LIVE UPDATES
Aktualitet

Plakja e popullsisë në Shqipëri/ Studiuesit për VOA: Pasoja të mëdha për ekonominë në të ardhmen

Në Shqipëri ka disa vite që popullsia është bërë më e moshuar. Vetëm në 10 vitet e fundit grup-mosha e popullsisë mbi 65 vjeç është rritur nga 11% në vitin 2011, në rreth 16, ndërsa ajo deri në 14 vjeç ka rënë nga afro 21 në 16%.

4 Nëntor 2023, 19:07 Nga r.ll
Plakja e popullsisë në Shqipëri/ Studiuesit për VOA: Pasoja
foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, të gjithë treguesit demografikë që ndikojnë në plakjen e popullsisë janë në përkeqësim të vazhdueshëm. Mosha mesatare 39 vjeç, shtesa natyrore e popullsisë në prag të rritjes negative apo emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve, po e plakin me ritme të shpejta popullsinë. Sfidat sipas ekspertëve janë të mëdha, dhe vendi nuk është i përgatitur mjaftueshëm për t’u përballur me to. Ky fenomen ka prekur mjaft vende të zhvilluara, por studiuesit vërejnë se pasojat në Shqipëri janë më të rënda për shkak të një ekonomie më të dobët.

Në Shqipëri ka disa vite që popullsia është bërë më e moshuar. Vetëm në 10 vitet e fundit grup-mosha e popullsisë mbi 65 vjeç është rritur nga 11% në vitin 2011, në rreth 16, ndërsa ajo deri në 14 vjeç ka rënë nga afro 21 në 16%. Ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 39 vjeç nga 33 që ishte një dekadë më parë. Studiues të zhvillimeve shoqërore vënë re me shqetësim se të gjithë treguesit demografikë që ndikojnë në plakjen e popullsisë janë përkeqësuar. Rënia e numrit të lindjeve është një prej tyre. Në dhjetë vitet e fundit ai ka rënë me 30%, ndërsa vetëm vitin e kaluar ra me 10% krahasuar me atë paraardhës. Numri i lindjeve aktualisht është 1. 2 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese dhe prej dy dekadash është nën kufirin prej 2.1 i nevojshëm për ripërtëritjen e popullsisë. Mjekët janë të parët që e ndjejnë këtë fenomen.

“Jam i lumtur kur vjen një grua me fëmijën e tretë, sepse janë raste të rralla. Mosha e grave që lindin për herë të parë u rrit nga 19-21 vjeç rreth viteve “90, në 29-30 vjeç aktualisht. Kjo sjell reduktim të popullatës sepse dhe fëmija i dytë vjen më vonë dhe sjell uljen e numrit”- thotë për Zërin e Amerikës Astrit Bimbashi Shef i Shërbimit të Obstetrikës në Maternitetin Koço Gliozheni.

Megjithëse qeveria vendosi 4 vjet më parë disa stimuj financiare për nënat që sjellin në jetë fëmijë (40 mijë lekë për fëmijën e parë, me rritje progresive për fëmijën e dytë 80 mijë, për të tretin 120 mijë lekë, e kështu më radhë) kjo nisëm nuk ndikoi në rritjen e numrit të lindjeve.

Njohës të fushës vënë theksin në përpilimin e politikave të qëndrueshme për shërbimin ndaj gruas shtatzënë (Feto-Amtar), larg strategjive globaliste të shëndetit riprodhues, pasi Shqipëria ka një popullsi në rënie të vazhdueshme.

“Kemi reaguar fort për strategjinë e fundit të shëndetit riprodhues, sepse mbi të do të bëhet një ligj i ri. Për fat të keq kjo strategji kishte përdorur 217 herë fjalën kontracepsion, kurse grua shtatzënë vetëm një herë, që ne nuk na shkoi. Nuk mund të flasësh për kontracepsion në një popullatë që gati gati është zero nataliteti me vdekjet. Kjo është arsyeja që ne kërkojmë, që dhe për hir të situatës ku jemi, shërbimin Feto-Amtar ta nxjerrim jashtë shëndetit riprodhues. Sepse në fund të fundit kjo është një politikë globaliste dhe jemi vend i vogël, nuk jemi as Kina as India që të ndjekim pas politikat e tyre”-vijoi Astrit Bimbashi Shef i Shërbimit të Obstetrikës në Maternitetin Koço Gliozheni.

Në Shqipëri shtesa natyrore ka rënë mënyrë drastike në rreth 700 persona në vit nga 64 mijë që ishte në vitin 1990. Megjithëse Shqipëria vazhdon të ketë shtesë pozitive të popullsisë, emigracioni i lartë bën që rritja të jetë negative.

Sipas një ankete të publikuar nga INSTAT për emigracionin për vitet 2011-2019, grupmosha 20-39 vjeç përbën rreth 68% të totalit prej afro 177 mijë qytetarëve të larguar nga vendi. Sipas së njëjtës anketë 50% e tyre janë të rinj të moshës 15-29 vjeç.

Ekspertët thonë se largimi i të rinjve po e plak me shpejtësi popullsinë dhe pasojat sociale në të ardhmen sipas tyre do të jenë të rënda.

“Largimi i të rinjve nga vendi do ndjehet pak me vonë kur sasia absolute e personave që përbëjnë forcën e punës, nëse vijojnë këto ritme do bjerë në mënyrë domethënëse dhe nuk do të ketë mekanizma të tjerë për t’i mbajtur, ose për t’i zëvendësuar” – u shpreh për Zërin e Amerikës, Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit dhe Drejtësisë, në Tirana Business University College.

Studiuesja Nevila Xhindi mendon se çdo shoqëri ka nevojë të vazhdueshme për ide të reja.

“Pyetja lind natyrshëm, me kë? Sipërmarrja, inovacioni kërkon mendje të reja energji të reja, kërkon krah punë të ri. Grupmosha e punës në Shqipëri është reduktuar ndjeshëm. Janë reduktuar idetë, mendimet, sipërmarrjet. Ka ndryshuar burimi i financimit nga qeveria, e cila nuk mund të vërë para në dispozicion për inovacion dhe mendim të ri, por duhet t’i përdorë për të plotësuar pensionet, shëndetësinë të gjithë shërbimin social që e ndjek këtë proçes”- u shpreh për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, Studiuese.

Autoritetet thonë se kanë hartuar një strategji të posaçme 7 vjeçare si dhe kanë miratuar një ligj për rininë, me qëllim për të frenuar emigracionin e të rinjve. Për të rinjtë që nuk janë as në punë dhe as në shkollë qeveria ofron praktikë pune, mundësi punësimi ose praktikë profesionale. Ndër politikat rinore siç shpjegon Ministria për rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi, në përgjigjen me shkrim për Zërin e Amerikës, janë dhe trajnimet 6-12 mujore për kodimin, për t’u dhënë mundësi të rinjve, që të hyjnë në tregun ndërkombëtar të punës, pa u larguar nga

Shqipëria, rritja e pagave në administratën publike, kreditimi për blerjen e banesave për çiftet e reja në disa sektorë apo përmirësimi i infrastrukturës në arsimin bazë dhe atë të lartë. Por sfidat përballë moshimit të popullsisë janë të shumta. Jetëgjatësia në Shqipëri është rritur me thuajse 2 vite krahasuar me një dekadë më parë.

Ekspertët thonë se skema e pensioneve, pra raporti mes kontribuesve për një përfitues, po dëmtohet nga fenomeni i plakjes së popullsisë.

“Popullsia në moshë pune po ulet dhe popullsia nën moshën e punës nga 0-14 vjeç është më e ulët se popullsia që del në pension. Në vitin 2013 raporti kontriubues përfitues ishte 1 me 1, raporti u përmirësua në vitin 2015 në 1.32 kontribues për një pensionist. Pas vitit 2018 filluan të ndjehen proçeset demografike dhe për rrjedhojë vitin e kaluar raporti mes kontribuesve dhe pensionistëve ra në 1.17”- tha për Zërin e Amerikës Koço Broka ekspert i ekonomisë.

Pedagogu i sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT Julian Bejko, thotë për Zërin e Amerikës se pasojat e një popullsie të plakur janë të mëdha sidomos në vende si Shqipëria me ekonomi të dobët dhe mangësi në shërbimet sociale.

“Plakja sjell nevojën për të patur një logjistikë gjithnjë e më të madhe në mirëmbajtjen e këtyre njerëzve. Kjo logjistikë do njerëz. Ne na mungojnë mjekët, infermierët. Flas për profesione që nevojiten për mirëmbajtjen e tyre. Kjo nuk mund të zgjidhet duke u kyçur diplomat studentëve të mjekësisë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Julian Bejko, Pedagog i sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale UT.

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, vëren se edhe strukturat shëndetësore me plakjen e vazhdueshme të popullsisë do të vihen nën vështirësi.

“Prirja do të vijojë edhe në 5 apo 10 vitet e ardhshme dhe do ketë nevojë për më shumë shërbime shëndetësore. Strukturat spitalore ose shëndetësore që qeverisen me para publike do të vihen në presion gjithnjë e më të madh dhe do të ketë gjithnjë e më shumë nevojë për fonde dhe kërkesë për fonde dhe investime shtesë. Këto para do dalin nga diku, do të hiqen nga diku për t’u shtuar në pjesën e infrastrukturës mbështetëse të kujdesit shëndetësor”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit dhe Drejtësisë, në Tirana Business University College.

Zëri i Amerikës kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagim në lidhje me politikat mbi lindjet apo shëndetin riprodhues por nuk mori përgjigje. Nga ana tjetër në një raport të fundit të BB, nënvizohet se popullsia e Shqipërisë po plaket shumë më shpejt se grupi i vendeve me të ardhura mesatare të larta ku ajo bën pjesë. Përqindja e të moshuarve në varësi të popullisë në moshe pune, është thuajse e njëjtë me vendet me të ardhura të larta, prej 16% ndërsa ky tregues për vende si Shqipëria është 8%. Në këtë raport thuhet se vendeve si Shqipëria ju duhet të përballen me sfidat e vendeve të zhvilluara kur bëhet fjalë për plakjen e popullsisë, pra të kompensojnë një fuqi punëtore në tkurrje me qëllim për të financuar pensionet dhe kujdesin për një popullsi të plakur. Shqetësimi për BB mbetet fakti se mjaft vende si Shqipëria me të ardhura mesatare të larta mund të plaken para se të pasurohen.

Marrë nga VOA.

plakja e popullsise ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Nëntor 2023, 18:27 h.k

Drini i Zi – Bekim apo mallkim?

Drini i Zi SHKODËR-Fushë-Alia është një ndër fshatrat më pjellorë të luginës së Drinit të Zi, ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet