24 Maj 2026, 13:05
Nga E. D

GREQI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga plagosja e shqiptarit Alesio Xhelo gjatë përplasjes me policinë greke. Alesio Xhelo ose ndryshe ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa nga rastet më të rënda dhe më famëkeqe të policisë greke. I konsideruar si një nga anëtarët kryesorë të një organizate kriminale, shqiptari dyshohet se është përfshirë në një sërë aktivitetesh të dhunshme, përfshirë grabitje, sulme të armatosura dhe kontrata vdekjeje, me veprimtari të shtrirë nga Greqia në Qipro dhe Shqipëri.
Autoritetet greke e kanë përshkruar atë si një ekzekutor të pamëshirshëm dhe gjakftohtë. Një nga ngjarjet më të njohura të lidhura me të daton në vitin 2012, kur gjatë një përplasjeje me oficerë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, ai dyshohet se ngriti një armë automatike dhe u përpoq të qëllonte policinë, por ngjarja u shmang në momentin e fundit pasi arma u bllokua. Hetuesit kanë deklaruar se ai nuk hezitonte të përdorte armë të rënda edhe në zona të banuara, duke kthyer përpjekjet e arrestimit në operacione të rrezikshme për forcat e rendit.
Emri i tij është lidhur edhe me një grabitje të dhunshme me makinë në zonën e Kaisarianit, ku humbi jetën një shef kuzhine. Pas një periudhe të gjatë arratisjeje, ai u lokalizua dhe u arrestua në Qipro, për tu ekstraduar më pas në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht vendosjes në arrest shtëpie në Fier nën mbikëqyrje policore, ai arriti të arratisej dhe të rikthehej sërish në Greqi në mënyrë të paligjshme.
Zëdhënësja e policisë greke ka deklaruar gjithashtu se 42-vjeçari Alesio Xhelo, i cili u plagos dje gjatë një përplasjeje me policinë greke, rezulton i kërkuar në Greqi dhe i dënuar me 73 vjet burg për vepra të rënda penale. Sipas autoriteteve greke, ai ishte liruar në Shqipëri në vitin 2025 dhe më pas në vitin 2026 kishte hyrë sërish ilegalisht në Greqi. Në fakt, Xhelo rezulton të jetë arrestuar në Vlorë në vitin 2019 për armëmbajtje pa leje, pak muaj pasi ishte arratisur nga një burg grek.
Më pas ai është mbajtur në “arrest shtëpie” në Fier, i ruajtur nga forcat e FNSH-së, për shkak të veprave të rënda penale për të cilat kërkohej nga autoritetet greke. Rishfaqja e të ashtuquajturit “Titi”, pra Alesio Xhelo, në Mikrolimano, së bashku me armët e sekuestruara dhe gjashtë granatat e gjetura në çantën e tij, ka ngritur alarm të ri tek autoritetet dhe ka rikthyer vëmendjen mbi aktivitetin e tij kriminal ndër vite./Dosja.al
alesio xhelo
Aktualitet
24 Maj 2026, 11:52
E. D
Birçe Haskos
TIRANË- Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, po mbahen homazhet në nder të Birçe Haskos, i c...
Aktualitet
24 Maj 2026, 11:40
E. D
FIER- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontrolle në burgun e Fierit, ku janë gjetur sende të paligjshme në qelit&...
Aktualitet
24 Maj 2026, 11:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërtimi me tritol në Kamëz. Mësohet, se kamerat e siguri...
Aktualitet
24 Maj 2026, 11:06
E. D
ambasadori Ernal Fino
KIEV- Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teks...
Aktualitet
24 Maj 2026, 10:44
E. D
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj t...
Aktualitet
24 Maj 2026, 10:34
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 17 vjeçarit gjatë mesnatës në zonën e Kthes&e...
Aktualitet
24 Maj 2026, 10:04
E. D
pamjet
DURRËS- Omar Faruk, është i riu nga Bangladeshi, që humbi jetën nga asfiksia, si pasojë e shpërth...
Aktualitet
24 Maj 2026, 09:52
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjare e ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku një 17-vje&cc...
Aktualitet
24 Maj 2026, 09:39
E. D
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pas mesnate në zonën e kthesës së Kamzës, në Tiranë....
Aktualitet
24 Maj 2026, 09:27
E. D
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Fllakës, në Durrës, ku një zjarr ka përfshirë am...