LIVE UPDATES
Aktualitet

Po prisnin 200 kg kokainë të fshehur në një kontejner/ Goditet banda kriminale shqiptare në Spanjë, arrestohen tetë persona

Pesë prej tyre u kapën më 12 janar, kur banda po hante në një restorant në Vigo, përpara se të shkonin të merrnin një ngarkesë prej 200 kilogramësh që kishte mbërritur në port me metodën e ashtuquajtur “grepi i verbër”.

23 Janar 2026, 18:31 Nga E.d
Po prisnin 200 kg kokainë të fshehur në një kontejner/
Foto ilustruse

SPANJA- Policia dhe Agjencia Tatimore e Spanjës arrestuan tetë të dyshuar, disa prej tyre teksa po hanin në një restorant, përpara se të merrnin një ngarkesë prej 200 kilogramësh kokainë që kishte mbërritur në një kontejner me anije tregtare nga Amerika e Jugut. Ishte importi i parë, por agjentët e penguan që të futej në Spanjë.

Mediat e huaja shkruajnë se Policia Kombëtare dhe Agjencia Tatimore kanë arrestuar tetë anëtarë të një klani shqiptar të dedikuar për trafikun detar të lëndëve narkotike përmes anijeve me kontejnerë, midis Amerikës Latine dhe Vigos. Pesë prej tyre u kapën më 12 janar, kur banda po hante në një restorant në Vigo, përpara se të shkonin të merrnin një ngarkesë prej 200 kilogramësh që kishte mbërritur në port me metodën e ashtuquajtur “grepi i verbër”. Ata duhej të tërhiqnin katër pako me logon Kia. Autoritetet i ndiqnin që nga viti 2024.

Një javë më vonë, ranë në pranga edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë në Galici. Me këtë goditje, të quajtur operacioni Monterrey, autoritetet kanë penguar një plan për të futur kokainë në Galici dhe kanë sekuestruar 20.000 euro. Droga e konfiskuar u ekspozua në komisariatin e Vigos, në prani të autoriteteve policore dhe të Agjencisë Tatimore. Udhëheqësi i këtij rrjeti ishte një vartës i një trafikanti historik, i ndarë nga jeta në vitin 2025 dhe i njohur si “narkosi i ëikipedias”.

I ndjeri Brian Colin Charrington, britanik 68-vjeçar, i njohur si “narkosi i ëikipedias” dhe banor i bregdetit të Alicantes, publikonte shpesh video të “bëmave” të tij në portale online dhe tregonte historikun e arrestimeve të tij në enciklopedinë e internetit për trafik droge në disa vende. Ai kishte kontakte me Evropën Lindore dhe konsiderohej truri i një rrjeti që lëvizte ngarkesa droge prej 1.100 kilogramësh ose më shumë midis Surinamit dhe Valencias. Në vitin 2024, policia çmontoi një pjesë të rrjetit të tij dhe arrestoi 30 prej njerëzve të tij. Ai ndërroi jetë në korrik të vitit të kaluar në një spital në Alicante.

Policia pohon se grupi shqiptar, i lidhur me “narkosin e ëikipedias” kishte bashkëpunimin e një organizate galiciene për t’u vendosur në Galici. Kjo dërgesë e penguar nga hetuesit ishte përpjekja e parë e organizatës për të futur drogë përmes portit të Vigos.

Në total, operacioni i përbashkët mes Policisë Kombëtare dhe Agjencisë Tatimore ka çuar në arrestimin e tetë personave, nga të cilët pesë kanë përfunduar në burg si të dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge. Hetimet nisën dy vjet më parë, kur u zbulua ekzistenca e një organizate që përdorte metodën e “grepit të verbër”, domethënë futjen e drogës në kontejnerë në bordin e anijeve tregtare për ta nxjerrë më pas në mënyrë diskrete pasi anija mbërrinte në destinacion. Dërguesi zakonisht ishte një kompani mbulesë ose legale, por pa dijeni për veprimtarinë kriminale.

Më në fund u arrit identifikimi i të gjithë rrjetit dhe të hënën, më 12 janar, u vendos një dispozitiv policor që lejoi lokalizimin e pesë anëtarëve në Vigo, ku kishin mbërritur një ditë para anijes që transportonte drogën. Dy u gjetën në një banesë me qira dhe tre të tjerë u kapën teksa po hanin në një restorant të qytetit. Pjesa tjetër e organizatës u arrestua një javë më vonë, më 20 janar, në një operacion të zhvilluar në A Coruña, Lugo, Madrid dhe zonën e O Salnés.

Është një operacion me 17 muaj hetime. Galicienët janë të vjetër në këtë punë dhe profesionistë”, deklaroi nëndelegati i Qeverisë në Pontevedra, Abel Losada. Hetimi u drejtua nga Gjykata e Hetimit nr. 8 e Vigós.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për “profesionistë me degëzime në mbarë botën”. Është një klan me origjinë shqiptare që ka kontakte në zonat e prodhimit të drogës dhe që kontrollon portet dhe vetë këto zona prodhimi. Pesë të arrestuarit në Vigo përfshijnë tre shqiptarë, një francez dhe një letonez, si dhe disa galicienë, një aleancë që “u jep këtyre organizatave një kapacitet të madh operativ”.

“Goditëm fort të gjithë strukturën: atë të nxjerrjes së drogës, atë që bëri menaxhimin, dhe atë të lidhur në Spanjë”, shpjegoi një drejtues policie. Ai sqaroi se të arrestuarit kishin ardhur në Vigo “vetëm për këtë rast”, pasi do të merrnin përsipër dhe kontrollonin nxjerrjen e drogës. Vijnë në Galici për të bërëb shtoi ai, duke kujtuar se vitin e kaluar u çmontua një tjetër grup shqiptar në Vigo që kishte porositur një anije të mbushur me drogë.

Hetimi lidhi për më shumë se një vit e gjysmë të gjithë anëtarët e zinxhirit dhe çoi në arrestimin e tyre. Policia zbuloi lidhjen me importuesit, pa kapacitetin e importit dhe të dërgimit të drogës dhe, disa javë më parë, identifikoi në Vigo praninë e noterit (personi që verifikon se ngarkesa ka mbërritur e plotë) dhe të pronarit të drogës për ta marrë në dorëzim. Sipas policisë, ata tashmë e kishin marrë kontrollin kur u arrestuan nga njësitë speciale.

Policia theksoi se “Vigo tashmë është një nga portet më të rëndësishme” të narkotrafikut, për shkak të lidhjeve të forta tregtare me vende të ndjeshme për futjen e kokainës. “Vigo është një port shumë i sigurt, por organizatat kanë kapacitet të madh ekonomik” dhe janë në gjendje të veprojnë në Meksikë, Kolumbi, Panama dhe Ekuador, me lidhje tregtare me Vigo. “U përpoqën të vendoseshin në Vigo, por vetëm për të pasur një vend të sigurt ku të merrnin drogën”, përfundoi policia./Dosja.al

spanjë 200 kg kokainë banda kriminale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet