Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Konkretisht në pranga kanë rënë dy shtetase kinez, pasi kishin përshtatur dy apartamente të marra me qira për ushtrim të prostitucionit. Gjithashtu në prana është vënë edhe pronari i apartamenteve, që i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata.
DURRËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit, në kuadër të operacionit “Storm 5”. Konkretisht në pranga kanë rënë dy shtetase kinez, pasi kishin përshtatur dy apartamente të marra me qira për ushtrim të prostitucionit. Gjithashtu në prana është vënë edhe pronari i apartamenteve, që i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata.
Po ashtu në kuadër të këtij operacionit, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, dy shtetase kineze dhe pesë shqiptarë. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shfrytëzimit për prostitucion.
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 5”.
Kishin përshtatur 2 apartamente të marra me qira (pa kontrata), për ushtrim të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetase kineze.
Në pranga edhe pronari i apartamenteve, që i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata.
Procedohen penalisht 7 shtetas (2 kineze dhe 5 shqiptarë).
Sekuestrohen shuma parash, celularë dhe karta banke.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor, me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të kryer në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin “Storm 5”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Durrës, u arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi kishte dhënë apartamentet me qira, pa kontrata, dhe i kishte përshtatur ato për shfrytëzim të prostitucionit.
Më tej, në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 5 shtetas shqiptarë.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se dy shtetaset kineze të arrestuara kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente në lagjen nr. 13, të cilat i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Vend. Bëhet me dije se gjatë orëve...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi ...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të...
Foto ilustruese TIRANA- 21-vjeçari Gerald Qordja është arrestuar pranë kryqëzimit të Valiasit pasi posedonte...
Nadire Karaj, pronare e Two Eagles Cafe SHBA- Media "Billy Penn" ka publikuar një artikull ku rrëfehet një histori suksesi në biznes, d...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë sot për...
Foto ilustruese SARANDË- 'Saranda Tower', një projekt që përfshin një strukturë me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë ...
Ermal Beqiri TIRANA- Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution&rdquo...
Foto ilustruese THETH- Në luginën e Thethit në veriun e Shqipërisë, e rrethuar nga maja të larta, turistët fotograf...
Foto ilustruese SHQIPËRIA- “Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Un&...