24 Gusht 2023, 14:48
Nga I.A

LAÇ- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Laç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia. Mësohet se Edmond Dodaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike. Po ashtu ai ishte pjesë e një organizate kriminale që vepronte në Milano. Dodaj pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.
Njofitimi i Policisë:
FAST Albania Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Finalizohet nga FAST Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Next”. Kapet në qytetin e Laçit dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 42-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një shtetas në kërkim, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.
Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Laçit dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi: E. D., 42 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. 42-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë, që operonte kryesisht në Milano dhe synonte trafikun e kokainës në nivel ndërkombëtar. Pjesëtarët e organizatës kishin në dispozicion disa banesa në Milano, që i përdornin për veprimtarinë e tyre kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
edmond dodaj
Aktualitet
24 Gusht 2023, 14:17
A.B
Varka
TIRANË-Bllokohen 15 mjete të tjera lundruese, si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare. 12 mjete lund...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 14:10
A.B
Emigrante
BRITANI E MADHE-Numri i kërkesave për azil në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur nivelin më të lartë në...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 14:07
I.A
Foto ilustruese
BELSH- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Belsh. Mësohet se zjarri është ndez...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 13:34
I.A
Ilir Rrapaj
TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj ka anikmuar në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë, pasi u la në burg pë...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 13:14
A.B
Kryeministria
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur se Qeveria ka miratuar masën e kompensimit finanicar p&...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 13:14
A.B
Policia
TIRANË- Një aksident ndodhi në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Mjeti me drejtues personin me inicialet V....
Aktualitet
24 Gusht 2023, 12:52
A.B
SARANDË- Një 59-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet se ka mbajtur peng 6 ...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 12:17
A.B
Policia
TIRANË- Pezullohet nga detyra shefi i seksionit të policisë rrugore të Sarandës dhe ka nisur një hetim për zinxh...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 11:40
A.B
Policia
KAVAJË- Arrestohet 23 vjeçari në Kavajë i cili goditi me sende të forta një 44 vjeçar. Danjel Habibi u arres...
Aktualitet
24 Gusht 2023, 11:24
A.B
SHKODËR- Vjehrra dhe nusja dilnin në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, në Sh...