LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngjarja që ka tronditur Tiranën, dëshmitarja: Joy-n kanë tentuar ta vrasin shoqet e saj. Mamaja e mohon: Nuk është e vërtetë, ajo ishte vetëm në banesë

Dëshmitarja që ka preferuar që të ishte anonim tha se e reja nga Kenia mund të ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë ku qendronte në Tiranë.

9 Nëntor 2022, 18:13 Nga k.m.
Ngjarja që ka tronditur Tiranën, dëshmitarja: Joy-n kanë
Joy në spital dhe e ëma Ruth

TIRANË- Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj Joy-t, 22 vjeçares keniane e cila u gjet pa ndjenja në Tiranë, ka treguar se çfarë pa në momentet e fundit të të resë, duke zbuluar detaje të tjera që nuk diheshin deri më tani. Në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë”, dëshmitarja që ka preferuar që të ishte anonim tha se e reja nga Kenia mund të ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë ku qendronte në Tiranë.

Sipas dëshmitares okulare, gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur 20 vjeçarja keniane, kishte mbërritur në dhomën e saj dhe menjëherë ishin dëgjuar zënka mes personave që ishin bashkë me të.

“Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë gjumi në orën 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum”. Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën. Trupin e asaj vajzës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita. Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta,”-u shpreh dëshmitarja e cila preferoi të mbetej anonime.

Por, mamaja e 22-vjeçares nuk beson se shoqet e vajzës së saj kanë gisht në këtë ngjarje dhe tregoi detajet se pse nuk e beson se kjo hipotezë është e vërtetë, duke pretenduar se bija ishte vetëm në dhomën e saj, e se ajo kishte folur me të vetëm pak para se të ndodhte ngjarja. 

"Nuk e besoj sepse Joy ka qenë në shtëpi vetëm pasi e ka ndërruar turnin me kolegen e saj. Një person i ka telefonuar Yoy-t dhe i ka kërkuar të hapë portën dhe ky person mund ta ketë hedhur nga dritarja,”-tha e ëma e kenianes që prej muajsh ndodhet në gjendje të rëndë e shtruar në Spitalin e Traumës.

Por çfarë i ka ndodhur Joy-t? Hashtag dhe Exit.al shkruajnë se vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari.

Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister. A ra aksidentalisht Joy apo ka ndodhur diçka tjetër? Ruth, nëna e Joyt thotë se nuk ka marrë asnjë të dhënë nga policia për ngjarjen. Ky lajm nuk është bërë publik në media deri më sot, kur të gjithë në rrjetet sociale po njihet me ‘go fund me’ të hapur nga mikja e 22-vjeçares, Stephanie. Pse heshti policia?

joy ruth

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet