LIVE UPDATES
Aktualitet

”Shteti të marrë përgjegjësitë”/ Komiteti i Helsinkit për përmbytjet në Durrës: Duhet një plan masash nga qeverisja vendore dhe dëmshpërmblimi i banorëve

Sipas tyre, shteti nuk mund të ngarkojë të gjithë fajin tek banorët, por duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësitë e tij duke informuar nëse autoritetet vendore kanë realizuar me përpikmëri detyrat e përgjegjësitë e tyre në këtë drejtim. 

23 Janar 2026, 15:37 Nga E.d
”Shteti të marrë përgjegjësitë”/ Komiteti i
Foto ilustruse

TIRANË- Komiteti i Helsinkit ka reaguar pas përmbytjeve që kanë ndodhur në qytetin e Durrësit. Përmes një deklarate zyrtare, Komiteti i Helsinkit tha se shteti duhet të marrë përgjegjësitë e duhura në lidhje me këtë rast.

Ata thanë se autoritetet lokale referojnë si shkaktarin kryesor të përmbytjeve hedhjet pa kritet të mbeturinave që banorër kanë bërë apo ndërhyrjet në infrastrukturën e sistemit të kanalizimeve.

Sipas tyre, shteti nuk mund të ngarkojë të gjithë fajin tek banorët, por duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësitë e tij duke informuar nëse autoritetet vendore kanë realizuar me përpikmëri detyrat e përgjegjësitë e tyre në këtë drejtim. Së fundmi, KShH thekson nevojën për kryerjen e procesit të vlerësimit, përcaktimit të vlerës së dëmeve dhe ndarjen e dëmshpërmblimeve nga Këshilli i Ministrave.

Njoftimi 

Më datë 16.01.2026 një grup vëzhguesish të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, zhvilluan një monitorim të pjesshëm për verifikimin e situatës së përmbyjtjeve masive të datës 6 Janar që kishin përfshirë disa qytete të Shqipërisë prej disa ditësh. Monitorimi u krye në Bashkinë Durrës, ku u zhvilluan takime me banorë të zonës së “Kënetës” dhe kqyrën në terren shtëpitë e tyre të banimit. Gjithashtu u zhvilluan takime me përfaqësuesit e autoriteteve lokale, dukë përfshirë Administratorin e Njesisë Adminitrative Nr. 6, Prefektin e Qarkut Durrës, përfaqësuesin e Drejtorisë së Shërbimeve Rurale, Bujqësisë, Emergjencave Civile në Bashkinë Durrës.

Duke marrë shkas nga gjetjet e këtij monitorimi si dhe faktin që përmbytjet prekën edhe qytete të tjera të vendit, gjithashtu, edhe rëndësinë që ka e drejta për një jetë familjarë të qetë dhe detyrimet pozitive që shteti ka për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve, KShH vlerëson të ndajë disa shqetësime dhe rekomandime si vijon:

Autoritetet lokale referojnë si shkaktarin kryesor të përmbytjeve hedhjet pa kritet të mbeturinave që shtetasit kanë bërë apo ndërhyrjet në infrastrukturën e sistemit të kanalizimeve. KShH vlerëson se për të arritur në një konkluzion objektiv, nevojitet një verifikim gjithëpërfshirës, duke mbikqyrur edhe realizimin e detyrave nga institucionet e ngarkuara me pastrimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimit, si dhe institucionet që kanë të detyrë të mbrojnë mjedisin, konform parimit “ndotësi paguan”. Shteti nuk mund të ngarkojë të gjithë fajin tek banorët, por duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësitë e tij duke informuar nëse autoritetet vendore kanë realizuar me përpikmëri detyrat e përgjegjësitë e tyre në këtë drejtim. Po ashtu, banorët duhet të ndërgjegjësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Vlen të theksohet se sipas ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për mbledhjen, largimin dhe trajtimin e  ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e  banuara, ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore, mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake (sipas nenit 23 të këtij ligji) si dhe kujdesjen për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të ndotura, të kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara, si dhe rrjetit të kanaleve tretësore të ujitjes dhe kullimit.

Situata e krijuar nga rreshjet e fillimit të këtij viti kërkon hartimin e një plani masash stukturore dhe jostrukturore nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në shkallë vendi, me qëllim që të parandalohen përmbytje masive të tjera në të ardhmen, nëse ato janë të lidhura vetëm me sistemin e ndërhyrjeve të paautorizuara në kanalizimet e qytetit, në përputhje me parashikimet e kreut II, të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”.

Një pjesë e qytetarëve të pyetur nuk ishin të informuar për procedurat që duhet të ndiqnin pranë autoriteteve lokale me qëllim përfitimin e dëmshpërblimi përkatës. Pjesës tjetër të banorëve që kishin dorëzuar kopje të dokumentacionit të kërkuar për vlerësimin e dëmeve, nuk ju ishte vendosur në dispozicion një kopje e procesverbalit të mbajtur nga komisioni në terren për konstatimin e dëmeve si dhe nuk ishin në dijeni se si do të vijonte procesi i dëmshpërblimeve më tej. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen konform parimit të barazisë, mbi procedurat që duhet të ndjekin për kërkimin e dëmeve, ndërkohë që autoritetet nevojitet të mbajnë dokumentacion që mundëson transparencë si për banorët dhe për vetë institucionin, në momentin që kryejnë verifikime pranë banesave për vlerësimin e dëmeve. Informimi i publikut dhe komunitetit të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore për procesin e vlerësimit të riskut është një prej detyrave kryesore që neni 28, 30 i ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile” i ka ngarkuar Prefektit të Qarkut dhe Bashkive.

Nisur nga situata e vakancave të konstatuara në organikën e Njesisë Adminitrative Nr. 6 (mungonin dy inspektorë dhe administratori po e përballonte i vetëm ngarkesën e krijuar, ku vlerësohej se pranë Njesisë ishin paraqitur rreth 1200-1300 kryefamiljarë për situatën), theksojmë se Njësitë administrative, duhet të jenë të pajisura me personelin e nevojshëm që të përballojë emergjencat civile dhe administrimin e ankesave dhe kërkesave të banorëve.

KShH vlerëson gjithashtu se paraqitja e grupeve të punës në terren, të ngritura nga Bashkia, me distancë kohore nga momenti kur ka ndodhur situata e përmbytjes, mund të ndikojë në objektivitetin e vlerësimit të dëmeve për secilën banesë, qoftë duke ndikuar në uljen apo edhe shtimin e vlerës reale të tyre.

Pavarësisht se në bazë të Urdhërit nr. 01, datë 06.01.2026 të Bashkisë Durrës parashikohej se afati për përfundimin e hartimit të procesverbaleve, si dhe të dokumentacionit teknik-ligjor nga komisioni është 5 ditë nga ngritja e tij, deri në zhvillimin e monitorimit nga KShH procedura e vlerësimit të dëmeve nuk kishte përfunduar ende, ndërkohë që nuk kishte një datë fikse kur synohej përmbyllja e procesit, me qëllim që Këshilli Bashkiak të përcaktonte vlerën e përgjithshme të dëmeve dhe më pas të kryhej verifikimi i këtij akti nga Prefekti i Qarkut, në përputhje me parashikimet e nenit 8 të ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”.

Së fundmi, KShH thekson nevojën për kryerjen e procesit të vlerësimit, përcaktimit të vlerës së dëmeve dhe ndarjen e dëmshpërmblimeve nga Këshilli i Ministrave në përputhje me parimet e eficencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit, brenda një afati të arsyeshëm, pasi disa nga banorët referuan se një situatë e ngjashme përmbytjesh kishte ndodhur edhe para 3 viteve, por dëmshpërblimin e kishin marrë me vonesë, afro 2 vite më pas. Marrim shkas në dhënien e këtij sugjerimi duke patur parasysh kushtet e vështira social-ekonomike të disa prej familjeve të kontaktuara dhe dëmet e krijuara./Dosja.al

durrës komiteti i helsinkit përgjegjësitë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet