LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Zgjedhje milionëshe në Kosovë, transparencë minimale

Vetëm pesë partitë kryesore - Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës/Nisma dhe Lista Serbe - shpenzuan rreth 3.6 milionë euro, sipas të dhënave që publikoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

24 Tetor 2025, 11:49 Nga E. D
Analiza: Zgjedhje milionëshe në Kosovë, transparencë
foto ilustruese

KOSOVË- Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës. Vetëm pesë partitë kryesore - Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës/Nisma dhe Lista Serbe - shpenzuan rreth 3.6 milionë euro, sipas të dhënave që publikoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ligji kërkon që partitë t’i dorëzojnë raportet financiare brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. Më 12 tetor u mbajtën edhe zgjedhjet lokale, ndërsa rundi i dytë i tyre do të mbahet më 9 nëntor. Të dhënat për këto fushata do të publikohen më vonë, por në zgjedhjet e kaluara lokale, më 2021, pesë partitë kryesore shpenzuan rreth 1.3 milion euro.

Përfaqësues të shoqërisë civile paralajmërojnë se shumat reale të shpenzuara mund të jenë shumë më të larta, duke i tejkaluar ato të raportuara në KQZ. Kjo edhe rrit shqetësimin për mungesën e transparencës dhe kontrollit mbi paratë e qytetarëve.

Mexhide Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL - organizatë që promovon llogaridhënien në institucionet publike - thotë se partitë politike në Kosovë vazhdojnë të jenë jotransparente në raportimin e mjeteve të shpenzuara gjatë fushatave zgjedhore. Sipas saj, është absurde që në raportet financiare të disa prej partive më të mëdha, të hyrat e deklaruara të jenë dukshëm më të ulëta se shpenzimet për periudhën përkatëse.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 16 gushti 2024 deri më 9 shkurt 2025, LVV ka deklaruar të hyra mbi 1.1 milion euro, PDK-ja mbi 559 mijë euro, LDK-ja mbi 94 mijë euro dhe AAK-ja mbi 18 mijë euro.

“Fatkeqësisht, ende mungon një mekanizëm i qartë dhe efektiv për monitorimin e shpenzimeve gjatë fushatës. Kjo është një nga problematikat kryesore që duhet të adresohet urgjentisht nga KQZ-ja”, thotë Demolli, duke shtuar se vetëm një sistem transparent do të siguronte raportime reale, e jo “sipas dëshirës” së partive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë mekanizëm për monitorimin e shpenzimeve të partive gjatë fushatave zgjedhore. Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, e konsideron procesin e deklarimit të shpenzimeve nga partitë politike si një hap pozitiv drejt transparencës financiare.

Megjithatë, ai shpreh dyshime serioze për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të raportuara. Sipas Ramosajt, kostoja e fushatave zgjedhore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kryesisht për shkak të përdorimit të gjerë të rrjeteve sociale dhe zhvillimit të marketingut politik.

Sa kanë të drejtë të shpenzojnë dhe nga i sigurojnë mjetet?

Sipas ligjit në fuqi, subjektet politike në Kosovë mund të shpenzojnë deri në mbi dy milionë euro gjatë një fushate zgjedhore, ose jo më pak se një euro për çdo votues të regjistruar. Ky kufi është përcaktuar me Rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e miratuar në gusht të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet e mëparshme, ky prag ishte 0.50 centë për votues - çka tregon një rritje të konsiderueshme të kufirit ligjor të shpenzimeve. Partitë politike financohen nga dy burime kryesore: nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët e jashtëm. Financimi publik sigurohet çdo vit përmes Programit për Mbështetjen e Subjekteve Politike, i cili mbulon një pjesë të shpenzimeve të tyre operative dhe elektorale.

Institucionet ende të bllokuara

Edhe më shumë se tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, institucionet e reja të Kosovës nuk janë ende plotësisht funksionale, për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Derisa bisedimet për formimin e Qeverisë vazhdojnë të zvarriten, në skenë janë shfaqur diskutime edhe për një palë zgjedhje të parakohshme - çka e bën edhe më shqetësuese koston e fushatave.

“Janë shpenzime të tepërta. Partitë parlamentare marrin mjete nga buxheti i shtetit, nga donacionet dhe kontributet e qytetarëve e bizneseve, por vendi ende nuk ka qeveri funksionale. Madje, nuk dihet ende se sa është shpenzuar në zgjedhjet lokale, e ne mund të përballemi sërish me zgjedhje të parakohshme”, thotë Demolli për Radion Evropa e Lirë.

Ajo dhe Ramosaj vlerësojnë se partitë kanë shpenzuar shumicën e mjeteve të marra përmes Fondit të Qeverisë, ndërsa tani pritet të mbështeten gjithnjë e më shumë në donacione dhe kontribute private.

Por, problem mbetet transparenca.

Demolli thekson se donacionet që vijnë nga kompani publike, shpesh mbeten të padeklaruara - një praktikë që është vërejtur edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Sapo marrin pushtetin - në nivel qendror apo lokal - këto kompani shpërblehen përmes tenderëve të ndryshëm”, thotë ajo, por nuk ofron ndonjë shembull konkret.

“Fatkeqësisht, kjo praktikë nuk po zhduket, por, përkundrazi, po përsoset mënyra se si jepen këto donacione dhe si fshihet publikimi i tyre”, shton ajo.

Edhe Ramosaj e sheh këtë si një rreth të mbyllur interesash politike dhe ekonomike. Sipas tij, bizneset private rrallëherë japin mbështetje financiare pa llogaritur kthimin e investimit. Asnjë donator, thotë ai, nuk jep mjete pa parë “koeficientin e kthimit” - sepse “kontributi i tyre nuk është dhuratë, por investim”. Kjo shihet sidomos te partitë e vogla, që nuk kanë mundësi për kthimin e këtij “investimi”, thotë Ramosaj.

“Kthimi i këtij investimi mund të manifestohet në forma të ndryshme - që nga ndikimi në propozimin e ligjeve që favorizojnë interesat e donatorëve e deri te përfitimet konkrete, si: lejet e ndërtimit, koncesionet apo projektet publike që u shkojnë për shtat atyre apo grupeve të caktuara ekonomike”, shpjegon Ramosaj.

Sipas rregullores së KQZ-së, partitë politike kanë të drejtë të pranojnë kontribute shtesë për fushatat zgjedhore nga persona fizikë dhe juridikë.

Personat fizikë mund të dhurojnë deri në 2.000 euro, ndërsa subjektet juridike deri në 10.000 euro. Këto kontribute mund të jepen nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre. Raportet e fundit të publikuara nga KQZ-ja tregojnë se shumica e donatorëve janë persona fizikë.

E, përtej miliona eurove që partitë politike shpenzojnë për fushatat elektorale, organizimi i zgjedhjeve përbën, gjithashtu, një kosto të lartë për shtetin. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 15.4 milionë euro janë ndarë nga buxheti i vitit 2025 për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit./REL

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet