All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“As emrin nuk jepte”/ Aksidenti masiv në Tiranë, specialisti: Shoferi ishte në shok post-traumatik

Specialisti i policisë shprehet se 63-vjeçari ishte në gjendje shoku, aq sa nuk ishte në gjendje t’i jepte emrin e tij dhe se u kthjellua pasi kishte mbërritur në spital.

28 Shkurt 2023, 19:33 Nga A.B
“As emrin nuk jepte”/ Aksidenti masiv në Tiranë,
Agron Xhafa
All - Paragraf - 1

TIRANË- Shoferi i autobusit të unazës i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin masiv në kryeqytet, ku mbetën të plagosur 9 persona, u arrestua mbrëmjen e djeshme. Pamjet filmike nga kënde të ndryshme, tregojnë se shoferi Agron Xhafa devijon nga rruga e tij dhe merr para makinat e tjera. I ftuar në studion e Klan News, specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka tha se aktualisht “grupi hetimor po analizon të gjitha provat e nevojshme për të dalë në një konkluzion nëse kemi të bëjmë me një humbje të vetëdijes, gjendjes psikofizike të drejtuesit të mjetit, apo kemi të bëjmë me një anomali teknike të automjetit”.

Baka tregon se ishte ai personi i parë që pati kontakt me shoferin e autobusit. Specialisti i policisë shprehet se 63-vjeçari ishte në gjendje shoku, aq sa nuk ishte në gjendje t’i jepte emrin e tij dhe se u kthjellua pasi kishte mbërritur në spital.

“Unë mund t’ju konfirmoj që duke qenë se kam mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe kam marrë kontakt me drejtuesin e mjetit, mund t’ju konfirmoj që në momentin e parë që kam marrë kontakt, kam konstatuar që ai ka qenë në një shok post-traumatik si pasojë e aksidentit, ku zotëria në fjalë nuk komunikonte, nuk jepte as gjeneralitetet e emrit të vet kur e intervistoja, nuk më jepte as a kishte nevojë për ndihmë mjekësore apo jo. Pra le të themi që ishte në një shok total dhe këtë e kam konstatuar vetë, deri në momentin që kemi bërë të mundur transportimin në ambientet e spitalit, ku aty më vonë është qartësuar, kthjelluar dhe ka filluar të sqarojë rrethanat për aq sa ai mbante mend. Kur realisht nuk është se ka deklaruar ndonjë gjë shumë të madhe sepse ka deklaruar që nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, vetëm kur është bërë koshient në spital dhe kërkonte informacion më të detajuar për të ditur rrethanat se çfarë ka ndodhur”.

Pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë dhënë versione të ndryshme. Disa janë shprehur për hetuesit se nuk kanë vënë re asgjë që të tregonte probleme shëndetësore tek shoferi, të tjerë se e kanë parë me djersë të ftohta.

“Ka deklarata kontradiktore. Kemi të bëjmë me deklarata ku dikush shprehet që nuk ka parë. Kemi të bëjmë me deklarata ku shprehen që e kanë parë drejtuesin e mjetit duke qenë në djersë të ftohta dhe i pavetëdijshëm. Këto ngelen për t’u verifikuar sepse duhen administruar të gjitha provat për të arritur në një konkluzion. Është herët për të përcaktuar se cili është shkaktari determinant në këtë aksident”, shton Baka.

I vetmi person i arrestuar pas aksidentit, është 63-vjeçari Agron Xhafa, i cili drejtonte urbanin që u përplas me të paktën gjashtë makina. 63-vjeçari është shprehur se në momentin e aksidentit nuk është ndjerë mirë pasi vuan nga zemra e diabeti. Në pyetje po merren 40 pasagjerët që ndodheshin në autobus në momentin e përplasjes. Nga aksidenti i djeshëm u plagosën nëntë persona./Dosja.al

agron xhafa aksidenti masiv te tajvani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet