LIVE UPDATES
Aktualitet

Pritshmëritë e turizmit, një tjetër vit mes pasigurish

Shqipëria pritet të regjistrojë edhe këtë vit një rritje në numrin e vizitorëve të huaj, edhe pse janari nisi dobët nën ndikimin e motit të pafavorshëm.

14 Mars 2026, 07:52 Nga E. D

Pritshmëritë e turizmit, një tjetër vit mes pasigurish

Turizmi në Shqipëri pritet të rritet me rreth 5–10% në vitin 2026, por mbetet i ekspozuar ndaj problemeve të vjetra që krijojnë pasiguri për sezonin. Viti i shkuar u përkufizua nga një numër më i lartë vizitorësh, por që shpenzonin më pak, një sinjal i cili duhet të shërbejë si reflektim. Ecuria do të varet nga qasja që qeveria dhe të gjithë palët e tjera do të kenë ndaj sfidave konkrete duke nisur nga paqartësia mbi Aeroportin e Vlorës te mungesa e ujit në Golem, infrastruktura dhe trafiku në disa rajone, menaxhimi i plazheve.

Viti 2026 mund të jetë më i mirë për turizmin sepse Shqipëria ofron pikërisht atë që trendet botërore të turizmit po kërkojnë: autenticitetin, natyrën, gastronominë, por që potenciali të shfrytëzohet siç duhet, secili duhet të luajë rolin e tij, duke vepruar, jo duke lexuar shifra rekordesh që nuk thonë asgjë. Me një strategji tashmë të miratuar, vendi duhet të shkojë drejt një modeli të qëndrueshëm që i garanton një turizëm gjithëvjetor dhe cilësor.

Shqipëria pritet të regjistrojë edhe këtë vit një rritje në numrin e vizitorëve të huaj, edhe pse janari nisi dobët nën ndikimin e motit të pafavorshëm.

Por edhe sikur moti të kishte qenë i mirë, turizmi po trashëgon probleme të vjetra, disa prej të cilave mbeten shqetësuese për operatorët turistikë. Këto përfshijnë çështje elementare, por edhe sfida kronike që përsëriten sezon pas sezoni dhe ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e sektorit.

Pritshmëritë për vitin 2026 parashikojnë një rritje prej 5-10% të vizitorëve, një shifër që përputhet me trendin e kontratave të turizmit të organizuar dhe ofron një panoramë të qartë të asaj që mund të presim këtë vit. Kjo rritje modeste shihet me optimizëm, por edhe me pasiguri, pasi ekziston frika se pritshmëritë e turistëve mund të mos përmbushen për shkak të problemeve më elementare e deri te shërbimi.

Prej periudhës post-pandemi dhe veçanërisht gjatë viteve 2023–2025, turizmi shqiptar ka treguar rritje të vazhdueshme, por vitin e shkuar u regjistrua një sinjal paralajmërues: megjithëse numri i turistëve u rrit, shpenzimet e tyre ranë.

Të paktën kështu ishte pretendimi i hotelierëve dhe agjencive turistike të shpreheshin se turistët me kërkesa më të larta, që konsumojnë dhe shpenzojnë më shumë, ishin më pak në numër se në 2024-n.

Viti 2026 hap një kapitull të ri për sektorin: mund të shënojë një tjetër rekord dhe të rrisë turizmin cilësor, ose, nëse problemet kalohen me indiferencë, mund të jetë një vit i kthesës që askush nuk e dëshiron, zbehjen e sezonit. Drejtimi do të varet nga masat që do të merren nga të gjitha palët për të reflektuar ndaj gabimeve dhe për të përmirësuar ato.

Pasiguritë e një sezoni nga Aeroporti i Vlorës tek uji në Golem

Aeroporti i Vlorës, i cili pritej të hapej vitin e shkuar, është kthyer edhe këtë vit në të njëjtën dilemë, pavarësisht garancive që u dha se kjo verë do të shënonte fluturimet e para.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet se ende nuk ka një datë të saktë për fluturimet dhe kjo e ka vënë palën shqiptare disi në vështirësi me partnerët e huaj me të cilët kanë marrëveshje për kontratat e garancisë.

“Kemi bërë disa takime me të dyja palët që janë mbajtëse të kontratës për këtë aeroport, por nuk po marrim një përgjigje përfundimtare nëse do të hapet apo jo. Askush nuk di të thotë një afat të saktë.

Na është thënë se do të përfundojë si projekt dhe ne kemi pasur edhe vizita brenda ndërtimit të aeroportit, ku gjërat duken se kanë ecur. Megjithatë, një datë të saktë askush nuk di. Ajo që ka rëndësi është edhe certifikimi i aeroportit, përveç përfundimit të ndërtimit, që të nisë operimi”, – tha z. Kasa.

Sipas tij, hotelet në Vlorë kanë marrë këstet e para të pagesave dhe disa edhe të dytët, ndërkohë që nga Aeroporti llogaritet të jenë deri në 12 chartera në javë me polakë, çekë e nordikë që kanë bërë rezervimet e tyre.

Ulja e tyre në Vlorë mbetet ende e pasigurt dhe gjasat që të përsëritet skenari i vitit të shkuar, kur uljet u bënë në Tiranë dhe transfertat me autobus nuk janë zero. Por sipas z. Kasa, agjencitë e huaja ndoshta nuk do të kenë të njëjtin mirëkuptim që treguan më parë sepse klientët mund të bëjnë anulime.

Golemi, nga ana tjetër, që është i preferuari tradicional i turizmit të organizuar mund të hasë edhe këtë vit sfidën e ujit. Riparimet në digën e Manskurisë lanë vitin e shkuar këtë rajon pa ujë dhe autobotet u kthyen në një refren shpëtimi për strukturat hoteliere, kurse për të huajt në një çështje të habitshme.

Deri më tani nuk ka asnjë raportim nga autoritetet nëse riparimi ka mbaruar apo jo dhe çfarë do të ndodhë këtë sezon. Mungesa e ujit dhe energjisë nuk shihej si problem prej vitesh për turizmin në vend por viti 2025 i solli në tryezë të dyja këto në rajone të ndryshme.

Infrastruktura, trafiku dhe transporti publik, ende lënë për të dëshiruar

Prej vitesh përfaqësues të sektorit të turizmit ngrenë shqetësimin e infrastrukturës së dobët, transportit publik jocilësor dhe trafikut si pengesat kryesore apo sfidat më të mëdha të sezonit. Pavarësisht kësaj përsëritje, përmirësimet janë të ngadalta, zgjidhjet të përkohshme apo që e zhvendosin problemin në një tjetër rajon.

“Problemet kryesore që mund të pengojnë zhvillimin e turizmit shqiptar në 2026 lidhen me infrastrukturën dhe menaxhimin e mjedisit. Një sfidë e madhe mbetet ndotja e ujërave larës, për shkak të derdhjes së ujërave të ndotura pa trajtim të duhur, që kërcënon jo vetëm shëndetin publik, por edhe cilësinë e destinacioneve bregdetare.

Një tjetër problem i dukshëm është menaxhimi i mbeturinave, ku Bashkitë dhe Komunat shpesh nuk janë në gjendje të sigurojnë mbledhjen, depozitimin dhe përpunimin e tyre në mënyrë efektive, duke krijuar pamje jo të këndshme dhe pasoja ekologjike.

Në aspektin e lëvizjes së turistëve, mungesa e transportit publik cilësor paraqet pengesë serioze” shprehet Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve.

Në të njëjtën linjë është edhe z. Kasa i cili shton se  detyrimi i sipërmarrjes për të instaluar impiante të pastrimit të ujit ka krijuar një problem real për të gjithë pasi ata që i kanë instaluar ato hasin në rezistencën e klientëve e ata që nuk i kanë instaluar nuk kanë mundësi fizike në terren për t’i vendosur.

“Kushti për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujërave është një problem i madh, sepse praktikisht po hasen shumë vështirësi. Së pari, bizneset po gjobiten për mungesën e këtyre impianteve me gjoba që arrijnë deri në 2.4 milionë lekë.

Shumë prej tyre i kanë vendosur dhe kanë hasur në rezistencën e klientëve që ankohen për erën e keqe. Ka subjekte të tjera që nuk kanë mundësi fizike në terren se ku t’i instalojnë. Zgjidhjen e kësaj duhet ta gjejë shteti”, shprehet z. Kasa.

Qeveria ndryshon menaxhimin e plazheve por a do të funksionojë kjo?

Ankesat e shpeshta për çmime shpesh abuzive sidomos në rrjete sociale, aty ku janë sytë e së gjithë botës, bënë që qeveria të paralajmëronte që vitin e shkuar se menaxhimi i plazheve do të ndryshonte.

Vendorët që janë të ngarkuar me këtë përgjegjësi menaxhimi do të kenë më shumë detyrime teksa jo çdo subjekt do të mund të përfitojë një hapësirë për stacion plazhi. Qeveria prezantoi edhe çmimet tavan për ccadrat dhe shezlonet si një mekanizëm për të mos lejuar rritje stratosferike të tyre. Por a është ky një model që do të funksionojë? Zak Topuzi shprehet se ky model i kombinuar privat-publik shtron para pikëpyetjet e tij.

“Në parim, ky model synon të rrisë standardin e shërbimeve, të përmirësojë pastërtinë dhe organizimin profesional të plazheve, si dhe të garantojë komoditet për turistët dhe banorët vendas pa i shndërruar pushimet në një barrë financiare.

Ligji gjithashtu përcakton më qartë përgjegjësitë e Bashkive dhe autoriteteve lokale në menaxhimin e vijës bregdetare, duke tentuar të adresojë dhe të përmirësojë problematikat kronike si mbeturinat, pastrimi dhe mungesa e stafit të trajnuar.

Megjithatë, mbetet pyetja thelbësore nëse ky ndryshim është i mjaftueshëm për të stabilizuar përfundimisht një problem që rikthehet çdo sezon. Skepticizmi është i arsyeshëm, pasi Bashkitë kanë treguar paaftësi të vazhdueshme në menaxhimin e territorit në tërësi dhe kanë dështuar më parë edhe në administrimin e vijës bregdetare.

Në shumë raste, ato nuk arrijnë të mbajnë të pastra as rrugët nacionale brenda juridiksionit të tyre, duke vënë në pikëpyetje kapacitetin për të menaxhuar një sektor edhe më kompleks si plazhet”, nënvizon z. Topuzi.

Sa u takon çmimeve tavan, ai shprehet se nga Vlora në Shëngjin, plazhet kanë pasur hapësira me 10 euro çdo sezon, çka tregon se problemi nuk ka qenë çmimi, por mungesa e standardeve, kontrollit real dhe respektimit të hapësirave publike, veçanërisht për komunitetet që banojnë në vijën e dytë dhe më tej.

Edhe për z. Kasa, kjo qasje e re për plazhet nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim domethënës madje mund të sjellë kufizime për hotelet.

“Nuk mendoj se kjo do të sjellë ndonjë ndryshim të madh. Si për çudi, jemi dëshmitarë edhe vetë në Jug që plazhet me pagesë 50 euro çadra ishin të mbushura plot, ndërsa plazhi publik bosh. E dyta, shumë prej hoteleve që punojnë me turizëm të organizuar nuk i kanë plazhet me pagesë dhe i kanë të përfshirë në çmim. Një situatë si kjo e ndarjes së plazheve duhet të shihet me kujdes.

Ulja e numrit të çadrave në një për dhomë për hotelet mund të sjellë probleme dhe të krijojë konfuzion, pasi mund të mbeten klientë pa çadra dhe të rritet numri i ankesave apo të përkeqësohet vlerësimi kur bëhet anketa nga operatorët e huaj që i sjellin”, nënvizon z.Kasa.

Turizmi i dobët në janar, vijnë italianët, ngec Kosova, bien malazezët e turqit

Janari ka qenë i dobët për turizmin në vend, i ndikuar dhe nga moti jo shumë i favorshëm. Sipas INSTAT, në janar, në vend hynë 552 mijë shtetas të huaj, me rënie prej 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për krahasim, në janar 2025, hyrjet e të huajve u rritën me 14.5%, ndërsa në 2024-n, zgjerimi ishte gati 30%.

Nëse shihen sipas shtetasve, pothuajse nga të gjitha vendet ka një ngadalësim të dukshëm të interesit për Shqipërinë, në mos edhe rënie.

Peshën kryesore vijojnë ta mbajnë turistët nga Kosova, me 43% të totalit në muajin e parë të këtij viti. Në janar, hynë 238 mijë shtetas nga Kosova, pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë.

Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, hyrjet nga Kosova ishin rritur me 10%.

Italianët vijojnë të jenë të dytët, me 12.5% të totalit. Hyrjet nga shtetasit italianë u rritën me 8.5%, që ndonëse në përmirësim është larg zgjerimit dyshifror të viteve të mëparshme. Shtrenjtimi i çmimeve ka stepur italianët, që përgjithësisht njihen si turistët me koprracë.

Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, që ka parë një rritje prej rreth 4%, duke zënë 9.4% të hyrjeve nga të huajt në vend. Një pjesë e shtetasve nga vendi fqinjë po vijnë së fundmi tranzit, duke udhëtuar përmes Aeroportit të Rinasit.

Mali i Zi është në vend të katërt, me 9.3% të personave që hynë në vend në janar. Nga ky vend kanë ardhur 51.4 mijë shtetas, me një tkurrje të fortë prej 12.9% me bazë vjetore. Edhe nga Mali i Zi, ka shumë shtetas që frekuentojnë Aeroportin e Rinasit.

Listën e vijon Greqia, me 46 mijë hyrje, (8.3% e totalit), me një rënie prej 1.6,

Në tkurrje të fortë ishin dhe shtetasit nga Turqia, me një rënie prej 20%. Edhe nga Mbretëria e Bashkuar erdhën më pak turistë (-8%).

Francezët dhe gjermanët ishin risia e vitit të kaluar, që u dyndën drejt Shqipërisë, duke shënuar rritje dyshifrore. Janari ka qenë i dobët dhe për ta. Hyrjet e shtetasve gjermanë u rritën vetëm me 4.5% në janar, ndërsa ata francezë ishin me rënie (6.4%)/MINITOR

turizmi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale