Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Si pasojë e kësaj të fundit mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës ku ka patur dëme materiale.
ELBASAN- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht 5 të tjerë në Elbasan, për vepra të ndryshme penale. Sipas informacioneve mësohet se arrestimet kanë ardhur si pasojë e veprave penale: armëmbajtje pa leje dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Si pasojë e kësaj të fundit mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës ku ka patur dëme materiale.
Ndërkohë 5 persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale: drejtim mjeti në gjendje të dehur, përplasja e mjetit, posedimi i lëndëve narkotike si dhe keqtrajtimi i kafshëve duke i ekspozuar në rrjetet sociale.
Një kallëzim është bërë nga një 56-vjeçar në Komisariatin e Peqinit, pasi mësohet se vajza e tij 29-vjeçare me inicialet A.G është larguar nga shtëpia dhe policia vijon kërkimet për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetë 1 armë që shërben për peshkim, të cilën ky shtetas e mbante pa leje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në autostradën "Tiranë-Elbasan", automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me mbrojtësen metalike në anë të rrugës. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. P., 66 vjeç dhe E. Ç., 35 vjeç, të dy banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, automjetet që drejtonin këta shtetas, janë përplasur në aksin rrugor "Peqin-Pajovë". Si pasojë, janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit;
-P. D., 28 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, në lagjen "Haxhias", automjeti që drejtonte kjo shtetase, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. A., 37 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në automjetin që drejtonte 37-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja", i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 63 vjeç, pasi është shfaqur në një video në rrjete sociale, duke keqtrajtuar një qen.
Rreth orës 17:00 , në Komisariatin e Policisë Peqin ka kallëzuar shtetasi E. H., 56 vjeç, banues në Durrës, se pasditën e djeshme, vajza e tij, shtetasja A. G., 29 vjeçe, banuese në Peqin, ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese FIER- Pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohe...
Zamira Kita TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare Zamira Kita si asnjëherë më parë ka rrëfyer disa copëza nga jeta e s...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Dy persona janë arrestuar në Tiranë, teksa janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftar...
Gëzim Çela TIRANA- Gjykata e Posaçme i cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për Gëzim Çelë...
Arsim Murati BRITANI- 46-vjeçari shqiptar, Arsimi Murati i akuzuar për grabitje të armatosur ka fituar një apel gjyqësor...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40 në aksin rrugor “L...
Ruben Saraiva LEZHA- Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualajn u rikthye në Gjykatën e Lezhës ...
Foto nga vendi i ngjarjes KRUJË- Një 39-vjeçar me inicialet A. Sh., dhe një 30-vjeçar me incialet A. Gj., të dy banu...
Foto nga vendi i ngjarjes BERAT- Një shtëpi në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak, në Berat mësoh...
Foto ilustruese SHKODËR- Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:05 të mbrëmjes së shkuar në aksin rrugor Shkodër-Kry...