Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë masa administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni.
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë plagosur një 30-vjeçar moldav në një klub nate. Plagosja mësohet se ka ndodhur pasi 30-vjeçari moldav përshëndeti të dashurën e njërit prej shqiptarëve. Pas kësaj ata janë konfliktuar dhe ka agravuar në përdorimin e thikave.
Akuzat ndaj tyre janë vrasja e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Nga plagët e marra moldavi humbi një veshke, të cilën mjekët u detyruan që t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë e zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus.
Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë masa administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni. Autori kryesor i sulmit u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri policia për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur.
Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë 22 centimetra, e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete. Po më 7 prill agjentët zbuluan se ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.
Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara të trafikut të drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje.
Ilaria Sula dhe Mark Samson ITALI- Mark Samson, autori 23-vjeçari, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula, u ka shkruar dhe dërguar një l...
Foto ilustruese LEZHË- Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqip&...
Foto ilustruese TIRANË- Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndë...
Foto ilustruese TIRANË- Kthimi nga investimi i rezervës valutore pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipë...
Foto ilustruese TIRANË- Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më...
foto nga aksidenti LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes në ‘bulevardin e palmave&r...
Foto ilustruese KOSOVA- Një dokument i publikuar ka nxjerrë në pah një skandal brenda Prokurorisë së Specializuar në...
Saimir Vishaj TIRANË- Avokati, Saimir Vishaj, tha se pushteti gjyqësor është i kontrolluar nga qeveria. I ftuar në emisionin...
Igli Çelmeta TIRANA- Gazetari Igli Çelmeta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur rreth skandalit të...
Ola Xama dhe Erion Veliaj TIRANË – Gazetarja Ola Xama ka shprehur dyshimet e saj lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SP...