Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
Vidovdani është gjithashtu festë fetare, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe tradicionalisht mban një shërbesë përkujtimore në Gazimestan për ushtarët e rënë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

KOSOVË- Disa njerëz u shoqëruan në polici pas shënimit të festës së Vidovdanit në Gazimestan të dielën, rreth dhjetë kilometra larg Prishtinës, ku zakonisht mblidhen serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit çdo 28 qershor për ta përkujtuar betejën kundër ushtrisë osmane në Kosovë në vitin 1389.
Vidovdani është gjithashtu festë fetare, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe tradicionalisht mban një shërbesë përkujtimore në Gazimestan për ushtarët e rënë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.
Edhe këtë vit, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan pati prani të madhe të policës kosovare. Në hyrje, oficerët policorë ua shpërndanë vizitorëve një njoftim ku thuhej se nuk do të tolerohej "mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare ose politike".
Në atë njoftim thuhej gjithashtu se do të arrestoheshin të gjithë ata që kryenin ndonjë nga këto vepra penale.
Disa nga të pranishmit në Gazimestan, ndër të tjera, brohoritën "Kosova është Serbi" ose kënduan këngë kushtuar Kosovës dhe Vidovdanit.
Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit - tha se disa pjesëtarë të komunitetit serb u shoqëruan në polici, edhe pse atyre nuk iu paraqit "asnjë dokument me shkrim që shpjegon arsyet e ndalimit".
"Në lidhje me këtë veprim, të cilin e konsiderojmë si një përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të represionit të regjimit në Prishtinë, kemi njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe u kemi kërkuar që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve", thuhet në deklaratë.
Autoritetet kosovare nuk kanë komentuar ende.
Ndërkohë, gjatë shënimit të Vidovdanit në vitin 2025, autoritetet ligjzbatuese të Kosovës shoqëruan 17 njerëz për marrje në pyetje në stacion policor për shkak të "nxitjes së urrejtjes" dhe "veshjeve provokuese".
Ndryshe, gjatë shënimit të Vidovdanit, edhe shfaqja e flamurit të Serbisë shpesh ka qenë burim tensionesh.
Vitin e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë e shfuqizoi vendimin e Komunës së Graçanicës që lejonte vendosjen e flamurit serb me rastin e Vidovdanit, me arsyetimin se komuna kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare në Kosovë.
Ndërkohë, në mesin e qershorit të këtij viti, vendet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca, si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, u dërguan një letër autoriteteve qendrore dhe lokale, duke u thënë atyre se përdorimi i simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve pakicë është e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta.
Neni 59 i Kushtetutës së Kosovës u garanton të gjitha komuniteteve të drejtën për të përdorur dhe shfaqur simbolet e tyre kombëtare, për të ruajtur dhe zhvilluar kulturën e tyre, si dhe për të pasur qasje në arsim dhe informim në gjuhën e tyre.
Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989. Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar gjatë tri vjetëve të fundit të marrë pjesë në shënimin e Vidovdanit, por shtoi se "asnjë ndalim dhe asnjë pengesë politike nuk mund ta zbehë vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë çdo shtëpie dhe çdo familjeje serbe që jeton në Kosovë dhe Metohi"./REL
Foto ilustruese DHËRMI– Një tjetër operacion shpëtimi është duke u zhvilluar këtë të diel në Gjirin...
MALLAKASTËR – Një vatër e madhe zjarri në fshatin Hekal të Mallakastrës ka vënë në alarm autoritetet lokale...
Foto ilustruese VLORË- Një konflikt për motive pronësie ka çuar në pranga ish-drejtorin e Policisë së Vlor&e...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Shtetit në Tiranë ka vendosur në pranga ditën e sotme shtetasit Sefedin Ahmetaj, 63-vjeç, dhe ...
Foto ilustruese KOSOVË- Një shtetas spanjoll është arrestuar në Kosovë, pasi dyshohet se ka rrëm...
Foto ilustruese ELBASAN- Dy automjete tip Volsvagen dhe Audi janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit ...
Foto ilustruese TIRANA- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, p...
Pamje TIRANË- Rreth 100 efektivë policie kanë shkuar tek Kryeministria dhe pasi kanë larguar protestuesit, që kanë kaluar nat...
Pamje TIRANË- Një incident është shënuar pak minuta më parë para Kryeministrisë, ku policia ka larguar me forc...
Pamje VLORA- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Novoselë, ku një automjet është përplasur me një mo...