LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Kush janë aktorët e huaj që duan të minojnë demokracinë e Kosovës?

Avancimin e shpejtë të teknologjisë, krahas të mirave të saj, njerëzimi e ka paguar shtrenjtë. Dezinformimi është një prej pasojave më të mëdha anësore. Kosova nuk është aspak imune nga ky trend që ka prekur gjithë botën.

12 Dhjetor 2024, 18:18 Nga N.F
Analiza: Kush janë aktorët e huaj që duan të minojnë
Foto ilustruese

KOSOVË- Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë etnike, deklaroi më 10 dhjetor ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe dha porosinë që diçka e tillë nuk duhet të lejohet. Çfarë dihet për këto tentime, dhe si mund të luftohen ato?

Avancimin e shpejtë të teknologjisë, krahas të mirave të saj, njerëzimi e ka paguar shtrenjtë. Dezinformimi është një prej pasojave më të mëdha anësore. Kosova nuk është aspak imune nga ky trend që ka prekur gjithë botën.

Teksa informacionet e rreme krijohen në lloj-lloj mënyrash dhe nga secili, situata komplikohet kur kësaj loje u hyjnë shtetet, me qëllim të dëmtimit të kundërshtarëve, apo arritjes së interesave të tyre.

Norik Selmani, udhëheqës i kompanisë Pikasa Analytics, që bën monitorimin e përmbajtjes së mediave në Ballkan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk është sekret se Rusia dhe shtetet e saj mike sponsorizojnë fushatë antiperëndimore në Kosovë.

“Ka qendra ndërkombëtare, të cilat nuk janë mike të Kosovës, që nuk besojnë se një ditë Kosova mund të jetë proruse, por çka mund të bëjnë është të shpërndajnë narrativë kundër Perëndimit, që të përhapet një skepticizëm ndaj partnerëve perëndimorë. Ky është qëllimi afatmesëm dhe afatshkurtër i këtyre qendrave”.

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili ka deklaruar se aktorë të huaj duan ta minojnë demokracinë në Kosovë duke shfrytëzuar përçarjet etnike, Selmani ka thënë se ky fenomen është prezent në gjithë Ballkanin.

“Kosova nuk përbën përjashtim nga Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, dhe nëse ka një fushë ultrasensitive, është fusha e marrëdhënieve ndëretnike, gjithmonë. Ai që dëshiron të destabilizojë një shtet, një garniturë, gjithmonë do të tentojë përmes cenimit të marrëdhënieve ndëretnike”.

Ramadan Ilazi, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i ka thënë Radios Evropa e Lirë këtë javë se fushatat dezinformuese shpërndahen qëllimshëm në Kosovë për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike.

“Kemi fushata që kanë për qëllim të krijojnë mosbesim - sidomos në mesin e komunitetit serb - ndaj institucioneve publike në Kosovë dhe që synojnë të krijojnë një lloj perceptimi sikur në veri [të Kosovës] e kemi një situatë represioni të vazhdueshëm ndaj qytetarëve atje”.

Telegram-i dhe Facebook-u


Dren Gërguri, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, e përmend edhe Serbinë në nivel të njëjtë me Rusinë, si shtet keqdashës kundrejt Kosovës dhe aleatëve të saj.

“Nëse flasim për komunitetin serb në Kosovë, Telegram-i është platforma ku shpërndahen shumë dezinformata për Kosovën dhe ato bëhen virale, sidomos kur ka tensione në veri, shohim që valë dezinformatash ndoshta edhe u paraprijnë tensioneve”.

Ai ka thënë se dezinformatat shtrihen ndryshe-ndryshe në Kosovë, sepse të ndryshme janë burimet e informacionit: Për serbët në Kosovë është aplikacioni i mesazheve Telegram – sipas tij, i mbushur me propagandë serbo-ruse – dhe disa media serbe në Kosovë dhe në Serbi, ndërsa për shqiptarët janë televizionet shqipfolëse dhe rrjeti social Facebook.

“Pjesa më e rrezikshme është kur ndonjëherë po shohim media shqipfolëse, portale, të cilat shpërndajnë deklarata të zyrtarëve shtetërorë të Rusisë ose të Serbisë, dhe të cilat thjesht përcillen pa u kontestuar, në kuptimin që të tregohet kur ka manipulim, ose kur ka gjoja se fakte. Kjo është e rrezikshme, sepse informacioni vjen në gjuhën amtare”.

Edhe Gërguri beson që Rusia ka një mori veglash përmes së cilave shtrin ndikimin, përveç mediave të mëdha si Sputnik apo Russia Today. Këtyre dy mediumeve shtetërore ruse u është ndaluar transmetimi në Kosovë, në disa vende të rajonit, dhe në Bashkimin Evropian, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Megjithatë, në disa vende, përfshirë Kosovën, ato kanë qenë të qasshme edhe këtë vit.

Kina si faktor shtesë


Përveç Rusisë, në një raport të zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, të publikuar këtë vit rreth qarkullimit të dezinformatave në vend, janë përmendur edhe përpjekjet e dëmshme të Kinës.

Sipas gjetjeve, mediat shtetërore të të dyja vendeve kanë luajtur rol të rëndësishëm në përhapje të narrativëve keqdashës: mediat ruse kanë cituar nacionalizmin serb në Kosovë dhe kanë ngritur paralele false me Krimenë për të dëmtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa mediat kineze kanë kritikuar përfshirjen perëndimore dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, duke i portretizuar si forca destabilizuese, dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre.

A mund të luftohen dezinformatat?


Tërësisht jo. Por, për minimizimin e tyre, Norik Selmani ka sugjeruar: Rregullimin e sferës së komunikimit online me legjislacion, duke shmangur censurën, por duke ruajtur cilësinë, Zhdukjen e gjuhës së urrejtjes nga ana e politikës, Krijimin e transparencës për financimin e mediave.
Dren Gërguri ka sugjeruar që të gjithë të kenë pikëpyetje për atë që shohin dhe dëgjojnë dhe ta pyesin veten: Kush është autori i informacionit? A po e shoh të njëjtin informacion edhe në mediat tjera relevante? Në çfarë burimesh po mbështetet? Por, mbi të gjitha, sipas tij, është edukimi medial.

“Krejt kjo me të cilën po ballafaqohemi është edhe si rezultat i mungesës së gjykimit kritik ndaj përmbajtjeve dhe lëndës së edukimit medial, dhe këto po krijojnë një terren të përshtatshëm që dashakëqijtë ta përdorin për qëllimet e tyre”.

Në Kosovë, lënda e edukimit medial është lëndë zgjedhore në disa shkolla të nivelit parauniversitar, dhe nuk ekziston një kurrikulë nacionale për të. Përveç njohësve të fushës, synimet ruse për destabilizim të Kosovës përmes dezinformatave përmenden shpesh edhe nga figurat më të larta shtetërore. Sipas tyre, Rusia ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit për të çorientuar NATO-n nga lufta e Moskës në Ukrainë, ndërsa Serbia synon përmbushjen e ambicieve territoriale./REL

kosova demokraci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet