LIVE UPDATES
Aktualitet

Përzuri nga komisariati 'të penduarin' e grupit kriminal, pezullohet nga detyra shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes

I riu kishte shkuar të rrëfente para bluve të Lushnjes se ishte rekrutuar nga një grup kriminal, por Shefi i Krimeve e ka përzënë nga Komisariati.

20 Shtator 2022, 23:41 Nga F.M
Përzuri nga komisariati 'të penduarin' e grupit kriminal,
Pjesë nga emisioni i Fiks Fare

TIRANË- Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra shefin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me iniciale A. K.. në njoftimin bëhet me dije se vendimi është marrë pas transmetimit të një denoncimi të një 26-vjeçari në programin e “Fiks Fare”. I riu kishte shkuar të rrëfente para bluve të Lushnjes se ishte rekrutuar nga një grup kriminal, por Shefi i Krimeve e ka përzënë nga Komisariati.

Tashmë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë, me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me këtë rast, në datën 7 shtator 2022, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë i kanë marrë deklarim shtetasit që shfaqet në pamjet filmike. Gjithashtu, në kuadër të deklarimit të personit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për shoqërimin dhe intervistimin e palëve të përfshira në këtë çështje. Shtetasit janë proceduar penalisht dhe ndiqen në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Të gjitha veprimet e para procedurale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Përsa i përket komunikimit të shefit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë me qytetarin nga Durrësi, që ka denoncuar rastin, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit A. K., me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë, deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë, me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Çfarë rrëfente i riu?

Fiks Fare transmetoi këtë të martë rastin e një 26-vjeçari që më herët kishte bashkëpunuar me grupet kriminale dhe kur kërkoi ndihmë nga policia, nuk u ndihmua. I riu i kishte treguar policisë mënyrën si është rekrutuar nga grupet kriminale për të gjymtuar një person në Lushnjë, duke zbuluar porositësin dhe ndërmjetësin por rasti i tij është neglizhuar nga forcat blu. 26 vjeçari rrëfeu me detaje si e rekrutuan grupet kriminale për të bërë gjymtime dhe djegie makine me para’. Ai thotë se një i njohuri i tij, duke parë vështirësitë që po kalonte, i sapo kthyer me ekspuls nga emigrimi, pa punë, me një fëmijë të vogël, e ka joshur për të kryer vepra penale. Personi ndërmjetës, ose sekseri, jetonte në Durrës dhe quhej Klodian. Më tej pohon se bashkë me Klodianin (ndërmjetësin) dhe porositësin shkojnë për të parë makinën që do digjte. Ishte e tipit “Hyundai” dhe ishte parkuar te karburanti.

“Më pas, më tregoi lëvizjet e personit që do të rrihja dhe do të gjymtoja. Ishte rreth 60-65 vjeç dhe aktualisht ai ishte në arrest shtëpie. Por, ai lëvizte me biçikletë dhe shkonte nga tokat. Unë do e prisja afër një nënkalimi të Unazës së Lushnjes ku s’kishte lëvizje. Për këtë do më paguanin 3 mijë euro. Ndërkohë, të njëjtët persona më treguan edhe banesën e objektivit, e cila ishte në afërsi të Stacionit të Trenit në Lushnje, një shtëpi përdhese,”- pohonte 26-vjeçari.

 

policia e lushnjes komisariati ne lushnje fiks fare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet