All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“I mbuluar me tatuazhe dhe…”/ E sheh atë automjetin e blinduar jashtë?, si i vuri Jeton Lami 500 mijë euro gjobë pronarit të “Perla e detit”: Ke një javë ta paguash ose…

Në dëshminë e pronarit Sajmir Sina, thuhet se pasi ka refuzuar që pronën t’ia jepte me qira Flogert Mezhikës, ka pasur konflikte me këtë të fundit, ku i ka thënë se askush tjetër nuk do ta gëzonte lokalin përveç tij.

2 Dhjetor 2025, 20:55 Nga E. D
All - Paragraf - 1

“I mbuluar me tatuazhe dhe…”/ E sheh atë automjetin e

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje sa i përket ngjarjeve që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e detit”. Në dëshminë e pronarit Sajmir Sina, thuhet se pasi ka refuzuar që pronën t’ia jepte me qira Flogert Mezhikës, ka pasur konflikte me këtë të fundit, ku i ka thënë se askush tjetër nuk do ta gëzonte lokalin përveç tij.

Më tej në dosjen hetimore e siguruar nga “Në Shënjestër”, thuhet se Jeton Lami, në një takim me Sinën i ka vendosur një gjobë atij në shumë prej 500 mijë eurosh, ndërsa i ka lënë afat ta paguajë vetëm një javë.

Pasi mesa duket tashmë në lojë futet një personazh i njohur i lidhur me krimin.
Jeton Lami, ish-efektiv i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, i cili shfaqet papritur në konfliktin e lindur midis Sajmir Sinës dhe Flogert Mezhikës.

“Në muajin shtator unë isha duke konsumuar kafe tek ‘Vila 23’, kur pranë meje erdhi pronari, shtetasi Florin Domi, dhe më tha që më kërkon një person i quajtur Jeton Lami, i cili sipas tij ndodhet në katin e dytë të lokalit ku ka një dhomë prive.
Unë në këtë moment mendova se ishte një person me emrin Jeton të cilin thjesht e njihja si fytyrë dhe punonte në bashkinë Kamëz, te IMT.
Pasi shkova te dhoma prive e lokalit, aty brenda pashë një person, që nuk ishte Jetoni që unë mendoja, por një djalë tjetër të cilin e kisha parë shpesh tek lokali ‘Vila 23’.
Një djalë me karakteristika, i gjatë 185 cm, me mjekër të zezë, me tatuazhe në gjithë gjatësinë e të dy krahëve, dhe mesa kujtoj edhe me një tatuazh në këmbë”, ka deklaruar ai në polici.

Sajmir Sina tregoi më tej për grupin hetues se personi që në fillim i thanë se quhej Jeton, nuk u prezantua si i tillë në takimin midis tyre në dhomën prive të lokalit, ku i pranishëm qëndroi edhe Florin Domi, pronari i barit.
Person që sipas Sajmir Sinës filloi t’i kërkonte llogari atij për zhurmën që kishte krijuar në lokal gjatë përplasjes që kishte patur me Flogert Mezhikën.

“Në fillim personi m’u prezantua si A. Lami. Për emrin nuk jam i sigurt, por për mbiemrin po, jam shumë i sigurt.
Ai më tha gjatë bisedës se unë kisha shkaktuar një problem në lokalin e shokut të tij dhe i kishte shqetësuar.
Unë i thashë se për këtë pjesë Flori (pronari i lokalit) është këtu dhe mund të flasë vetë, edhe pse unë i kisha kërkuar falje për zhurmën që kisha bërë.
Por në këtë kohë personi që në fillim Florini më tha se quhej Jeton, më pyeti nëse e shikoja automjetin e blinduar jashtë.
Pyetje së cilës unë iu përgjigja duke i thënë se nuk më interesonin makinat e blinduara”, vijon ai.

Por nga sa shikohet Jeton Lami e kishte thirrur për tjetër qëllim Sajmir Sinën në tavolinë.
Ose të paktën kështu thotë Sajmir Sina në deklarimin e tij përpara grupit hetues.
Pasi në këtë moment teksa e fton të hedhë sytë nga dritarja e lokalit dhe të shikojë makinën e tij të blinduar, Sajmir Sina rrëfen se Jeton Lami, i vendosi një gjobë të majme.
Gjobë të cilën Sajmiri kishte një javë kohë që ta paguante.

“Ndërsa po bisedonim Jeton Lami më thotë të shikoja në internet se kush ishte.
Dhe se kisha kohë një javë që t’i jepja në formën e gjobës një sasi prej 500 000 euro.
Në këtë moment unë i thashë se s’ke pse pret një javë dhe u largova nga aty.
Dhe kur ika i thashë Florin Domit, pronarit të lokalit se kjo që bëre nuk është mirë, por ai m’u përgjigj se nuk kishte lidhje fare me këtë situatë”, tha ai.

I gjendur në një situatë aspak të rehatshme, Sajmir Sina tha se prishi të gjitha planet e tij, por vendosi të mos e paguajë gjobën që sipas tij i vendosi Jeton Lami.
Person me të cilin thotë se janë shkëmbyer edhe në vazhdim në lokal ku të dy konsumonin kafenë, por nuk kishin kontakte me njëri-tjetrin.
Por po kështu gjithmonë sipas tij, Jeton Lami nuk e kishte ngacmuar në vazhdim.
Ndërkohë që në muajin tetor ai vendosi të hapë edhe restorantin e peshkut, duke menduar se tashmë gjithçka ishte shoshitur dhe konfiktet i kishin mbetur së shkuarës.

“Pas gjobës që Jeton Lami më vendosi, unë shtyva biletën e vajtjes për në Itali dhe vazhdova të frekuentoja lokalin ‘Vila 23’, ku shikoja shpesh personin që më vendosi gjobën, por nuk kisha asnjë kontakt apo shqetësim nga ana e tij.
Më pas, unë ika në Itali dhe u ktheva në muajin tetor, kur u bë edhe hapja e lokalit që pata dhënë me qira. Lidhur mbi problemin e gjobës unë bisedova edhe me bashkëshorten dhe vëllezërit e mi, të cilët më thanë që të bëja kallëzim në polici”, dëshmon Sina.
Por siç shikohet më tej Sajmir Sina, nuk shkoi kurrë në polici pavarësisht këshillave të njerëzve të tij të afërt.

Ndërkohë që konfliktet e bashkëshortit të saj fillimisht me Flogert Mezhikën dhe më pas me Jeton Lamin, i pranoi përpara grupit hetues edhe gruaja e tij.

“Unë dhe bashkëshorti im, punojmë dhe jetojmë në Itali, bashkë me dy fëmijët tanë.
Atje kemi një firmë ndërtimi, ndërsa në Shqipëri kemi blerë një biznes që e kemi dhënë me qira, që ndodhet në Kamëz, përballë ‘Vilës 23’. Në dijeninë time në muajin shtator ambientin ia kemi dhënë me qira një shtetasi me emrin Beni.
Në muajin gusht të këtij viti, lokalin ka dashur ta marrë me qira një shtetas që me sa mbaj mend quhet Gerti, me të cilin bashkëshorti im ka bërë debat në një lokal në Kamëz, që mban emrin ‘Vila 23’, dhe që ndodhet përballë biznesit tonë.
Gjatë debatit ky shtetas i ka thënë bashkëshortit tim se: ‘nuk ka për ta gëzuar dikush tjetër këtë lokal, në qoftë se nuk e marr unë’”, tha ajo.

Vetë gruaja e Sajmir Sinës, pohoi përpara grupit hetues se pikërisht pas këtij debati me Flogert Mezhikën, bashkëshortin e saj e kishte thërritur për një takim, një burrë me emrin Jeton, takim që ishte zhvilluar në lokalin përballë, biznesit të tyre.
Bashkëshorti i kishte treguar të gjithë bisedën që kishte zhvilluar me personin me emrin Jeton si dhe gjobën që ai u kishte vendosur.

“Pas debatit që bashkëshorti im pati me Flogert Mezhikën, ai më tregoi se kishte thirrur pronari i ‘Vilës 23’ duke i thënë se e kërkonte një burrë me emrin Jeton.
Sajmiri ishte ngjitur sipër duke kujtuar që ishte Jetoni që punonte tek Bashkia Kamëz.
Kur është ngjitur ka parë një shtetas që e kishte parë në shumë raste tek lokali, por me emër nuk e njihte.
Sajmiri i kishte thënë se nuk kishte përse t’i jepte 500 000 euro, se nuk i kishte bërë asgjë. Ai i ka thënë që kishte afat 1 javë, për t’ia dhënë këtë shumë parash, ndërsa Sajmiri është larguar dhe ka shkuar në shtëpi”, ka dëshmuar ajo.

E tronditur nga biseda që i kishte rrëfyer bashkëshorti dhe gjoba e kripur që i kishin vënë, E. T thotë se zbriti me shpejtësi nga banesa ku ndodheshin, për t’i bërë fotografi makinës së blinduar që ndodhej përballë biznesit të tyre.
Makinë që Jeton Lami e kishte prezantuar si të vetën.
Po ndërsa fotografoi makinën, nuk pati mundësi që këtë gjë ta bënte me vetë personin që kishte kërcënuar, duke i gjobitur.
Ndërsa pohoi se nëse e shikonte personin që kishte gjobitur bashkëshortin e saj, ishte në gjendje ta njihte.

“Kjo ngjarje ka ndodhur në fund të muajit shtator, rreth datës 26-27.
Sapo Sajmiri më tregoi për situatën unë zbrita poshtë dhe me celularin tim i bëra foto makinës se personit që bashkëshortit tim i ishte prezantuar si A.Lami.
Ndërsa vetë këtë person nuk kam arritur ta fotografoj pasi ishte brenda në lokal.
Nëse e shikoj këtë person jam në gjendje që ta njoh, pasi e kam parë disa herë te ‘Vila 23’. Kjo pasi ai është me tatuazhe në krah, pa flokë dhe ka mjekër të gjatë të zezë, si dhe vetullat e trasha dhe të zeza.
Ajo që dua të theksoj është se në vazhdim nuk kemi patur konflikte me këta shtetas dhe se restoranti posedohet nga qiramarrësi.
Ai na ka marrë në telefon rreth orës 02:30 të datës 15 Nëntor 2025, dhe na ka thënë se tek lokali kishin vendosur lëndë plasëse”,rrëfen ajo./Në Shënjestër, BW

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë