10 Janar 2025, 10:31
Nga ZH.LL
policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të bluve, një 31-vjeçar u kap me lëndë narkotike me vete. Dy persona u arrestuan pasi kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Një 20-vjeçar u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin e tij, ku gjetën një armë e ftohtë dhe dorezë metalike.
Ndërkohë, një tjetër rast dhune në familje ka çuar në pranga një 28-vjeçar. Një tjetër u konstatua duke kryer punime pa leje. Ndërsa një 34-vjeçar u vu në pranga pasi ka aksidentuar një të mitur 13-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Sektori për Hetimin e Narkotokëve arrestoi në flagrancë shtetasi K. Xh, 31 vjeç, sepse në bulevardin “Gjergj Fisha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën e sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë.
Komisariati i Policisë Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasit:
E.Ç, 49 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke u konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese.
E.K, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë(dorezë metalike).
Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasi Gj.R, 51 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtime pa lejen e organeve kopetente.
Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin V. R, 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, 24 vjeç, sepse ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi nuk u konstatua në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin F.S, 34 vjeç, pasi në Bathore, ka aksidentuar këmbësoren e mitur 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
tirane arrestime
Aktualitet
10 Janar 2025, 10:26
M.B
Kryepeshkopi Anastas
ATHINA- Gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas është përkeqësuar sipas një njofti...
Aktualitet
10 Janar 2025, 10:18
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë...
Aktualitet
10 Janar 2025, 10:00
ZH.LL
shkoder
SHKODËR- Dy vëllezërit, Arjon dhe Klisman Hasa kanë dalë sot para gjykatës së Shkodrës kur pritet të n...
Aktualitet
10 Janar 2025, 10:06
M.B
Dritan Rexhepi
TIRANA- "Mbreti" i kokainës, Dritan Rexhepi, është paraqitur sot në GJKKO, ku pritet të njihet me masën e...
Aktualitet
10 Janar 2025, 09:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 51-vjeçar me inicialet A. H., pasi mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë që kishte n&eu...
Aktualitet
10 Janar 2025, 09:42
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Situata e gripit të shpendëve në vendin tonë është është në kontroll, q&eum...
Aktualitet
10 Janar 2025, 09:40
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një 32-vjeçari është arrestuar pasi është kapur me doza kokaine gati për shitj...
Aktualitet
10 Janar 2025, 09:19
M.B
Foto nga operacioni
DURRËS- Një ambient i përshtatur për ushtrim prostitucioni nga dy tutore kineze që u shpallën në...
Aktualitet
10 Janar 2025, 08:51
M.B
Sajma Qordja
TIRANA- Denoncim i një vajze se është dhunuar dhe marrë peng nga disa persona ka ngritur në këmbë RENE...
Aktualitet
10 Janar 2025, 08:18
ZH.LL
foto ilustruese
LEZHË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në superstradën Lezhë...