LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikohet VD- Ky është momenti kur mbërrijnë 13 shqiptarët e shpëtuar nga Siria

Ky është momenti kur 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shqiptarë të tjerë të Kosovës që u larguan nga kampet e ferrit.

29 Maj 2022, 09:18 Nga DOSJA
Publikohet VD- Ky është momenti kur mbërrijnë 13

TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e saj javor ku njofton se janë arrestuar 144 persona dhe 461 janë ndjekur penalisht për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kësaj jave janë kryer 20 operacione policore ku në 4 prej tyre janë goditur veprimtaritë e bandave kriminale në fushën e narkotikëve. Po ashtu, janë siguruar edhe pamjet e mbërritjes në Shqipëri të 13 shqiptarëve të shpëtuar nga kampet në Siri, duke finalizuar kështu operacionin e katërt për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendeshin në kampet e luftës. Ky është momenti kur 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shqiptarë të tjerë të Kosovës që u larguan nga kampet e ferrit.

Ata u pritën nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në aeroportin e Kosovës. Bashkë me Çuçin ka qenë edhe homologu i tij Nga Kosova, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi. Gjithashtu policia thotë se ka finalizuar me sukses dhe profesionalizëm mbarëvajtjen e finales së Conference League ditën e mërkurë duke ruajtur kështu imazhin e vendit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, në një javë!

Angazhim, përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe luftuar krimin.

√ Një super sfidë e fituar me dinjitet dhe profesionalizëm nga Policia e Shtetit, në interes të imazhit të vendit, në kuadër të finales së UEFA Conference League.

√ Është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Extraction 4”, si rezultat i të cilit u riatdhesuan në Shqipëri, nga kampet e përqëndrimit në Siri, 13 shtetas. Operacioni vijon, me qëllim identifikimin, lokalizimin, nxjerrjen dhe riatdhesimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në këto kampe, në Siri.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 633 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 461 janë proceduar penalisht dhe 28 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 48 persona në kërkim, 44 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Extraction 4”, “Light”, “Behram”, “Three”, “Camouflage 8”, “Seria A”, “Stroke”, “Outside”, "Camel", “Alert”, “Çifliku”, "Road Guard" (2 raste), "Rent a car", "Game Over", "Domgjoni", “Bakery”, “Avalon”, "Tregtan" dhe "Perimetri".

•Prej këtyre: 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve; 1 operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të dënuar me 14 vjet burgim, për vrasje; 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm dhe disa operacione të tjera, për kapjen e personave në kërkim kombëtar, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe lojërave të fatit.

•Gjatë kësaj jave është evidentuar dhe shkatërruar 1 laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave dhe 1 ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, si rezultat i të cilëve u sekuestruan 16 pajisje që gjeneronin kriptomonedha, 57 kg bimë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe 100 bimë të tjera të kultivuara.


•Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar gjithashtu, dhjetëra doza me kanabis dhe kokainë, kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, mijëra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, sasi të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 13 automjete, 1 motomjet dhe 17 celularë.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë gjahu, 6 thika, 4 doreza metalike, municion luftarak etj.

•Janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 58 raste të dhunës në familje. Gjithashtu, është parandaluar 1 ngjarje kriminale, në fushën e krimeve kundër jetës dhe personit.

•Janë evidentuar dhe goditur 31 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 32 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi në akset rrugore më me risk duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 689 leje drejtimi, nga të cilat: 523 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 116 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 50 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 31 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 14.832 masa administrative, si dhe janë zvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.

•Janë realizuar me sukses mbi 200 eskortime të tifozëve, delegacioneve dhe skuadrave, pjesëmarrës në finalen e UEFA Conference League.

Policia Kufitare/Angazhim dhe përkushtim për përballimin me sukses të fluksit të jashtëzakonshëm të shtetasve të huaj dhe shqiptarë që përdorën pikat e kalimit kufitar gjatë kësaj jave. Njëkohësisht kanë vijuar kontrollet intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 6 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar penalisht 12 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 5 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe vijojnë operacionet ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

(d.a.k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?