LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kujdes se mund të humbë jetën nga hemoragjia!”/Mjekja shet kokrra aborti: Mos trego ku i more se na fut në burg

Gjinekologia e pyet, se sa javëshe është motra shtatzënë dhe i shet për 40 mijë lekë, kokrra për të abortuar.

28 Shkurt 2023, 21:33 Nga k.m.
“Kujdes se mund të humbë jetën nga
Foto ilustruese

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kamëz në Konsultoren e Gruas. Gjinekologia me emrin Aida shet ilaçe aborti, e vetëdijshme, që mund të venë në rrezik jetën e gruas. Një zonjë takohet me gjinekologen, duke i thënë se e motra ka mbetur shtatzënë, por kërkon ta heqë fëmijën. Zonja thotë se e motra, nuk shkon dot për të bërë eko pasi është e martuar dhe çdo kontroll është problem për të. Gjinekologia e pyet, se sa javëshe është motra shtatzënë dhe i shet për 40 mijë lekë, kokrra për të abortuar.

Mjekja e këshillon, se nëse ka shumë hemorragji të shkojë në maternitet, e mos ta lerë veten ta çojnë me barelë nga shtëpia, se kjo ka rrezik për jetën. Këshilla e fundit e gjinekologes është, që gruaja të mos flasë, se ku i gjeti kokrrat në asnjë lloj rrethane, pasi siç shprehet ajo, “ka gra të pabesa, që të çojnë në burg”.

Qytetarja: Doktoresha unë doja të flisja diçka me juve!

Qytetarja: Atëherë, ka zënë halli time motër.

Qytetarja: Ka ngel shtatzënë.

Qytetarja: Po nuk do, që ta mbajë.

Qytetarja: Ka bërë dy teste. Tani më tani as gjashtë javëshe nuk është.

Doktoresha: Ok! Jo gjashtë javëshe, se të jep hemorragji.

Doktoresha: Po ku e ke motrën, ça vendi e ke?

Qytetarja: Po motra është e martuar.

Qytetarja: Po! Burrin e ka në Gjermani.

Qytetarja: Dhe nuk vjen dot këtu. Tani si t’ia bëj?

Doktoresha: Tashi motra është shtatzënë…

Qytetarja: Vetëm kokrrat, vetëm për kokrrat.

Doktoresha: Për kokrrat do t’i marrësh! Po kam hall mos është.. pse s’e sjell për një eko motrën?

Qytetarja: Po nuk del, nuk do me dal fare ajo.

Doktoresha: Po e marr vesh unë, po mos është 6-javëshe dhe i jep hemorragji të madhe.

Doktoresha: Edhe po i dha noi hemorragji çoje në Tiranë s’ka gajle. I dha noi zakone, që oh Zot i madh, se kam frikë tashi, se janë gjëra, që ndodhin këto, se nuk i bën eko. Mund të jetë edhe 6-javëshe, por mund të jetë edhe 2-muajshe. E kupton? Edhe vdes moj nga hemorragjia e thonë “kush t’i ka dhënë kokrrat” e na fut në burg neve.

Doktoresha: Ta zemë hë, se janë gjëra me zarar këto.

Qytetarja: Mirë, mirë! E marr vesh!

Doktoresha: Duhet ta kesh parasysh, këtë!

Doktoresha: Se ajo thotë 6-javëshe, po 6-javëshe është shumë, për të dhënë kokrra, se ka shumë hemorragji 6-javëshe. Është pak e zhvilluar, ka punë 6-javëshi. Po të ishe 3-4 javëshe dhe deri te 5-javëshi dhe ja jep, po te 6-javëshi është pak tejkaluar edhe nëse ka ndonjë problem…

Qytetarja: Sapo ka hy ajo në javën e gjashtë.

Doktoresha: Ohuuu. Do ia jap unë.

Qytetarja: Po ajo i ka dy fëmijë, nuk është, se…

Doktoresha: Po jo më jo, kam hall noi problem i madh, shko në maternitet pastaj bëj pastrimin ta zemë…

Doktoresha: T’i thojë më erdhën zakonet tuj punu, s’kanë për të parë gjë ato e të dali. Mos të më rrijë në shpi, se janë gjëra me zarar. Ja ku i kemi, për t’i shit i kemi. Ne nuk na prish punë fare, po kam hallin tuaj unë pa dhe pastaj, kur bien keq pastaj, nuk mbajnë. E kupton? Janë gra të pabesa pastaj, se na fusin në bela neve moj motër. Se unë ja aty i kam, t’i jap, ça po më kushton, se u lodha dhe tu fol.

Doktoresha: 1 ose 2 prill. Më 2 maj ka mbushur 4 javë, ne jemi 12 javëshe dhe ka kaluar mbi 6-javëshe. Nuk them ato kokrrat t’i bëj shtatë.

Qytetarja: Po pra, 7-8 javëshe.

Doktoresha: Po vdes moj, po vdes nga hemorragjia moj. Po ça po na kushton ne me i marrë? Po vdes nga hemorragjia.

Doktoresha: Janë gjëra me shumë zarar ato. Ajo është gati 7-javësh. Këto japin problem pra. Kokrrat japin shumë hemorragji, sidomos, kur e kalon pak cakun.

Qytetarja: Po në qoftë se do ketë hemorragji pastaj, do shkojmë në maternitet.

Doktoresha: Ok! Mirë! Ti e di! Vetëm mos të thojë, ku i more! Nuk di të thojë, ku i mora.

Doktoresha: Vetëm mos të na bëj ndonjë të keqe neve, se po t’i japim, po… Mirë! Hajt! Jepja! Ok!

Doktoresha: Tashi, 40-të janë kokrrat.

Qytetarja: Unë nuk e dija realisht çmimin e atyre.

Doktoresha: Ato janë… i shet sa frëngu pulën, po unë po t’i jap me çmim të arsyeshëm. Flas, nëse do shkosh në klinika private, ke doktorët e spitaleve, bëjnë 150-të! Nëse do vesh te një mjeke tjetër, të shkon 70-mijë, 50 mijë, 150-të, sipas rastit. Sipas gjendjes.

Qytetarja: 40-të (I jep lekët)

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Doktoresha: S’ka gjë. Vetëm, unë do të mësoj, se si do t’i pish!

Doktoresha: Vetëm në qoftë se shikon, se kemi noi zakone, ohh Zot i madh. Le të ketë zakone, se do ketë ajo, se është 6-javëshe. Po në kohën, që është me zakone, gjithë kohës do pijë, të marri ujin afër vetes! Ujë, ujë, kola, ujë! Më kupton? Që ta ndiejë dhe veten pak mirë. Të ketë pak djathë, pak ullinj përnjëherë dhe përnjëherë vjen në vete dhe do i bie tensioni. Menjëherë djathin në gojë, ullirin dhe ja ku i kaloi dhe ujë. Një shishe si kjo ta fusi në frigorifer akullin e shikon, që ka za… koka kola me akullin në bark.

Doktoresha: Asnjëherë gjëra të nxehta në bark. Dush me ujë të nxehtë, jo në kohën, që është me zakone!

Doktoresha tregon edhe se si do procedohet me kokrrat.

Doktoresha: Po! Në 8-të të darkës!

Doktoresha: Kjo bën prishjen, kjo bën llumin.

Doktoresha: Kjo prish shtatzaninë. Zakonisht, kokrra e parë nuk jep asnjë shqetësim. Po meqë është pak më shumë, domethënë te 6-7 javë…,mund të ketë zakone. Le të ketë, punë e madhe!

Doktoresha: Vetëm nuk do pijë asgjë, vetëm nuk do bëjë asgjë, vetëm të hajë e të pijë. Pasnesër!

Infermierja: Shkruaj këtu të gjitha pasnesër!

Qytetarja: Të gjitha pasnesër!

Infermierja: Dy ditë në…(nuk kuptohet)

Qytetarja: Dy në tetë të mëngjesit?

Doktoresha: Po! Dy bashkë, se këto bëjnë nxjerrjen. Llumin e nxjerrin dhe dy të tjerat në 10-të e gjysmë. Po do dali, se ndryshe s’del ajo.

Doktoresha: Këtu bëje 8-tën, këtu 10-të e tridhjetë ta zemë! E kupton?

Doktoresha: Se s’ka të lexu, është vetëm emrat e ilaçeve janë këtu, hë..!

Qytetarja: Në rregull! E marr vesh!

Doktoresha: Edhe pasnesër, që do hajë, do pijë ilaçet në 8-të të mëngjesit, dy kokrrat e para nga ora 6-të e mëngjesit, do hajë mëngjes, nuk do rri pa ngrënë.

Doktoresha: Le të hajë dhe në 8-të pastaj le t’i pijë! Dakord! Mbas gjysëm ore mbasi ka pirë këto të dy, do ketë dhimbje barku, mesi, do ketë zakone. Le të ketë, punë e madhe!

Doktoresha: Le të pijë një Oki, ose një paracetamol!

Doktoresha: Tu pa, vetëm me pa, që mos ta lësh, me e çu me barrelë ta zemë, se nganjëherë japin edhe zakone shumë, se meqë është pak… Mos me e lënë, me e çu me batanije. Se patëm një rast, prandaj po të them. Ne kemi shumë raste, që kish pasur shumë hemorragji e shkreta, po e lente veten, e kish lënë shumë edhe këta e kanë çuar kështu mo, i kanë bërë pastrim, ka mbaru punë, po domethënë mos ta lejë veten në atë gjendje aq të keqe, hë..!

Doktoresha: Larg qoftë! Ujë nga goja, pampersin këtu me vrap, të shkojë, të bëjë pastrimin! Le ta bëjë në shpi, po dalëngadalë do jetë pak e kujdesshme!

Doktoresha: Se është… e ka kaluar. Të ishte 2-3 javëshe, s’e kisha problem. Dhe 4-javëshe, po dhe 5-javëshe pak, po 6-javëshe pak është shumë…

Qytetarja: Ok! Shumë, shumë faleminderit! Punë të mbarë!

Qytetarja: Mirupafshim!/tvklan.al

kokrat e abortit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet