LIVE UPDATES
Aktualitet

Menaxhimi i zjarreve në Shqipëri, VOA: Bashkitë janë përgjegjëset kryesore, të krijohen skuadra

Gushti është muaj intensiv në Shqipëri për menaxhimin e zjarreve që shpesh nuk dëmtojnë vetëm sipërfaqe pyjore, kullota apo toka bujqësore, por rrezikojnë edhe zona të banuara.

20 Gusht 2022, 20:58 Nga I.A
Menaxhimi i zjarreve në Shqipëri, VOA: Bashkitë janë
Zjarri

TIRANË- Zjarret vazhdojnë në shumë zona në Shqipëri, duke dëmtuar sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke rrezikuar në mjaft raste edhe zonat e banuara. Gushti është muaj intensiv në Shqipëri për menaxhimin e zjarreve që shpesh nuk dëmtojnë vetëm sipërfaqe pyjore, kullota apo toka bujqësore, por rrezikojnë edhe zona të banuara. Të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes flasin se në vend shënohen mbi 20 vatra zjarri në ditë.

Bashkitë janë përgjegjëset kryesore pas reformës territorial të 8 viteve më parë për menaxhimin e zjarreve dhe sfidat e tyre janë të mëdha. Shqipëria ka veçorinë e terreneve të vështira për të ndërhyrë dhe janë të njohura kapacitetet e vogla të mjeteve zjarrfikëse dhe vjetërsia e tyre, thotë Kleanthi Mandi, një inxhinier pyjesh në Gjirokastër. Sipas tij, vëmendja më e madhe duhet përqëndruar tek parandalimi i zjarreve.

“Më mirë është t'i parandalojmë sesa të ndërhyjmë për t'i shuar sepse mundësitë tona për terrenet dhe relievin e vendit tonë janë shpesh të pamundura për t'i fikur zjarret në pyje dhe kullota. Zjarret shfaqen gjithmonë në zonat malore, në zonat e vështira rurale ku edhe mjetet zjarrfikëse janë larg në qendrat kryesore urbane. Nëse do të kemi një informim më të mirë të komuniteteve vendore, një ndërgjegjësim të banorëve dhe barinjve të këtyre zonave ne do ta bëjmë parandalimin më të mirë”.

Një hap tjetër, thotë më tej zoti Mandi, është krijimi i skuadrave të ndërhyrjes të cilat në jo pak raste egzistojnë formalisht në letra.

“Vërtet janë krijuar në zonat ruale në çdo fshat skuadrat e mbrojtjes nga zjarri, 5 apo 7 deri në 10 persona por këto janë të pambështetura me mjete fikëse e ndërhyrëse të cilat duhet t'i planifikojë pushteti vendor.”

Qarku Gjirokastër përfshin 7 njësi vendore ku bashkia ka përhapjen më të gjerë dhe repartin kryesor të zjarrfikësve. Rreth 20 hektarë pyje dhe kullota janë dëmtuar këtë vit në këtë bashki ndërsa në nivel qarku dëmet nga zjarret janë shumë më të mëdha sidomos në Bashkinë Dropull.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë e Gjirokastrës Adrtik Onjea thotë se nisur nga pasojat e vitit të shkuar ku nga zjarret humbën jetën dy persona dhe u dogjën qindra hektarë pyje dhe kullota, këtë vit është synuar një kordinim më i mirë.

“Në çdo njësi kemi një deri dy vrojtues nëpër pika të caktuara dhe të koordinuar me grupet vullnetare në terren dhe me shërbimin 24 orë të emergjencave dhe policisë. Është një skemë që po funksionon për evidentimin në kohë të rënies së zjarreve dhe shuarjen e tyre pa marrë përhapje.”

Parandalimi kërkon veprime në terren të të gjitha organeve ligjzbatuese pasi dëmtimet nga zjarret janë me pasoja të mëdha për habitatet thotë Joni Vorpsi, me Qendrën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.

"Zjarret që kanë rënë në pjesën veriore apo edhe në Jug të Shqipërisë, disa vatra të mëdha si ajo në Munellë apo në Sazan janë zona, pyje që do duan një kohë shumë të gjatë të rikuperohen. Ato nuk shërbejnë më si habitat i përdorshëm për jetën e egër në vitet e mëvonshme. Parandalimi është gjithmonë më efektiv se shuarja e zjarrit. Ne e dimë që në një periudhë të caktuar, siç është korriku dhe gushti, zjarret përhapen më shpejt, janë më të shumta dhe në atë periudhë agjencitë ligjzbatuese duhet të jenë të gjitha në terren duke kontrolluar pikërisht këto zona të rëndësishme natyrore. Një tjetër masë që do të ndihmonte parndalimin e zjarreve është ndëshkimi i zjarrvënësve".

Të dhëna të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare tregojnë se mes viteve 2015-2020 u proceduan penalisht për zjarrvënie të qëllimshme të pyjeve 134 persona por në këtë hark kohor rezultojnë vetëm 2 persona të dënuar. Zoti Mandi thotë se ndëshkimi i piromanëve do të ulte tendencat e vendosjes së zjarreve.

“Ka qenë një problem prej kohësh mosndëshkueshmëria e zjarrvënësve. Shpesh bëhet një sy qorr, jo vënia padashje e justifikime të tjera. Zjarri është gjithmonë nga dora e njeriut".



Por ndërsa në shumë vende europiane si një masë efikase shihet edhe sigurimi nga zjarret, në Shqipëri skema të tilla përdoren për shtëpitë por jo për pronat bujqesore apo pyjet private. Asllan Karagjozi, i cili punon me një kompani sigurimesh në Gjirokastër, thotë se për disa muaj po zhvillojnë një fushatë tek banorët për të rritur sigurimin nga zjarri por interesi mbetet ende i ulët.

"Ne jemi në një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur sigurimet për zjarret që e kemi nisur që në maj. Çmimi sigurimit në vit është shumë i ulët, gati 4 herë më i ulët se sigurimi i një automjeti. Për makinën, qytetari e bën sepse sigurimi është i detyrueshëm ndërsa për shtëpinë që është 4 herë më lirë nuk e bën dhe që dëmi është shumë herë më i madh nga dëmi që pëson një makinë. Unë jam dhe anëtar i Këshillit Bashkiak dhe vë re se gati në çdo mbledhje miratojmë kompesime për familjet që u digjen shtëpitë nga zjarri”.

Sigurimet për zjarret, thotë ai, vijnë kryesisht kur detyrohen nga kreditë bankare apo kontrata sipërmarrëse. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës në Shqipëri gjatë vitit 2021, vihet re një rritje me 9.8% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2020.

Marrë nga VOA

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet