Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Verzivolli dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” për Fuad Verzvollin. Verzivolli dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Në vendimin e GJKKO-së thuhet se urdhërohet Policia Gjyqësore, që Verzivolli, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
NJOFTIMI:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 147, datë 03.12.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Fuad Verzivolli si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit **** në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333/2 dhe 334 paragrafi i dytë të K.Penal;
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Fuad Verzivolli, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues
3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
4. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për personin nën hetim të shpërblehet nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
foto ilustruese LEZHË- Një 45-vjeçar u vetplagos ditën e djeshme me armë zjarri, teksa sot policia ka njofuar se nga verifikimet...
KURBIN- Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se Adrea Korriku do të kryente n...
foto ilustruese PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Jovan Viqentijeviç, i dy...
policia gjirokaster GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht 2 të rinj, përkatësisht 16 dhe 22 vjeç. Sipa...
foto ilustruese KORÇË- Një efektiv i Policisë Ushtarake në Korçë është proceduar penalisht pasi ka kanosur...
Foto ilustruese DURRËS- Një 22-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet s...
Droga ITALI- Një vit pas shkatërrimit të një organizate droge në Itali autoritetet kanë dhënë dënimet për...
universiteti i elbasanit TIRANË- Janë liruar nga masa e sigurisë gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit "Aleksand&eu...
Matrix FRANCË- Autoritetet evropiane kanë thyer një tjetër aplikacion komunikimi që përdoret nga krimi i organizuar. Nj...
Foto ilustruese TIRANË- Një 55-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet s...