LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia greke në kërkim të "Miços", skifterit shqiptar me "çelësa magjike"! Zhdukte makinat në sekondë

Deri më tani, 34-vjeçari, pronari i servisit, ka rënë në prangat e autoriteteve dhe është dërguar në Prokurori, ndërsa “Miço” shqiptari dhe një tjetër anëtar i grupit janë në kërkim.

20 Gusht 2022, 21:49 Nga e.k
Policia greke në kërkim të "Miços", skifterit
Foto ilustruese

GREQI- Policia greke është vënë në ndjekje të një grupi hajdutësh që drejtohen nga shqiptari me pseudonimin "Miço'. Grupi akuzohet për një numër të madh makinash të vjedhura që më pas i shisnin për pjesë këmbimi.

“Miço” është koka e grupit famëkeq shkruan Protothema, ai kishte aftësinë që t’i zbërthente makinat në pak minuta. Shqiptari me “çelësat magjikë” zhdukte makinat në moment dhe më pas i hidhte në tregun e zi për pjesë, ndërsa fshihte çdo gjurmë.

Nga dosja hetimore e bërë publike nga Protothema është zbardhur edhe mënyra e funksionimit të organizatës që ishte në shënjestër të Policisë greke.

Deri më tani, 34-vjeçari, pronari i servisit, ka rënë në prangat e autoriteteve dhe është dërguar në Prokurori, ndërsa “Miço” shqiptari dhe një tjetër anëtar i grupit janë në kërkim.

Avokati i të arrestuarit, Alexandros Papaioannidis, referuar çështjes, tregon për protothema.gr se “klienti im që në fillim ka deklaruar në polici se nuk ka kryer as veprën më të vogël të kundërligjshme. Ai punon legalisht dhe biznesi familjar është i ligjshëm në çdo aspekt. Të gjitha provat do t’i dorëzohen hetuesit kompetent”.

Zbulimi i rrjetit ka nisur mëngjesin e 18 gushtit. “Në orët e mëngjesit të datës 18 gusht 2022, një grua ka shkuar në Departamentin e Sigurisë Pagratio dhe ka denoncuar vjedhjen e një makine Hyundai ngjyrë gri, me vlerë totale rreth 7500 €, e cila ishte marrë nga Pagratio gjatë periudhës 16 gusht 2022 deri më 18 gusht 2022.

Një sistem gjurmimi GPS i ishte vendosur më parë makinës së vjedhur dhe viktima iu drejtua aplikacionit për të gjurmuar lëvizjet e fundit të mjetit. Nga historiku i aplikimit ka rezultuar se në orën 3:21 të datës 18 gusht 2022, makina e saj ka qenë e parkuar në kryqëzimin e rrugëve Velestinou dhe G. Kondili në Haidar, ndërsa më pas ka qenë duke lëvizur në zonën e Pallinit.

Rreth orës 11:00 pajisja ka lëshuar sinjal në kilometrin e 17-të të Avenue Spaton në Pallini. Pronarja e makinës është afruar në vendngjarje dhe ka gjetur në një kasolle automjetin e vjedhur dhe një burrë që po çmontonte pjesët e tij.

Ajo ka njoftuar menjëherë policinë, të cilët kanë kapur  personin që ishte duke çmontuar mjetin. Siç kanë konstatuar, është vetë pronari i akuzuar që u ka thënë gojarisht se mjeti në fjalë i është dorëzuar në orët e mëngjesit pa targa dhe pa leje, nga një person me origjinë shqiptare i quajtur “Miço”.

Kjo zonë ka qenë “baza” e grupit kriminal pasi aty janë zbërthyer automjetet në pjesë të ndryshme, me qëllim asgjësimin e mëtejshëm si pjesë këmbimi. Përpara se të transportonte automjetet në zonën e sipërpërmendur, grupi kriminal fshihte çdo provë që mund të çonte tek pronari i vërtetë i mjetit si patentë, targa, dokumente të tjera identifikimi.

greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet