LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokurori Xhelian Seferi konfirmohet në detyrë

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Seferi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

17 Korrik 2023, 18:51 Nga DOSJA
Prokurori Xhelian Seferi konfirmohet në detyrë
Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi

TIRANË- Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi u përball të premten më 14 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pasi dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe për profesionalizmin, u konfirmua në detyrë. Një raport negativ i Autoritetit Kombëtar për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, u gjet i pabazuar nga KPK. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Seferi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Xhelian Seferi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Elbasanit. Sipas relatorit Ilia, subjekti e ka kryer deklarimin e parë përpara fillimit të detyrës për vitin 2011.

Nga hetimi ka rezultuar se prokurori Seferi ka pasur burime për blerjen e një automjeti të llojit Benz në vitin 2016 kundrejt shumës 4500 euro, me burim të deklaruar kursimet në vite dhe të ardhurat e krijuara nga shitja e një makine tjetër.

Po ashtu, ka rezultuar se ka pasur burime financiare të mjaftueshme për krijimin e kursimeve cash në shumën 400 mijë lekë të pasqyruara në deklaratën “veting”. Nga analiza e gjendjes cash në vite është konstatuar se në fund të viit 2016 ai duhet të dispononte likujditete jashtë sistemit bankar në vlerën 1 milion e 60 mijë lekë. Sipas Ilias, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosdeklarimit në vitin 2016 të pakësimit të gjendjes cash që është përdorur për blerjen e makinës.

Prokurori Seferi sqaroi në seancë se ai kishte deklaruar gjendjen reale të cashit, pas blerjes së automjetit në fund të vitit 2016. Nga hetimi nuk janë gjetur probleme për një apartament në Tiranë të përdorur kundrejt qirasë si dhe për një kartë krediti.

KPK ka hetuar edhe pasuritë e bashkëshortes së Seferit. Ajo ka deklaruar blerjen e një automjeti në vitin 2013 kundrejt çmimit 3000 euro, me burim pagat dhe të ardhurat nga shitja e një mjeti të mëparshëm në shumën 2200 euro.

Për shkak se nga hetimi paraprak i KPK është konstatuar pamundësi për blerjen e mjetit të mëparshëm, nuk janë konsideruar në analizë të ardhurat nga shitja e tij. Megjithatë, subjekit dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar me mundësi financiare për blerjen e makinës në vitin 2013 për shumën 3000 euro.

Subjekti deklaroi se mjetin që kishte shitur në vitin 2013 e kishte blerë po 2200 euro, nga të cilat 2000 euro i kishte disponuar nga shitja e një mjeti të mëparshëm dhe se kishte shtuar vetëm 200 euro.

Ilia konstatoi se bashkëshortja e subjektit dhe nëna e saj kishin çelur një depozitë bankare dyemërore në vitin 2012. Sipas relatorit, Seferi nuk e ka pasqyruar këtë depozitë në deklaratën “veting” dhe as në ato periodike. Po ashtu, nuk është arritur të provohet burimi financiar i ligjshëm për krijimin e kësaj depozite.

Nga analiza financiare e përgjithshme për gjithë vitet objekt rivlerësimi ka rezultuar bilanc negativ në shumën totale 567 mijë lekë.

Prokurori Seferi deklaroi se nuk kishin kontribuar në krijimin e depozitës së vjehrrës dhe se bashkëshortja e tij nuk kishte kryer asnjëherë veprime, duke këmbëngulur se nuk kanë pasur asnjë lidhje me atë vlerë.

Sipas subjektit, nëse depozita nuk do të përfshihej në analizën financiare, atëherë ai rezulton me bilanc pozitiv.

Figura dhe profesionalizmi

Autoritetit Kombëtar për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Seferi për vijimin e detyrës, bazuar në informacione kofidenciale për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe të përfshirë në çështje korruptive. Sipas AKSIK, subjekti mund të vihet lehtësisht nën ndikim nga strukturat kriminale.

Relatori Ilia sqaroi se Komisioni ka shqyrtuar pesë çështje për të cilat janë ngritur dyshime në informacionet e AKSIK-së, por nuk janë gjetur kontakte të papërshtatshme, si dhe nuk janë evidentuar probleme të tjera që të mund të cënonin figurën e prokurorit Seferi. Nga hetimi i kryer në aspektin profesional, nuk janë gjetur probleme në tre çështjet e përzgjedhura nga subjekti, si dhe nga pesë të shortuarat. Ilia pohoi se nuk janë gjetur probleme as në 7 denoncimet e depozituara nga publiku.

Në vijim, u evidentuan gjetjet për disa çështje. Ilia sqaroi se subjektit i janë kërkuar shpjegime lidhur me procedurën e ndjekur për caktimin e tij si përfaqësues i organit të akuzës në gjykatë për një çështje të hetuar nga një tjetër prokuror. Pasi u pyet nga vëshguesi ndërkombëtar Gerrit Sprenger për shkaqet e zëvendësimit nga ana e tij të një prokurori tjetër, subjekti deklaroi se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Ai sqaroi se pokurori që kishte zëvendësuar në përfaqësimin e kësaj çështje ishte drejtuesi i prokurorisë dhe se kishte qenë ai që kishte kryer autorizimin.

KPK ka konstatuar se prokurori Seferi ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale në një procedim të vitit 2021, nga “plagosje e rëndë” në “plagosje e lehtë” dhe e ka pushuar. Sipas relatorit, rikualifikimi i veprës penale është kyer bazuar në një akt të ri ekspertimi për të dëmtuarin.

Subjekti shpjegoi se pasi kishte rezultuar sipas ekspertimit se plagosja ishte e lehtë dhe pasi denoncuesi ishte tërhequr nga ankimi, kishte qenë i detyruar të pushonte hetimin në respektim të procedurës.

Në përfundim, prokurori Xhelian Seferi kërkoi konfirmimin në detyrë që ishte dhe vendimi që u mor nga ana e trupës së KPK-së mesditën e të premtes, rreth një orë pas përfundimit të seancës dëgjimore. /BIRN

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet