Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas raportimeve, skandali ndodhi më 11 nëntor 2022, ndërsa po intervistohej Sefer Goxhuli nga hetuesit e ZPS-së.
KOSOVA- Një dokument i publikuar ka nxjerrë në pah një skandal brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku hetuesit i janë referuar Republikës së Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”, shprehje që përdoret nga Serbia për ta përçmuar shtetësinë e Kosovës. Sipas raportimeve, skandali ndodhi më 11 nëntor 2022, ndërsa po intervistohej Sefer Goxhuli nga hetuesit e ZPS-së.
Sipas dokumentit, Goxhuli mbeti i shtangur kur një prej hetuesve e përdori këtë term gjatë leximit të një dokumenti zyrtar. Ai e cilësoi referencën si thellësisht fyese dhe më pas e paraqiti rastin pranë Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas tij, nuk bëhej fjalë për një lapsus apo keqkuptim, pasi termi ishte lexuar nga një dokument zyrtar, gjë që ngre dyshime serioze për qasjen e ZPS-së ndaj shtetësisë së Kosovës.
“Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ është fyes dhe bie ndesh me nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës. ZPS-ja duhet të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës, dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme në një proces që pretendohet se zhvillohet në emër të popullit të Kosovës”, thuhet në ankesën e Goxhulit.
ZPS-ja ka pranuar se termi është përdorur gjatë intervistës dhe e ka cilësuar si një gabim të paqëllimshëm. Ata kanë deklaruar se ky nuk është një formulim që përdoret në mënyrë të zakonshme në dokumentet e tyre zyrtare dhe kanë ndërmarrë masa për të mos e përsëritur. Megjithatë, kjo nuk i mjaftoi Sefer Goxhulit, i cili kërkoi që Avokati i Popullit të ndërhynte dhe të konstatonte shkeljen.

Saimir Vishaj TIRANË- Avokati, Saimir Vishaj, tha se pushteti gjyqësor është i kontrolluar nga qeveria. I ftuar në emisionin...
Igli Çelmeta TIRANA- Gazetari Igli Çelmeta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur rreth skandalit të...
Ola Xama dhe Erion Veliaj TIRANË – Gazetarja Ola Xama ka shprehur dyshimet e saj lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SP...
Simir Visha TIRANA- Avokati Saimir Visha deklaroi sot se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA. I ftuar ...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke folur ditën e sotme për rastin e Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese tha se si hetim ...
Artan Hoxha TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme për rastin e kolegut Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese. I ftuar n...
Klodiana Lala TIRANË- Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 mars që të lërë në arrest me burg kryebashkiakun e Tiran...
Klodiana Lala TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s Altin Morinës shefi i krimeve ...
Protestat ne Bridizi kunder transferimit te emigranteve ne Gjader BRINDISI – 40 emigrantë, të vendosur në Qendrat e Mbajtjes dhe Riatd...
Klodiana Lala TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku &eum...