i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, Koka u arrestua në dhjetor dhe u akuzua për korrupsion. Ai është në pritje të gjykimit.

Pronari i një biznesi lokal u arrestua më vonë nën dyshimin për shpërthimin.

Por nga 232 raste të tilla në pesë vitet e fundit, vetëm 44 janë zbardhur dhe 55 autorë janë identifikuar.
Ekspertët thonë se sulme të tilla janë të vështira për t’u zgjidhur duke qenë se vetë shpërthimet fshijnë shumë nga provat materiale. Efektet, megjithatë, mund të jenë rrëqethëse, për objektivin individual, por edhe për anëtarët e familjes së tyre.

“Metodat e zbardhjes së krimeve të kryera me eksploziv janë shumë komplekse dhe të vështira për t’u realizuar”, tha Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

"Ato kërkojnë burime njerëzore shumë të specializuara dhe pajisje teknike gjithnjë e më moderne. Përdorimi i lëndëve plasëse në vetvete është një mjet shumë efektiv për grupet kriminale, pasi lë gjurmë minimale të vetë autorëve në vendngjarje”, tha ai për BIRN.

“Kjo është edhe më e vështirë kur përdoren telekomanda në distancë ose kur instalohen në mjedise të pambikëqyrura, gjatë natës dhe me autorë të maskuar mirë.”

Një çështje tjetër, sipas Zhilla, është përdorimi i kriminelëve për të kryer sulmet, “që e bën të vështirë lidhjen e shkakut dhe efektit dhe më pas lidhjen e përdorimit të tyre me autorin dhe kryesin”.

Shqiptarët ende përndiqen nga grabitjet e depove të armëve në 1997

Mënyra se si kryhen sulme të tilla tregon se autorët i peshojnë me kujdes rreziqet e përfshira në përdorimin e eksplozivëve, të cilët janë dhe më të vështirë për t’u kontrolluar sesa armët e zjarrit, thonë ekspertët.

“Për këtë arsye, në shumicën e rasteve, eksplozivët vendosen në orët e vona të natës, kur nuk ka lëvizje të shtuar dhe synojnë kryesisht dëme materiale”, tha Karamuço.

Sulme të tilla, tha ai, janë krijuar për të shërbyer si paralajmërim. Kur synohet vrasja, “metodat e organizimit të krimeve me eksploziv janë më të sofistikuara dhe kanë efekt të dedikuar dhe të drejtpërdrejtë vetëm për objektivin njerëzor”.

Mjetet nuk janë të vështira për t’u gjetur.

Në fund të viteve 1990, kur rënia e skemave piramidale shkaktoi tre muaj anarki në Shqipëri, depot e armëve u plaçkitën.

Autoritetet thonë se rreth gjysmë milioni armë janë grabitur, ndërsa policia thotë se 16 milionë pajisje shpërthyese janë zhdukur, nga të cilat vetëm një pjesë e tyre janë rikuperuar nëpërmjet amnistive.

Krahas këtyre armëve, Zhilla tha se eksplozivë importohen gjithashtu, “kontrabandë ose fshihen nëpërmjet kompanive që merren me nxjerrjen e agregateve apo minierave, të cilat përdorin eksplozivë”.

“Pas vitit 1997, numri i atentateve me eksploziv u rrit ndjeshëm, për shkak të furnizimit të madh me eksplozivë nga grabitjet e depove ushtarake”.

Marrë nga Reporter.al

Sondazh

Poll

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!