LIVE UPDATES
Aktualitet

PROFIL/ Kush është Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës dhe Isuf Jaçajt. Lidhja me zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj

Por nëse biznesmeni Sajmir Sina nuk e denoncoi gjobëvënien ndaj tij dhe e pësoi, e njëjta gjë duket se ka ndodhur me të tjerë sipërmarrës, të cilët u është dashur t’u binden këtyre bandave që ushqehen pikërisht me këtë fenomen. Biznesmenë të cilët janë rrënuar pa kthim dhe në rastin më të keq kanë vendosur t’i nënshtrohen fatit të tyre të keq, duke ulur kokën dhe lënë pasurinë në dorën e këtyre keqbërësve.

2 Dhjetor 2025, 21:21 Nga E. D
PROFIL/ Kush është Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” ka ndërtuar një profil të Ervis Lamit dhe lidhjen e tij me ngjarje të ndryshme kriminale në vend. Nga të dhënat e siguruar nga “Në Shënjestër” rezulton se Lami është i lidhur me vrasjen e Lulzim Vishës, ngjarje e ndodhur më 25 Janar, vrasjes së Isuf Jaçajt me lëndë shpërthyese, si dhe njihet si person në dijeni në lidhje me zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Pjesë nga dokumentari:

Por nëse biznesmeni Sajmir Sina nuk e denoncoi gjobëvënien ndaj tij dhe e pësoi, e njëjta gjë duket se ka ndodhur me të tjerë sipërmarrës, të cilët u është dashur t’u binden këtyre bandave që ushqehen pikërisht me këtë fenomen. Biznesmenë të cilët janë rrënuar pa kthim dhe në rastin më të keq kanë vendosur t’i nënshtrohen fatit të tyre të keq, duke ulur kokën dhe lënë pasurinë në dorën e këtyre keqbërësve.

Siç ka ndodhur në Shkodër apo edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë, ku këto organizata kriminale janë të shtrirë si metastaza kancerogjene dhe funksionojnë në mënyrë të organizuar me eksponentë të spikatur përsa i përket aktivitetit të tyre kriminal.

Një ndër ta edhe Ervis Lami, kushëri me Jeton Lamin, të dy sot të akuzuar për vendosjen e tritolit në biznesin e shtetasit Sajmir Sina, mëngjesin e datës 15 Nëntor 2025 në Kamëz.

Po kush është Ervis Lami, dhe pse ai konsiderohet sot si një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri?

Një aktivitet kriminal i pasur që fillon herët dhe që lidhet me një sërë ngjarjesh ku ai del të jetë protagonist kryesor.
Lami sot është në kërkim për shpërthimin e fundit me tritol në Kamëz, por edhe për vrasjen e postierit Lulzim Visha, që ishte në shërbim të një poste private.

Ai u qëllua mëngjesin e datës 25 Janar 2025, me breshëri arme vetëm 200 m larg banesës së tij në fshatin Zall Mner në Tiranë, ndërsa ndodhej brenda makinës së kompanisë ku punonte, teksa mendohet që autorët u pozicionuan në pjesën ballore të makinës.

Kjo bazuar edhe nga të shtënat e armëve të mbetura në pjesën e parme të automjetit.

Lulzim Visha u gjet i pajetë brenda makinës të cilën drejtonte në orën 7.40 të mëngjesit nga banorë të zonës.
Policia me të mbërritur, gjeti në vendin e ngjarjes 12 gëzhoja në automjetin ku ndodhej viktima.
Në kërkim për këtë atentat u shpall Ervis Lami, ndërsa kushëriri i tij Eduart Lami u arrestua, për tu liruar një vit më vonë.

Hetime u ndalën fillimisht në pistën e hakmarrjes, kjo pasi viktima ishte vëllai i shtetasit, Besnik Visha, një emër ky i njohur për policinë pasi në vitin 1997 rezulton se ka vrarë me armë zjarri Refik Domin.
Ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Automjeti “Porsche” ngjyrë gri i vrasësve të Lulzim Vishës, u gjet i djegur disa orë pas vrasjes në zonën e Zall Herrit në Tiranë.
Brenda makinës së djegur u gjet edhe një armë, ndërsa targat rezultuan të vjedhura në vitin 2023.
Por këto nuk janë ngjarjet e vetme kriminale në të cilat dyshohet se është i përfshirë Ervis Lami.

Lista e ngjarjeve ky dyshohet se ai është përfshirë, është e gjatë dhe emri i tij gjendet në disa dosje që lidhen me atentate mafioze e gjobëvënie.

Por, ajo më e bujshmja dhe e vërtetuar edhe me anë një vendimi gjyqësor, ku një nga të dënuarit është Ervis Lami, lidhet me atë të ndodhur më datë 23 Nëntor 2013 në burgun e Drenovës në Korçë ku 7 të dënuar të ndihmuar nga një grup i jashtëm, i cili i furnizoi me armë, i drejtuar pikërisht nga Ervis Lami, atë kohë vetëm 19 vjeç, shpërthyen burgun dhe morën arratinë.

Të burgosur me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku midis tyre më kryesori ishte Admir Tafilaj, i dënuar për vrasjen në vitin 2000 të komisarit të Policisë, Arben Zylyftari. Bashkë me Admir Tafilin u arratisën edhe Fran Marashi, Eduart Lulo, Gëzim Toma, Gëzim Guri, Reis Haxhiraj dhe Flatur Gora.

Për shkak të lëvizjes nga një institucion në tjetrin, të dënuarit janë njohur me njërin tjetrin.
Admir Tafili është njohur gjithashtu në burg edhe me Ervis Lamin, me të cilin do të krijonte dhe një lidhje të fortë miqësore.

“Admir Tafilaj, Gëzim Guri dhe Fran Marashi, kanë vuajtur dënimin me burgim edhe në institucione të tjera.
Gjatë këtyre periudhave ata janë njohur me shtetasit Ervis Lami dhe Alfred Qefalia, të cilët ishin edhe këta duke vuajtur dënimin me burgim.

Pas kësaj mes Admir Tafilajt, Alfred Qefalisë dhe Ervis Lamit është krijuar një shoqëri e ngushtë.
Dhe pas lirimit të Ervisit, ata kanë vazhduar të mbajnë kontaktet nëpërmjet telefonit”, thuhet në dosjen hetimore.

Por si e ndihmoi Ervis Lami, Admir Tafilajn të arratisej nga burgu dhe si mundën ai dhe grupi i tij të fusnin brenda burgut të sigurisë së lartë armë zjarri, të cilat më pas siç del në dosje iu vendosën në kokë gardianëve që u gjendën të papërgatitur.?
Plani del se u detajua nga Admir Tafilaj, por që kishte nevojë për persona të jashtëm për ta finalizuar. Njëri prej tyre që tregohet i gatshëm për ta ndihmuar në finalizimin e këtij plani është Ervis Lami.

“Admir Tafilaj, Fran Marashi, dhe Gëzim Guri, gjatë vuajtjes së dënimit në IEVP Korçë, kanë planifikuar një plan për t’u larguar nga vendi ku ata vuanin dënimin.
Për këtë arsye ata kanë komunikuar me persona të cilët ndodheshin jashtë IEVP Korçë.
Këta persona janë Ervis Lami, Bledjan Deda, Alfred Qefalia, Albi Mcimi dhe Olsian Maçi. Disa prej këtyre personave, përveç Olsianit, kanë bërë takime me shtetasin Admir Tafilaj në IEVP Korçë.
Gjatë takimeve Admiri u ka treguar atyre për idenë që kishte ai për t’u larguar nga burgu.

Për këtë ai u ka kërkuar ndihmë shtetasve Ervis Lami, Bledjan Deda, Alfred Qefalia dhe Albi Mcimi. Të cilët nga ana e tyre kanë kontaktuar edhe me Olsianin.
Me këtë të fundit ka komunikuar në telefon edhe Admiri, nga ku Olsiani ka rënë dakord për ndihmën.
Ku më tej të pesë personat janë takuar me njëri tjetrin dhe kanë rënë dakord që do t’i ndihmonin të burgosurit për t’u arratisur nga IEVP Korcë”, thuhet në dosje.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni “Në Shënjestër” ndihma që ata do t’i jepnin Admirit dhe shokëve të tij konsistonte në futjen në IEVP Korçë të armëve dhe municioneve dhe më pas largimi me anë të automjeteve dhe ndihmës së tyre.

Detyra e tyre ishte që të montonin dhe t’i fshihnin këto armë në një frigorifer, që do ta dërgonin në burg dhe më pas Admiri do të mundësonte që ky frigorifer të mbërrinte tek ai në qelinë ku ndodhej.

Ervis Lami për këtë qëllim thërret në banesën e tij një person i cili i sjell armë dhe municion.
Konkretisht dy automatikë kallashnikovë, dy pistoleta TT, një automatik shars, si dhe nga dy krehëra me municion për të gjitha armët.

Grupi kriminal sipas planit të mirëmenduar vendos të blejë edhe një frigorifer të përdorur, ku pasi i kanë hequr kapakët, kanë montuar aty armët.

Gjithmonë sipas dosjes hetimore menjëherë sapo futën frigoriferin me armë brenda burgut, grupi i drejtuar nga Ervis Lami, vendoset në qytetin e Korçës aty ku studion edhe rrugët nga ku do kalonin pas arratisjes miqtë e tyre të kryesuar nga Admir Tafilaj.
Si dhe ku do të hidhnin litarët me gozhdë si dhe vendin ku do të vinin lëndën shpërthyese.

“Për të pasur sukses në planin e tyre, grupi kriminal siguroi ditë më parë një litar me gozhdë, një sasi tritoli prej 200 gr dhe një shirit skene krimi. Që do ti përdornin për krijimin e një situate hutimi që do t’i ndihmonte ata për t’u larguar pas arratisjes së të burgosurve”, thuhet në dosje.

Pasi përfunduan me të gjithë organizimin e jashtëm dhe të brendshëm, të dy grupet ai i drejtuar nga Admir Tafilaj, brenda burgut dhe ai jashtë nga Ervis Lami, vendosin që plani i tyre të realizohej më datë 23 Nëntor 2013, kur në qytetin e Korçës vjen edhe Ervis Lami me grupin e tij. Të nesërmen thuhet se ata u ndanë në dy grupe.

Në grupin e parë ku bënin pjesë Albi Mcimi, Olsian Maçi dhe Alfred Qefalia, që udhëtonin me një makinë tip ‘Passat’.
Në të dytin ku ishin Ervis Lami dhe Bledjan Dedja, në automjetin tip ‘Peugeot’

Në automjetin e parë kishin të vendosur litarin me gjemba, shiritat policorë të skenës së krimit,
Ndërsa në automjetin e dytë kishin të vendosur lëndën eksplozive të përgatitur nga Ervis Lami.

“Më datë 23 Nëntor 2013, rreth orës 18.00, Admir Tafilaj merr në telefon grupin dhe i thotë që të niseshin.
Grupi i parë i cili vendoset në afërsi të rrugës që të shpie tek burgu, i cili vendos në tokë litarin me gozhdë dhe shiritat e policisë, ndërsa Ervisi dhe Blediani vendosin lëndën eksplozive në afërsi të Komisariatit të Policisë, në xhaminë e Iljaz Beut, në një vend që shpërthimi të shkaktonte vetëm dëme materiale, pasi ishte një vend që nuk ruhej zakonisht nga njerëzit. Shpërthimin që ata do ta komandonin me celular. Pasi kanë mbaruar këto punë, të dy grupet janë bashkuar sërish në varrezat e fshatit Qatrom.

Ndërkohë që në brendësi të burgut Admir Tafilaj, Fran Marashi dhe Gëzim Guri nisin të realizojnë pjesën e tyre të planit të arratisjes”, thuhet në ddosje.

Sipas planit të detajuar të arratisjes, Admir Tafilaj u dha armë dhe të burgosurve të tjerë, me qëllim që të shkaktonte panik.
Kjo edhe për të marrë kohë dhe për të mos u dhënë mundësi gardianëve të organizoheshin. Gjë, që duke e parë edhe në vazhdim, u realizua në mënyrë perfekte, duke e çuar planin e arratisjes deri në fund.
Të orientuar në mënyrë gati të përsosur, të dënuarit ia dalin që nën kërcënimin e armëve të dalin deri në rrethimin e jashtëm të burgut.
Ndërsa për të mos ndjerë bezdisjen e tyre, ata vendosin që gardianët t’i mbyllin brenda tualeteve të burgut.
Në momentin qe dalin jashtë burgut i priste grupi i drejtuar nga Ervis Lami.
Plan i cili duket se mbeti i suksesshëm deri në momentin e daljes nga burgu, pasi më tej të gjithë të arratisurit u kapën në një kohë të shpejtë dhe u ridënuan.

Ashtu siç u kap në flagrancë edhe Ervis Lami dhe grupi i tij që ndërkohë ndodheshin në Korçë.
Por pasi vuajti dënimin për ndihmesën që dha në arratisjen e bujshme të vitit 2013, të 7 të dënuarve, midis tyre edhe mikut të tij, Admir Tafilaj, rezulton se Ervis Lami nuk e ndërpreu aktivitetin e tij kriminal.
Emri i tij tashmë del i skeduar si i dyshuar në shumë ngjarje të tjera kriminale, për të cilat është sot në kërkim, siç është për vrasjen e postierit Lulzim Visha në muajin janar 2025.

Ai dyshohet për lidhje të forta me Eldjan Allushin dhe Kristo Qiricin, ky i fundit vëllai i Edmond Papës i ekzekutuar në Tiranë në 2022, në shënje hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj me shpërthim eksplozivi.

Në sagën e përplasjes Sadikaj-Kalemi nga një anë dhe Papës nga ana tjetër ka shumë viktima, atentate të dështuara, por edhe zhdukje. Sikurse janë zhdukja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi në Sarandë. Fati i të cilëve nuk dihet as sot.
Ndonëse policia ka ushtruar kontrolle në fshatrat Vrinë e Xarrë dhe ne pronat e babait të Eldjan Allushit.

Dyshimet e hetuesve është se në zhdukjen e tyre ka rol dhe Ervis Lami.

I njëjti grup ka dyshime se të ketë rrëmbyer dhe zhdukur shokun e Aleksandër Sadikaj, Eraldo Muçi. Gjurmët e këtij të fundit, shfaqen në zonën e kontrolluara nga 31-vjecari Lami, që sot është shndërruar në “tmerrin” e policisë së shtetit, por edhe për kundërshtarët e tij.

Hetuesit dyshojnë se grupi kriminal e Lamit, organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë.

Isuf Jacaj që është babai i Klaus Jacaj, që ndihmoi Ramazan Jacaj të arratisej pasi plagosi në Sarandë në korrik të këtij viti, Ernest Lamën dhe Gëzim Hoxhajn, miq të ngushtë të Ervis Lamit.
Ndërsa Ervis Lami mendohet që mund ketë dijeni për zhdukjen e mbretit të bixhozi Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet nga 9 gushti i vitit 2022.

Sot Lami është ndër emrat më të përfolur në botën e krimit, që dominon shumë zona, e që ka fituar ndjeshëm territor, duke krijuar kështu dhe kundërshtarët e parë të fortë. Sikurse del se është edhe në listën e më të kërkuarve të policisë./Në Shënjestër, BW

ervis lami

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë