LIVE UPDATES
Aktualitet

“Pusho, fike telefonin”/ Policia e Tepelenës nxjerr nga shtëpia banorët, efektivët ruajnë me turne ndërtesën

Në vitin 1985 tragëshimtarët Daci, që ishin 8 pjesëtarë, ia lanë për ruajtje dhe për të jetuar një zonje, Aishe Daci, me të cilën ishin kushërinj të largët, me kushtin që kjo pronë të mos tjetërsohej. 

9 Nëntor 2022, 22:46 Nga k.m.
“Pusho, fike telefonin”/ Policia e Tepelenës nxjerr nga
Pamje nga sherri

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar një konflikt pronësie në fshatin Progonat të Tepelenës dhe ndërhyrjen e paligjshme të policisë. Bëhet fjalë për një shtëpi të vjetër të familjes Daci. Liljana Daci, njëra prej trashëgimtareve, na tregon historikun e kësaj prone. Në vitin 1985 tragëshimtarët Daci, që ishin 8 pjesëtarë, ia lanë për ruajtje dhe për të jetuar një zonje, Aishe Daci, me të cilën ishin kushërinj të largët, me kushtin që kjo pronë të mos tjetërsohej. 

“Kjo shtëpi është rindërtuar në vitin 1927 nga gjyshi jonë Neki Daci, ka qenë një shtëpi e evidentuar edhe nga këshilli popullor i kohës atëherë si shtëpi me pllakë përkujtimore për shkak të aktiviteteve të saj atdhetarie. Unë Liljana dhe 7 vëllezërit e motrat e mi jemi pasardhës të pronarit të ligjshëm të kësaj shtëpie në Progonat të njësisë administrative vendore Kurvelesh, Gusmar, Tepelenë. Midis nesh nuk kemi asnjë lloj kontradikte, as mosmarrëveshje, jemi në pëlqim dhe në mirëkuptim të plotë lidhur me pronësinë e saj. Meqënëse kjo ishte një shtëpi e vjetër e ndërtuar në vitin 1927 dhe dëmtuar nga lufta pjesërisht e djegur, ka qenë një shtëpi 2-katëshe, lindi nevoja për ta mirëmbajtur, për ta patur më shumë si relike të traditës tonë familjare, dhe të dy vëllezërit e mi u investuan edhe materialisht, edhe fizikisht edhe shpirtërisht për ta ndërtuar me pëlqimin tonë dhe e rindërtuan. Bënë disa restaurime të përshtatshme për kohën, thjesht për të mbetur një kujtesë e familjes tonë. Ndërkohë na duhej edhe dikush tjetër që të kujdesej, ta hapte, ta mbyllte, të ajroste, dhe ne aty ngjitur kishim disa kushërinj të largët tanë, konkretisht një zonjë, Aishe Dacin, e cila ishte një grua shumë e vuajtur, i shoqi i vdiq në një moshë të re, i la 4 jetimë dhe nuk kishin shtëpinë e tyre. Ne i morëm që andej me mirëkuptim dhe i vendosëm në banesën tonë me një kusht që kjo shtëpi kurrë të mos tjetërsohej në interes të dikujt tjetër përveç ne dy palëve. Një marrëveshje mirëkuptuese”, tregon Liljana Daci.

Në vitin 2021, Aishe Daci ndërron jetë dhe pas nderimeve për të ndjerën, pasardhësit e kësaj të fundit refuzuan t’u jepnin çelësat e shtëpisë trashëgimtarëve të ligjshëm. Dy palët iu drejtuan gjykatës, e cila i dha të drejtë 8 trashëgimtarve të ligjshëm.

“Në 2021 zonja e moshuar ndërroi jetë duke lënë mbrapa 3 vajzat e saj të sistemuara secila në banesa të ndryshme. Duke shkuar për ngushëllim, vajzat na ofrojnë që ne të merrnim çelësat. Kuptohet për momentin ne nuk mund t’i merrnim se nuk ishte momenti i përshtatshëm dhe e lamë në një periudhë tjetër pas 2-3 muajsh. Kur shkuam aty filluan të ndryshojnë gjërat, vajzat morën pozicionin tjetër, jo kjo është shtëpia jonë, kemi jetuar ne dhe të tilla gjëra. Ne ju drejtuam gjykatës në muajin Dhjetor, në muajin Janar bëhet seanca e parë e cila përfundoi në 13 Prill 2022 me definim përfitimin e banesës dhe truallit përkatës në favorin tonë. Ndërkohë pala tjetër e humbi të drejtën për pretendimet e saj pasi nuk kishin asnjë lloj dokumenti dhe kështu që aty u ndanë rrugët tona. Vendimi i tyre mori formën e prerë për shkak të mosankimimit të tyre si njerëz koshientë për padrejtësinë e tyre. Që nga ai moment nuk kemi patur asnjë lloj kontakti. Çudia ishte sepse më 18 Gusht, ne trashëgimtarët e pronarit të ligjshëm shkuam u futëm në banesën tonë. Shtëpia ishte në kushtet e amortifizimit natyral, jo të prishur nga ndërhyrjet e tyre, të një amortizimi që nuk i qëndrojnë më standarteve të kohës. Prandaj dhe shkuam që të shikojmë çfarë mund të restaurojmë ose ndërtojmë aty. Në verandën e shtëpisë ishte zonja Arta, një nga vajzat, së bashku me dhëndrin dhe vajzën e saj dhe me motrën tjetër të vogël Veziko Daci. Ju themi që ne kemi ardhur në shtëpinë tonë. Na thonë ne tani e kuptojmë dhe na lini pak kohë që ne të heqim mobiljet sepse do na dëmtohen. Dakord, i themi, i lejojmë që të tërheqin disa, pastaj ato e ndërprenë sepse ndërkohë u lidhën me policinë. Pra, e kuptuam që ishte një grackë”, rrëfen Liljana Daci.

Me vendimin e gjykatës në dorë, të 9 pronarët e ligjshëm shkojnë në Progonat për të rimarrë shtëpinë. Pala tjetër kishte nisur ta boshatiste banesën. Por policia e urdhëruar nga shefi Armand Koni ka shkuar në Progonat në mes të natës dhe ka shoqëruar 4 gra të familjes, në shkelje të ligjit.

Marrim dokumentet që kishim, shkojmë në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Së bashku me ta, me dëshirën tonë të pashoqëruar në kushte shumë normale. Shefi i komisariatit z.Koni ka marrë një furgon të madh policie nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe një patrullë nga Tepelena dhe janë ngjitur në banesë në Progonatë. I them çfarë po ndodh. Ka ardhur shefi i komisariatit dhe po urdhëron policët që të na rrëmbejnë, dhe shqyejnë derën. Shoqëruan 4 femra që u ndodhën. Personat e ndodhur brenda i kanë kërkuar leje ose urdhër me shkrim çfarë kishin, çfarë statusi kishte në këtë moment mësymja në këtë banesë. Nuk i kanë dhënë asgjë, asnjë urdhër. Ka dhënë shefi i komisariatit policëve, të cilët kanë nguruar fillimisht, ju ka thënë kush nuk zbaton urdhrin që t’i rrëmbejë dhe t’i fusë në furgonët e policisë, do të pushohet në moment nga puna”, thotë zonja.

PËRBALLJA E PARË ME POLICINË:

Denoncuesja-Më lër, se do të filmoj e do t’ia çoj mediave!

Shefi i Komisariatit Tepelenë-Pusho! Fute telefonin në xhep!

Denoncuesja-Do ia çoj tani mediave.

Shefi i Komisariatit Tepelenë-S’ke të drejtë fare ti të filmosh! More vesh?

Denoncuesja-Mos më prek me dorë mua!

Shefi i Komisariatit Tepelenë-Përjashta, se s’ka të drejtë fare këtu! Fike atë telefon shpejt!

Po kështu policia ka shoqëruar edhe avokatin e familjes, Zaçe Islami.

“Në datën 20 që është bërë një reprezalje e dytë ku kanë arrestuar edhe avokatin, nga ai moment e tutje ne kërkuam edhe përfaqësuesin e pushtetit vendor. E arrestuan avokatin për të na krijuar neve terror, që ne të iknim nga banesa dhe na e thanë shqip, që ju do largoheni dhe do futet pala pretenduese me një telefonatë që ka bërë”, shprehet Liljana Daci.

Pa asnjë lloj shkrese Policia e Tepelenës ka mbajtur në ruajtje për 3 ditë shtëpinë e trashëgimtarëve Daci.

“Kjo ishte një praktikë e padëgjuar ndonjëherë që habiti dhe vetë punonjësit e policisë. Kjo nuk ka ndodhur. Të ruajnë një shtëpi pa asnjë status, pa u bërë një kontroll. Kur ne u kthyem nga komisariati që dorëzuam letrat, avokati shoqëroi të 4 të shoqëruarat nga policia dhe mbeta vetëm unë banesë dhe shikoj që mbetën 2 punonjës policie, një femër dhe një mashkull, të cilët më thanë nuk do flesh atje dhe do hysh në të me lejen tonë dhe për të përmbushur ndonjë qëllim të vogël personal. Unë kam ndejtur që nga data 18 deri në datën 22 në orën 14:00”, thotë Liljana Daci.

PËRBALLJA E DYTË ME POLICINË:

Inspektori i Policisë Tepelenë-Jeni në një konflikt.

Inspektori i Policisë Tepelenë-Jeni në një konflikt.

Avokati Zace Islami-Me kë? Erdhët këtu edhe plagosët gratë. S’keni turp!

Inspektori i Policisë Tepelenë-Edhe njëherë, po ju them të dilni vullnetarisht!

Denoncuesja-Jo, unë po ia coj AMP-së këtë edhe njëherë.

Inspektori i Policisë Tepelenë-Çoja patjetër!

Denoncuesja-Sille urdhrin me shkrim! Ku e ke urdhrin, se dal unë!

Inspektori i Policisë Tepelenë-Çoja AMP-së dhe kujt të duash ti!

Avokati Zace Islami-Bjer urdhrin me shkrim zotëri!

Denoncuesja-Nuk dal unë, pa urdhër me shkrim.

Inspektori i Policisë Tepelenë-Ka mundësi, ka mundësi!

Avokati Zace Islami-Do bëni terror? Bëjeni!

Inspektori i Policisë Tepelenë-Ka mundësi, se po na ndërhynë në punë..?

Avokati Zace Islami-Po shkel ligjin!

Inspektori i Policisë Tepelenë-Po na ndërhynë në punë..

Avokati Zace Islami-Se po bëhesh palë me uzurpatorët e shtëpisë.

Inspektori i Policisë Tepelenë-Nuk bëhem palë me asnjë unë.

Denoncuesja-Po ato ç’a letrash kanë? Zbato ligjin! Sill çertifikatën e atyre!

Inspektori i Policisë Tepelenë-Edhe njëherë..

Avokati Zace Islami-More, më jep ligjin!

Inspektori i Policisë Tepelenë-Po ju komunikoj, që të dilni vullnetarisht.

Avokati Zace Islami-More, më jep ligjin!

Denoncuesja-Më jep çertifikatën, ne nga shtëpia jonë të futen uzurpatorët pa asnjë letër.

Inspektori i Policisë Tepelenë-Edhe njëherë..!

Avokati Zace Islami-Po shkel ligjin! Je në shkelje të ligjit!

Inspektori i Policisë-Erdhe u përgjigje për këto?

Avokati Zace Islami-Je në shkelje të ligjit!

Inspektori i Policisë-Erdhe u përgjigje për këto?

Avokati Zace Islami-S’kanë bërë asgjë ato, do rrinë aty.

Pas disa ditësh, forcat e policisë që qëndronin me turne në ruajtje të shtëpisë.

“Pikërisht sepse kjo banesë u mor nga forcat e policisë pa një status, ikën në mënyrë të fshehtë, ikën u larguan dy punonjësit e fundit të turnit 14:00 të datës 22 dhe nuk na thanë asnjë gjë. I pyetëm na thanë mos guxoni të futeni brenda. Lidhemi me sallën operative 129 dhe ju kërkojmë shpjegime. Pas një komunikimi me eprorët na thotë kështu: ‘Ne nuk do merremi më me atë shtëpi’. Është rast i paprecedentë që policia të marri në ruajtje një banesë pa asnjë urdhër, duke shkelur të gjitha ligjet, edhe Kushtetutën, edhe Konventën e të Drejtave të Njeriut në disa dispozita të saj”, vijon rrëfimin zonja.

Ndërsa avokati i familjes Daci i konsideron sjellje fashiste veprimet e policisë.

“Policia ka vepruar në mënyrën më fashiste që mund të veprohet ndonjëherë. Të tilla reprezalje në Shqipëri janë bërë në vitet 45’-46’-47’ kur komunistët shqiptarë nxirrnin nga shtëpia njerëzit me forcë ikni ju se do rrimë ne. Pikërisht këtë gjë ka bërë banditi Armand Koni”, shprehet avokati./TVKlan

tepelenë liljana daci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet