LIVE UPDATES
Aktualitet

Prodhuesi i këpucëve paralajmëron zhvendosje në Kukës pas shtrenjtimit të energjisë në Kosovë

Pronari i kompanisë, Ahmet Kuçi, deklaron se ndërprerjet e shpeshta dhe kostot e papritura e kanë bërë situatën “shumë të vështirë”. Ai kujton se kompania ka paditur operatorin e shpërndarjes së energjisë KEDS, por procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar.

20 Gusht 2025, 14:19 Nga N.F
Prodhuesi i këpucëve paralajmëron zhvendosje në Kukës
Foto

KOSOVË- Gjendja e prodhuesve në Kosovë është bërë tepër e rëndë. Disa kompani tashmë kanë filluar të reduktojnë prodhimin, ndërsa disa të tjera po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes jashtë vendit. Prodhuesi i njohur i këpucëve “Solid Shoes”, me bazë në Suharekë, po paralajmëron zhvendosjen e një pjese të prodhimit në Kukës, Shqipëri, për shkak të krizës së vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Ky zhvillim ngre shqetësime për ndikimin e mundshëm në tregun e punës dhe në kapacitetet eksportuese të vendit.

Pronari i kompanisë, Ahmet Kuçi, deklaron se ndërprerjet e shpeshta dhe kostot e papritura e kanë bërë situatën “shumë të vështirë”. Ai kujton se kompania ka paditur operatorin e shpërndarjes së energjisë KEDS, por procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar.

Sipas tij, KEK i ka kërkuar një garanci prej 15 mijë eurosh, pa ndonjë shpjegim të qartë, ndërkohë që fatura e fundit ishte 2,200 euro më e lartë se zakonisht. Kuçi dyshon se këto kërkesa po përdoren si bazë për rritje artificiale të çmimit të energjisë.

“Solid Shoes”, që operon prej dy dekadash dhe eksporton mbi 76% të prodhimit të saj në tregjet evropiane, është nën presion të madh për të përmbushur kontratat afatgjata me partnerë ndërkombëtarë. “Ne nuk mund të ndalemi. Prodhimi ynë është i lidhur ngushtë me partnerë evropianë dhe duhet të vazhdojmë pavarësisht kostove shtesë,” – theksoi ai.

Kompania ka mbi 20 vite përvojë dhe punëson qindra punëtorë në Kosovë, ndërkohë që operon edhe me një degë prodhimi në Serbi, respektivisht në Preshevë, ku siguron vende pune për dhjetëra punëtorë lokalë. Paralajmërimi për zhvendosje në Kukës shihet si një sinjal alarmi për stabilitetin e industrisë prodhuese në Kosovë, ku energjia e pasigurt mbetet ndër pengesat kryesore për investime.

Humbja e një pjese të kapaciteteve prodhuese të “Solid Shoes” në Kosovë do të kishte ndikim jo vetëm në punësim, por edhe në bilancin e eksporteve të vendit, pasi kjo kompani renditet ndër kontribuuesit më të qëndrueshëm të sektorit të këpucarisë në tregjet ndërkombëtare.

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka ngritur shqetësime lidhur me humbjet që po pësojnë bizneset pas daljes në tregun e lirë të energjisë.
Ai tha se ende nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e humbjeve, pasi çdo biznes ka specifikat e veta.

Ende nuk dihet saktë se sa janë humbjet, sepse secili biznes është ndryshe nga tjetri. Të shtunën iu kanë shkuar me polici, në mënyrë të dhunshme, thuajse po kapnin një hajdut të rrymës e jo një biznes që e ka paguar vazhdimisht,” – u shpreh Ahmeti.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e mungesës së përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara.

“Për të bërë rikyçjen duhet të paguhet një kosto shtesë dhe bëhet kur të dojë KEDS. Disa biznese janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Komerciale, por kush do t’i mbulojë dëmet që po u shkaktohen?”

Edhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës është shprehur e shqetësuar për gjendjen e krijuar.

“Një situatë e tillë, përveçse shkatërron prodhimin vendor, ndikon drejtpërdrejt edhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Mbyllja ose dobësimi i bizneseve prodhuese nuk është vetëm problem i ndërmarrësve, por problem kombëtar që cenon ekonominë e vendit dhe të ardhmen e mijëra familjeve që jetojnë nga puna në sektorin e prodhimit.”

Shoqata e Prodhueseve në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës ka shprehur gjithashtu shqetësim për këtë situatë të rëndë.

“Ne kërkojmë nga institucionet e vendit që të reflektojnë urgjentisht, të ndalojnë presionin e panevojshëm ndaj prodhuesve dhe të ndërmarrin masa konkrete për të mbrojtur dhe përkrahur prodhimin vendor, si shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.”

Gjatë ditës së djeshme, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për detyrimin e bizneseve që të dalin menjëherë në tregun e lirë të energjisë.

OEK, në një postim në Facebook, ka publikuar dokumentin e padisë. Sipas saj, kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim mbrojtjen e bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe konsumatorëve, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së.

Më 31 korrik, të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë, do të mbesin pa rrymë. Kjo do të thotë se ato do të kalojnë në furnizim me çmime që përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.

Deri më tani, më shumë se 1,300 kompani me mbi 9,367 njësi matëse elektrike janë përfshirë në tregun e hapur. Një kompani mund të ketë më shumë se një njësi matëse elektrike. Nuk dihet ende numri i saktë i kompanive që kanë lidhur kontrata me furnizues të licencuar komercialë, por në ZRrE thonë se janë 2,198 njësi matëse të tilla.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për Energjinë Elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme. Ndërkohë, në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka nisur në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët./ Monitor

energjia elektrike kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë