"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Mallkimi vazhdon! Aksidentohet autobusi i Kombinatit, përplaset me koshin e mbeturinave
Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
16 Maj 2022, 10:13Nga DOSJA
Autobusi i Kombinatit
TIRANË- Aksidentohet sërish një autobus në Tiranë. Kësaj herë "mallkimi" ka kapur edhe mjetet e tjera që qarkullojnë nëpër Tiranë, pasi kësaj herë është aksidentuar autobusi i linjës "Misto Mame". Siç bëhet me dije edhe nga Policia e Shtetit, autobusi i linjës është përplasur ditën e sotme me një kosh mbeturinash. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë 'Misto Mames' në Tiranë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Ende nuk ka shumë detaje në lidhje me këtë aksident, por hetimet kanë nisur për të mësuar se çka ndodhur në të vërtetë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Raste të ngjashme janë shtuar së fundmi në kryeqytet. Jo më pak se dy javë më parë, autobusi 'Go Green' u përplas me një mjet e më pas përfundoi në Lanë. Ky aksident la pas disa persona të lënduar, ndërkohë që u shoqërua drejtuesi i urbanit. Raste të tjera të aksidenteve me urbanë kanë ndodhur në stacione autobusi e në mes të rrugës.