Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se ata kishin përshtatur një lokal për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.
TEPELENA- 39-vjeçari Haki Rama dhe 35-vjeçari Astrit Çela janë arrestuar në Tepelenë. Mësohet se ata kishin përshtatur një lokal për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Një sasi prej 6 kg kanabis sativa u sekuestrua ndërsa u shpall në kërkim 39-vjeçari Xhorxhi Shehu për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Furnitori”. Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis (një pjesë në doza), një sasi farash cannabisi dhe 2 celularë. Zbulohet një lokal në fshatin Krahës 1, i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një 35-vjeçar i cili siguronte cannabisin që shitej në këtë ambient. Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër të implikuar në këtë rast.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, se disa shtetas përdornin dhe shitnin drogë, në një lokal në fshatin Krahës 1, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Tepelenës, në bashkëpunim me ata të sektorëve Operacional dhe për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ç., 35 vjeç dhe H. R., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Krahës 1. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. Ç. siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit A. Ç., u gjet dhe një sasi farash cannabisi, që posedoheshin me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u identifikua si bashkëpunëtor në këto veprimtari kriminale, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Krahës 1. Punohet intensivisht për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese MALIQ- Arrestohet 62-vjeçari me inicialet E.L në Maliq, për veprën penale të plagosjes me dashje. Mëso...
TIRANË- Turisti italian është gjetur në Malin e Dajtit orët e para të mëngjesit pasi kishte humbur rrugën gjat&eu...
Rrathët në këtë imazh të LiDAR të bregut të Karolinës së Veriut shkaktohen nga gazi i hidrogjenit që...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht 5 të tjerë në Elbasan, për vepra të ndryshme penale. ...
foto ilustruese FIER- Pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohe...
Zamira Kita TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare Zamira Kita si asnjëherë më parë ka rrëfyer disa copëza nga jeta e s...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Dy persona janë arrestuar në Tiranë, teksa janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftar...
Gëzim Çela TIRANA- Gjykata e Posaçme i cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për Gëzim Çelë...
Arsim Murati BRITANI- 46-vjeçari shqiptar, Arsimi Murati i akuzuar për grabitje të armatosur ka fituar një apel gjyqësor...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40 në aksin rrugor “L...