LIVE UPDATES
Aktualitet

Konflikt në Elbasan, qëllohet me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim Sinakoli dhe Çapja

Policia mori informacion se një konflikt i çastit kishte ndodhur mes 4 shtetasve, duke u qëlluar me armë zjarri në ajër. 

17 Korrik 2023, 13:58 Nga A.B
Konflikt në Elbasan, qëllohet me armë zjarri në ajër,
Makina e sekuestruar

ELBASAN- Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Policia ka vënë në pranga Marvis Peçin, ndërsa ka shpallur në kërkim Ambri Sinakoli e Erion Çapjan. Peçi është vënë në pranga pasi dyshohet për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Policia mori informacion se një konflikt i çastit kishte ndodhur mes 4 shtetasve, duke u qëlluar me armë zjarri në ajër. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin Sinakoli dhe Çapja.

NJOFTIMI I POLICISË:

U konfliktuan me 2 shtetas (vëllezër), për motive të dobëta, dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit e implikuar në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre. Vihet në pranga një 40-vjeçar, për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi dhe përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).

Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale "Moskallëzim i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

konflikt ne elbasan elbasan marvis peci erjon capja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet