LIVE UPDATES
Aktualitet

Protestuesja hoqi flamurin nga Ambasada e Izraelit/ Reagon Komuniteti Hebraik: Sinjal alarmi

Në një deklaratë zyrtare, Komuniteti thekson se, ky akt është një "sinjal alarmi" dhe një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, e papranueshme për çdo formë proteste.

20 Qershor 2026, 11:25 Nga D.S
Protestuesja hoqi flamurin nga Ambasada e Izraelit/ Reagon Komuniteti Hebraik:
Reagon Komuniteti Hebraik

TIRANË- Komuniteti Hebraik në Shqipëri ka reaguar pas incidentit të mbrëmjes së kaluar pranë Ambasadës së Izraelit, ku protestuesit hoqën dhe grisën flamurin izraelit nga godina.

Në një deklaratë zyrtare, Komuniteti thekson se, ky akt është një "sinjal alarmi" dhe një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, e papranueshme për çdo formë proteste.

Gjuha e urrejtjes dhe importimi i konflikteve Përveç dënimit të aktit simbolik, Komuniteti shprehet tejet i alarmuar nga gjuha e përdorur gjatë tubimit, veçanërisht thirrjet si "Izraeli është armiku ynë".

Sipas deklaratës, këto narrativa ekstremiste tentojnë të importojnë në Shqipëri konflikte të huaja, të cilat bien ndesh me traditën historike të tolerancës dhe bashkëjetesës në shoqërinë shqiptare. Komuniteti Hebraik u bën thirrje institucioneve shtetërore dhe qytetarëve shqiptarë që të distancohen nga akte të tilla. 

DEKLARATË ZYRTARE E KOMUNITETIT HEBRAIK SHQIPTAR:

"Komuniteti Hebraik Shqiptar shpreh tronditjen, indinjatën dhe shqetësimin e tij më të thellë për aktin e rëndë të përdhosjes së flamurit të Shtetit të Izraelit pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, si dhe për thirrjet publike të urrejtjes kundër Izraelit të artikuluara gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar.

Ky nuk është thjesht një incident. Ky është një sinjal alarmi. Përdhosja e flamurit të një shteti sovran dhe mik të Republikës së Shqipërisë nuk është një formë proteste. Është një akt urrejtjeje, një sulm ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare, ndaj misioneve diplomatike dhe ndaj vetë kulturës së tolerancës që ka bërë Shqipërinë të nderohet në mbarë botën.

Akoma më alarmuese janë deklaratat e dëgjuara nga foltorja e protestës, ku persona të caktuar shpallën publikisht se “Izraeli është armiku ynë.” Kjo është një gjuhë e rrezikshme, përçarëse dhe nxitëse e urrejtjes, e cila synon të importojë në Shqipëri konflikte dhe narrativa ekstremiste që nuk kanë pasur kurrë vend në shoqërinë shqiptare.

Komuniteti Hebraik Shqiptar e konsideron këtë zhvillim jashtëzakonisht shqetësues, pasi për herë të parë po vërehen përpjekje të hapura për të normalizuar gjuhën antisemitike në hapësirën publike shqiptare. Historia ka treguar se antisemitizmi nuk fillon me dhunë; ai fillon me fjalë, me propagandë, me demonizim dhe me heshtjen përballë tyre. Pikërisht për këtë arsye, çdo akt i tillë duhet të dënohet menjëherë dhe pa asnjë relativizim.

Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që individë të maskuar apo grupe radikale të njollosin reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë. Ky është vendi që gjatë Holokaustit mbrojti hebrenjtë kur pjesa më e madhe e Evropës i dorëzonte drejt vdekjes. Shqipëria u bë simbol i Besës, i humanizmit dhe i guximit moral. Ky është identiteti ynë kombëtar dhe askush nuk ka të drejtë ta zëvendësojë atë me gjuhën e urrejtjes.

Ne theksojmë qartë se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Por kjo e drejtë përfundon në momentin kur ajo shndërrohet në nxitje të urrejtjes, në përdhosje të simboleve shtetërore, në sulme ndaj përfaqësive diplomatike dhe në thirrje që ushqejnë antisemitizmin.

Komuniteti Hebraik Shqiptar përshëndet reagimin e menjëhershëm dhe të qartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila dënoi këtë akt të papranueshëm. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë me seriozitet maksimal këtë ngjarje, të identifikojnë autorët dhe organizatorët e këtyre akteve dhe të garantojnë se Shqipëria nuk do të bëhet terren për propagandën e urrejtjes, antisemitizmit apo ekstremizmit.

I bëjmë thirrje gjithashtu të gjithë spektrit politik, medias, shoqërisë civile, komuniteteve fetare dhe çdo qytetari të përgjegjshëm që të refuzojnë pa mëdyshje çdo përpjekje për të mbjellë urrejtje ndaj hebrenjve apo ndaj Shtetit të Izraelit. Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është neutralitet; është rrezik.

Komuniteti Hebraik Shqiptar mbetet i vendosur të mbrojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar marrëdhënia historike mes popullit shqiptar dhe popullit hebre: respektin, dinjitetin, solidaritetin dhe mbrojtjen e jetës njerëzore.

Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë kurrë vend i antisemitizmit. Ata që përpiqen të importojnë urrejtjen në vendin tonë nuk përfaqësojnë Shqipërinë, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar dhe nuk përfaqësojnë historinë tonë. Historia e Shqipërisë është histori e Besës, jo e urrejtjes.", deklaron komuniteti./Dosja.al

reagon komuniteti hebraik

Sondazh

Poll

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë