Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë kontrollit fizik të automjetit me të cilin po udhëtonin pesë të arresturit, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend të vrarë.
SHKODËR- Policia ka arrestuar sot pesë persona në Shkodër. Pesë të arrestuarit 30, 36, 29, 36 dhe 23 vjeç, të gjithë banues në Shkodër janë arrestuar pasi po kryenin gjueti të paligjshme, në fshatin Rragam të Shkodrës. Gjatë kontrollit fizik të automjetit me të cilin po udhëtonin pesë të arresturit, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend të vrarë.
Të gjitha këto objekte janë sekuestruar nga forcat blu në cilësin e provës materiale. Ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve policia gjeti një sasi lënde narkotike kanabis. Pesë të arrestuarit janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërkohë që pritet të merret një masë sigurie ndaj tyre. Mbi ta rëndojnë akuzat për vepratt penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së eger” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Zhvillohen kontrolle në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme. Finalizohet operacioni i koduar “Hunters”. Vihen në pranga 5 shtetas që u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Rragam, duke kryer gjueti, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë. Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet një sasi Cannabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Shkodër.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Rragam, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetas që kryenin gjueti të paligjshme. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. M., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Satia, e cila u sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit: E. F., 30 vjeç, E. M., 36 vjeç, K. D., 36 vjeç, V. N., 29 vjeç dhe S. S., 23 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së eger” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Dosja.al
Belinda Balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar sot tre persona në Tiranë. Tre të arrestuarit 28, 38 dhe 24 vjeç kanë ushtruar ...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar sot pronarin e një lokali në lagjen 13 Plazh në Durrës. Pronari 32-vjeçar...
Foto ilustruse DURRËS- Polica ka bllokuar sot në Portin e Durrësit qindra veshje të markave ndërkombëtare, të cilat ishi...
Juxhin Koka TIRANË- GJKKO i ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest me burg" Juxhin Kokës, i cili u ekstradua sot nga Spanja. ...
Lefter Koka TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia. Ish-min...
foto ilustruese KOSOVË- Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurt...
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Kombëtari Ushqimit, ka njoftuar se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, n...
foto ilustruese SPANJË- Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Spanja. Juxhin Koka akuzohet nga...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dob&eu...