LIVE UPDATES
Aktualitet

Drini i Zi – Bekim apo mallkim?

Në rast se do të ndërtohej hidrocentrali i Skavicës, ai do të zhdukte nga harta dhe do të izolonte gati 40 fshatra të këtij rajoni.

4 Nëntor 2023, 18:27 Nga h.k
Drini i Zi – Bekim apo mallkim?
Drini i Zi

SHKODËR-Fushë-Alia është një ndër fshatrat më pjellorë të luginës së Drinit të Zi, në Dibër. Por tokat bujqësore me prodhim të bollshëm drithërash, frutash dhe perimesh, rrezikojnë fundosjen nga ujërat e lumit të Drinit të Zi. Në rast se do të ndërtohej hidrocentrali i Skavicës, ai do të zhdukte nga harta dhe do të izolonte gati 40 fshatra të këtij rajoni.

"Kjo ka të bëjë me shpërngulje masive të popullatës, jo tri shtëpi, jo katër shtëpi, jo një fshat por mbi 30 fshatra që do të shpërngulen. Problemi më i keq i mundshëm është problemi psiko-social i njeriut. Njerëzit mendojnë: kush isha, çfarë isha, si e kisha ndërtuar jetën dhe ku përfundova tani. Pa folur edhe për anën ekonomike, që është shumë e rëndësishme. Këtu kanë jetuar, kanë banuar, kanë ndërtuar paraardhësit tanë. Edhe unë kam punuar një jetë të tërë, kam ndërtuar shtëpinë nga bujqësia, ndërsa tani… asgjë. Është njëlloj sikur i vë flakën, u dogj, nuk ka asgjë” – thotë Dalip Alia, banor i fshatit.

Në rastin më të mirë, ndërtimi i Skavicës nënkupton zhvendosjen e më shumë se 8000 banorëve të zonës, pasi uji do të përpinte një sipërfaqe prej 52 km/katror. Madje, përveç fshatrave që do të fundoseshin, dhjetëra të tjerë do të izoloheshin e do të vuanin pasoja të rënda.

Një prej tyre do të ishte edhe Çidhna. Për Selim Dacin, rritës bletësh dhe agronom, në rast ndërtimi të Skavicës, ai do ta linte gjithashtu fshatin e tij. "Këtu mjegulla ka shumë vite që zgjat 8-9 ditë, ose 10 ditë, gjatë një periudhë të pandërprerë. Duke ardhur edhe Skavica, mjegulla do të shtohet. Duke u shtuar, bujqësia bie në zero. Pra, fillojnë e prishen perimet, prishen vreshtat, prishen mollët, kumbullat… prishen dhe bletët. Edhe nëse do të ngjiteshim në mal, edhe atje prishen, edhe atje dëmtohen” – shprehet i shqetësuar.

Skavica, ende një "ëndërr"

Skavica gjendet në qarkun e Kukësit, por pasojat e hidrocentralit që planifikohet të ndërtohet atje, mbi lumin Drin, do të ndihen në Dibër, qarkun me të cilin kufizohet. Fillimisht projekti u mbështet nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe këto ishin dy skenarët që ju prezantuan publikut: Skavica e madhe do të kushtonte 510 milionë euro, me një lartësi dige 443 metra mbi nivelin e detit, ose versioni tjetër do të ishte në vlerën 308 milionë euro, me një lartësi dige 388 m mbi nivelin e detit. Më 3 qershor 2020, gjatë një prezantimi të projektit fillestar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shprehej shumë entuziaste për projektin. "Në 2017 qeveria shqiptare aplikon në WBIF, për fondin e WBIF për të bërë një studim të mirëfilltë të këtij projekti. Duke na dhënë sot një rezultat në duart tona, fazën e parë të këtij projekti i cili na ofron disa nga skenarët për realizimin e kësaj ëndrre të madhe.”

Por ëndrra që nisi nga Europa, papritmas përfundoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjeshtën e vitit 2020, qeveria nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me amerikanët e kompanisë "Bechtel” për Skavicën. Në marrëveshje, Bechtel angazhohej të gjente financimin e një linje kredie e cila më pas do të paguhej nga KESH. Dalja në skenë e amerikanëve, shkaktoi pakënaqësi në Bruksel. Në janar të 2021 Bashkimi Europian u tërhoq zyrtarisht nga financimi i Skavicës, ndonëse kishte dhënë 1.5 milionë eurot e para në formën e një granti nga Fondi i Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Dy vite më pas, një zëdhënës i Komisionit Europian iu përgjigj kështu interesit tonë: "Projekti i hidrocentralit të Skavicës, i cili është duke u përgatitur, pritet që ketë një ndikim madhor në mjedis dhe në situatën socio-ekonomike të zonës. Projekti ndikon gjithashtu tek popullatat e rrëqebullit të Ballkanit, i cili e përdor këtë korridor për të migruar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Por qeveria asokohe dukej e pashqetësuar dhe vijoi planin e Skavicës me amerikanët. Verën e vitit 2021, Bechtel firmos një kontratë të miratuar me procedurë të veçantë nga Kuvendi, por pa garë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Qeveria dhe amerikanët zgjodhën skenarin e Skavicës së madhe, me një lartësi dige 443 metra mbi nivelin e detit dhe kosto totale 510 milionë euro.

Inxhinieri gjeolog, Vesel Hoxha, thotë se mundësia më e mirë do të ishte që diga të mos ndërtohet, pasi nuk jep siguri. "Qeveria po punon për digën 443 metër. Edhe pse nuk ka fare transparencë. Edhe pse unë jam një specialist shumë i njohur me zonën, nuk e di dhe unë me saktësi ku është diga. Sepse nuk e jep, nuk e jep askush. Nuk ka koordinata, që të thonë: "Diga do të ndërtohet në këtë vend”. Por nisur nga punimet që janë kryer në terren, për kuriozitet kam vajtur disa herë, dhe nga ajo mësoj se ku mund të ndërtohet diga. Nisur nga këto rrethana konkrete dhe nga vrojtimet që kam bërë në terren, mund të them që zona ku ata parashikojnë të ndërtojnë digën, është një zonë e rrezikshme nga ana gjeologjike. Jo vetëm që nuk garanton siguri, por është një zonë me shumë tektonika. Mundësia që diga të çahet, nga presioni i madh i liqenit të ardhshëm që do të krijohet, është shumë e madhe. Gjëja kryesore e një dige të hidrocentralit është siguria. Nëse diga nuk ka siguri, hidrocentrali nga një prodhues i energjisë elektrike dhe fitimprurës, kthehet në një tragjedi. Në të gjithë kaskadën e Drinit ndodh efekti domino. Po u ça diga e Skavicës, për pasojë të gjitha digat e tjera shembin njëra-tjetrën dhe krijohet një rrezik jo vetëm kombëtar, por dhe ndërkombëtar” – argumenton inxhinieri Hoxha.

Kush fiton dhe kush humbet?

Për Bujar Karoshin, gazetar dhe botues i gazetës lokale "Rruga e Arbërit”, edhe banorët po përballen me terr informativ, me të cilët nuk janë bërë ende dëgjesa publike. "Një nga arsyet se pse nuk janë bërë dëgjesa publike, thotë qeveria, është se ‘ne nuk i kemi mbaruar studimet tona mjedisore dhe kur ne t'i mbarojmë studimet tona mjedisore, do të vijmë të bëjmë dëgjesa publike'. Po mirë, çfarë e pengon qeverinë që të vijë të bëjë dëgjesa publike, para se të mbarojë studimet mjedisore? Sepse ndoshta nga këto dëgjesa publike do të dilte e nevojshme që studimet mjedisore të merrnin konkluzionet e duhura. Ne, në këtë situatë edhe po paragjykojmë studimin mjedisor, por ne kemi të gjithë të drejtën ta paragjykojmë përderisa askush nuk merr përsipër t'i dëgjojë këta banorë. Pra është një proces që duhet krijuar hap pas hapi dhe i gjithanshëm. Qeveria po shikon vetëm interesat e saj, dhe investitori po shikon vetëm interesat e tij "– argumenton ai.

Të njëjtin mendim ka edhe Majlinda Hoxha, aktiviste prej rreth 3 vitesh e kauzës. Ajo ka qenë dëshmitare se si burimet hidrike të fshatit ku u lind dhe rrit, janë shfrytëzuar gjithmonë nga biznese vendase dhe të huaja për përfitime madhore, ndëkohë që dibranët kanë mbajtur mbi supe vetëm pasojat negative. "Përveçse kemi humbur, nuk kemi fituar deri tani. Nuk kemi fituar as energji elektrike, me thënë të drejtën. Sepse nëse më herët ka pasur gjithmonë shkëputje, se dihet si ka qenë historia e Shqipërisë pas viteve '90, në Dibër vazhdon akoma që të ketë herë pas here shkëputje të energjisë elektrike. Kështuqë nuk jemi ne ata të parët të cilët përfitojmë nga këto hec-e. Ato që përfitojnë janë thjesht koorporatat, kompanitë të cilat ndërtojnë dhe e përdorin këtë energji elektrike për tregti, për shitblerje, duke shfrytëzuar natyrën edhe resurset që kemi ne.

Por kauza e ka shënuar fitoren e parë. Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e shoqatave "Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi” dhe "Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, për rishqyrtimin e ligjit për ndërtimin e hec-it të Skavicës nga kontraktori amerikan "Bechtel”. Të mbështetur nga një sërë organizatash vendase si dhe nga organizatat ndërkombëtare mjedisore CEE Bankwatch dhe EuroNatur, paditësit pretendojnë se projekti shpërfill ndikimet në mjedis dhe është anashkaluar konkurrenca e hapur dhe procedura e prokurimit.

Parashikimet për të ardhmen

Kushtetuesja nuk është e vetmja fitore e këtyre njerëzve. Projekti i prezantuar me pompozitet, e ka humbur shkëlqimin e tij. Skavica po shoqërohet me zvarritje dhe shkelje afatesh. Plani i qeverisë për të hapur kantierin e punimeve këtë nëntor ka dështuar. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe Kompania Bechtel ende nuk kanë bërë publik studimin e fizibilitetit, çka nënkupton se në 3 vite nuk është përmbyllur ende faza e parë e projektit. Asnjë prej palëve përgjegjëse nuk I është përgjigjur kërkesave tonë për informim. Por burime nga KESH pranojnë se Skavica ka mbetur në vend numëro për shkak të kostove të kripura. Në një përllogaritje paraprake, amerikanët e Bechtel e kanë dyfishuar koston nga 510 milionë euro në 1 miliardë euro.

Organizatat mjedisore ndërkombëtare e shohin mjedisin të rëndësishëm edhe për fatin e anëtarësimit të vendit në BE. "Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është i mundur nëse një shtet nuk aplikon kriteret europiane. Kapitulli i Mjedisit, Kapitulli 27, është një ndër më të vështirët për t'u përmbushur nga vendet kandidate. Dhe nga ajo çfarë shohim me Shqipërinë është se nuk është e vështirë që direktivat mjedisore të përgatiten, zbatohen etj, por gjithçka lidhet me sundimin e ligjit. Dhe ajo çka shohim në rastin e Skavicës, ku shohim një sërë shkeljes të ligjit kombëtar por edhe ligjit të BE-së, po ndodh edhe me aeroportin e Vlorës.

Edhe në këtë rast shohim që qeveria shqiptare po injoron në mënyrë të dukshme një rekomandim të qartë dhe të fuqishëm të Konventës së Bernës. Dhe nëse një vend kandidat për në BE, haptazi injoron rekomandimet e një traktati ndërkombëtar, atëherë kjo është një përgjigje edhe për politikëbërësit në Bashkimin Europian, dhe unë mendoj që është mungesë besimi se qeveria shqiptare nuk ka vullnetin për të pranuar rregullat europiane. Pra, jam absolutisht i bindur: ka një ndikim madhor në rrugën e mëtejshme të anëtarësimit të Shqipërisë” – argumenton Gabriel Schäderer, Drejtor Ekzekutiv i EuroNatur.

Banorët nuk e humbin shpresën se do ta fitojnë këtë betejë. "Unë e shikoj gjithmonë optimiste sepse nëse do ta shikoja pesimiste, nuk do të isha këtu. Dhe optimizmin kryesor ma japin banorët e fshatrave, se kur shikoj se sa vulnerabël janë, që duan të flasin, duan t'u dëgjohet zëri, por duan të kenë dikë që të konsultohen, të organizohen për të gjetur mënyrën e duhur. Dhe Drinin ne e kemi pasur gjithmonë bekim dhe besoj që do të vazhdojë të jetë bekimi i dibranëve dhe gjithë zonës së Dibrës” – përfundon Majlinda Hoxha./DW

drini i zi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet