LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektligji për Butrintin

Nisma e deputetes Zhupa propozon ndryshimin dhe shfuqizimin e neneve 171-173  neneve të Ligjit 27/2018 Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, nene të cilat janë shumë problematike sa i takon pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe me Konventën e vitit 1972 të Trashëgimisë Botërore, të Parisit.

16 Maj 2022, 10:58 Nga DOSJA
Projektligji për Butrintin
Butrinti

Nga Agron Alibali

Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’ia transferuar menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit një fondacioni jo-kulturor të huaj, tërheq vëmendjen një nismë ligjore e paraqitur me 11 maj 2022 në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetja e Sarandës, Ina Zhupa.

Nisma e deputetes Zhupa propozon ndryshimin dhe shfuqizimin e neneve 171-173  neneve të Ligjit 27/2018 Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, nene të cilat janë shumë problematike sa i takon pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe me Konventën e vitit 1972 të Trashëgimisë Botërore, të Parisit.

Projektligj i arsyeshëm dhe elegant

Nisma është e drejtë, koncize, e qartë, dhe në përputhje të plotë me burimet e lartpërmendura të së drejtës. Personalisht i nënshkruari do të mbështeste një shfuqizim en bloc të Neneve 171 -173.  Siç jemi shprehur më parë në këto faqe:

Ndofta u takon edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrin një nismë të menjëhershme ligjore për abrogimin e neneve 171-173 të Ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Fundja, pse të mos ishte vetë deputetja Kumbaro nismëtare e këtij abrogimi? Errare humanum est. Përkundrazi, moskorrigjimi i gabimit do të ishte diçka që zor se mund të falej.

Kjo do t’i shërbente mbylljes tërësisht, njëherë e mirë dhe pa dykuptimësi të shtegut juridik që shmang, qëllimshëm ose jo, shtetin shqiptar nga atributet e tij sovrane, kushtetuese dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, për administrimin apo menaxhimin e pasurive, vendeve, peizazheve të trashëmisë kulturore etj. që janë pronë shtetërore, publike.

Mirëpo nisma e deputetes Zhupa është më elegante. Përmes ndryshimit të pjesshëm, por thelbësor, të Nenit 171, që i çel rrugën “administrimit indirekt” të pasurisë kulturore në pronësi publike, nisma ligjore e deputetes Zhupa gjen një formulë të arsyeshme kompromisi. Me të drejtë projektligji kufizon formën indirekte të menaxhimit apo administrimit, duke ia mundësuar këtë vetëm “fondacioneve të krijuara nga institucionet e trashëgimisë kulturore…”.  Me fjalë të tjera, rruga indirekte e menaxhimit ose administrimit të trashëgimisë kulturore që është pasuri publike do të kryhet vetëm nga fondacione të krijuara prej institucioneve të saj, dhe jo nga entitete të fushave të tjera, pa lidhje me trashëgiminë kulturore, ose me lidhje krejt periferike me të.

Rrjedhimisht, përmbajtja e re e Nenit 171 do të jetë si më poshtë: (me vizë në mes paraqitet përmbajtja për t’u shfuqizuar).

kërkesat për nivelin profesional të punonjësve.

kontratës për hapësirat, pa të drejtë dëmshpërblimi. [2]

Më tej, projektligji i propozuar nga deputetja Zhupa shfuqizon në tërësi nenin tejet problematik 172, që mbulon të ashtuquajturat “fondacione të posaçme të trashëgimisë kulturore”. Është sidomos ky nen që ka shkaktuar shqetësime të përligjura në mbarë shoqerinë në lidhje me pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare të zbatueshme. Shfuqizimi i këtij neni i mbyll shtegun përfundimisht administrimit apo menaxhimit të trashëgimisë kulturore që është pasuri publike nga çdo fondacion, vendas ose i huaj, që nuk është i krijuar nga institucione të specializuara të trashëgimisë kulturore. Me fjalë të tjera, nuk mjafton që të jesh i shkëlqyer në financë, administrim biznesi, ekonomi, investime, shkencat e natyrës, ndërtimin e raketave, kozmologji apo çfarëdo. Administrimi i trashëgimisë kulturore i takon të bëhet nga specialistët e trashëgimisë kulturore.

Së fundi, projektligji i deputetes Zhupa përshtat Nenin 173 të ligjit duke hequr referencën për Nenin e shfuqizuar 172.

Projektligji Zhupa vjen në kohën e duhur. Pikërisht më 19 maj është futur në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë shqyrtimi në Seancë Plenare i Ligjit të propozuar nga Këshilli i Ministrave (që për lehtësi po e quajmë Projektligji Margariti), i cili ia kalon AADF-së apo Fondacionit të Posaçëm të ideuar, të krijuar dhe të kontrolluar prej saj, administrimin apo menaxhimin e Vendit të Trashëgimisë Botërore të Butrintit.

Koluzioni juridik që krijohet efektivisht nga paraqitja paralele dhe e njëkohshme e dy Projektligjeve Zhupa dhe Margariti, si dhe varësia dhe pajtueshmëria ose jo përkatëse e tyre me Kushtetutën e Shqipërisë, krijon në vetvete “mosmarrëveshje kushtetuese” sipas Nenit 124 të Kushtetutës së Shqipërisë. Në rast se kjo nuk zgjidhet nga Kuvendi, atëherë atë e shqyrton dhe e zgjidh Gjykata Kushtetuese.

Po si mund ta zgjidhte vetë Kuvendi këtë ngërç të rëndësishëm kushtetues dhe ligjor?

Alternativat para shqyrtimit kushtetues

Natyrisht rruga më e mirë, më e shpejtë dhe më e ligjshme do të ishte (i) tërheqja nga vetë qeveria e Projektligjit të Këshillit të Ministrave, bazuar në Nenin 72 të Rregullores së Kuvendit.[3] Të gjithë gabojmë, dhe korrigjimi në kohë i gabimit është akt i maturisë dhe urtësisë politike. Në rastin konkret ky hap do të kishte mbështetje shumë të gjerë në opinionin publik, por edhe do të rivendoste dinjitetin dhe respektin ndaj vendit në rrafsh ndërkombëtar, në UNESCO dhe më gjerë. Një tjetër mundësi, por që për momentin i ka gjasat të vogla, do të ishte (ii) tërheqja e AADF-së nga e gjithë kjo punë. Siç kemi theksuar tjetërherë, angazhimi i kufizuar dhe ngushtësisht filantropik i AADF-së në Butrint dhe gjetkë më përpara ka qenë pozitiv dhe duhet përshëndetur. Ajo çka nuk mund të pajtohemi është përfshirja e AADF-në në menaxhimin apo administrimin e trashëgimisë kulturore që është pasuri publike apo shtetërore, që për mendimin tonë, është jashtë qëllimit e misionit të saj, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe jo në pajtim me praktikat më të mira botërore, dhe as me politikat përkatëse në SHBA dhe në Shqipëri.

Përndryshe, Projektligji Zhupa lyp kohën e vet të shqyrtimit parlamentar dhe, pse jo, edhe konsultim publik me zgjedhësit, etj.[4] Ky shqyrtim “nuk mund të fillojë pa kaluar të paktën dy javë nga data e paraqitjes” së tij.[5] Me fjalë të tjera, në qoftë se Projektligji Zhupa është regjistruar më 11 maj 2022, ai nuk mund të shqyrtohet përpara datës 25 maj 2022, gjë që e bën të pamundur shqyrtimin e programuar të Projektligjit Margariti në Seancë Plenare në datën e parashikuar në Kalendar më 19 maj 2022. Kjo seancë plenare duhet pa tjetër të shtyhet, mundësisht për një datë tjetër të arsyeshme, por jo më herët se në shtator 2022.

Në rrethanat konkrete kërkohet reflektim e maturi, dhe jo arrogancë, bullizëm politik, mbytje e debatit publik, apo ngutje. Sikurse është shprehur ish-kongresmeni J. DioGuardi:

Shqipëria sivjet feston 110 vjetorin e Pavarësisë. Vallë a beson ndokush se Shqipëria nuk i ka kapacitetet dhe burimet për të menaxhuar vetë Butrintin…”?[6]

Kësisoj, do të ishte në nderin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht nga përkatësitë partiake, që ta mbështesnin njëzëri nismën ligjvënëse të deputetes Zhupa, nismë që korrigjon përfundimisht të metat e theksuara të Ligjit 27/2018 për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë sa i takon administrimit indirekt të trashëgimisë kulturore pasuri publike nga të ashtuquajturat “Fondacione të posaçme kulturore’, një model i papajtueshëm me Konventën e vitit 1972 për Trashëgiminë Botërore, dhe as me Kushtetutën e Shqipërisë./Peizazhe.com

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin