LIVE UPDATES
Aktualitet

Përmbytën me kokainë të pastër gjysmën e Italisë/ Kush e drejtonte rrjetin shqiptar dhe si funksiononte lidhja me klanet italiane

 Nga ky hetim i dytë, u zbulua Fatjon Çardaku, i njohur si Fabio, i cili  ndihmonte bashkëkombësit në zonën e Altotevere-s.

12 Shkurt 2026, 16:53 Nga E.d
Përmbytën me kokainë të pastër gjysmën e
Foto ilustruse

ITALI- Autoritetet italiane kanë sekuestruar sasi të mëdha lëndë narkotike, kokainë në kuadër të një operacioni policor, i cili goditit një rrjet të strukturuar kriminal. Gjithçka nisi me disa arrestime në Umbertide në maj të vitit 2022. Nga ky hetim i dytë, u zbulua Fatjon Çardaku, i njohur si Fabio, i cili  ndihmonte bashkëkombësit në zonën e Altotevere-s.

Mediat italiane shkruajnë se ai kishte një rrjet të madh që shtrihej mes Perugias, Corcianos dhe Passignano sul Trasimeno, me lidhje në Napoli, Arezzo dhe disa qytete të veriut, pa përmendur furnizimin me sasi të jashtëzakonshme kokaine nga Holanda, Belgjika, Spanja, Ekuadori, Brazili, Zvicra, Shqipëria dhe Peruja.

Por, kohët e fundit u zbulua një raport ndihme i ndërsjelltë mes bandave të trafikantëve shqiptarë, që ka çuar financat e komandës provinciale të Perugias të zbulojnë dhe shkatërrojnë, vetëm në tre vitet e fundit, tre organizata kriminale që përmbytën me kokainë shumë të pastër gjysmën e Italisë. Nga kjo u arrestua kreu i një organizate dhe u sekuestruan 65 kilogramë e 500 gramë kokainë.

Sipas dokumenteve hetimore të Guardia di Finanza-s  shqiptarët e përfshirë në hetimin e fundit, që furnizoheshin kryesisht nga Spanja, kishin si bazë territorin e Folignos, ku jo vetëm magazinonin sasi të mëdha kokaine, por sipas prokurorisë së Perugias, të drejtuar nga Raffaele Cantone, ri-investonin edhe një pjesë të fitimeve të paligjshme.

Artikulli i plotë nga CORRIERE DELL’UMBRIA

Sasi gjigante kokaine, sekuestrime të mëdha, të papara më parë në Umbria. Pajisje elektronike për t’u mbrojtur nga forcat e rendit. Kripto-telefona për të fshehur bisedat dhe për t’u bërë të pakapshëm. Por mbi të gjitha një “raport ndihme të ndërsjellë” mes bandave të trafikantëve shqiptarë, që ka çuar financat e komandës provinciale të Perugias të zbulojnë dhe shkatërrojnë, vetëm në tre vitet e fundit, tre organizata kriminale që përmbytën me kokainë shumë të pastër “Zemrën e Gjelbër” dhe qytete në gjysmën e Italisë.

Gjithçka nisi me disa arrestime në Umbertide në maj të vitit 2022: nga ai hetim doli se, në rast problemesh me kanalin e furnizimit, nuk mungonte kurrë ndonjë bashkëkombës – ndoshta pjesë e një organizate tjetër kriminale – i gatshëm të vinte në ndihmë për të furnizuar pikat e shitjes së drogës.

Operacioni “Aquila Bianca”

Kështu, mes viteve 2022 dhe 2023, pas atyre arrestimeve të para nga Guardia di Finanza e Città di Castello, u hap një hetim i dytë – nën drejtimin e prokurorit të DDA-së së Perugias, Gennaro Iannarone – sepse Fatjon Çardaku, i njohur si Fabio, që ndihmonte bashkëkombësit në zonën e Altotevere-s, kishte nga ana e tij një rrjet të madh që në Umbria shtrihej mes Perugias, Corcianos dhe Passignano sul Trasimeno, me lidhje në Napoli, Arezzo dhe disa qytete të veriut, pa përmendur furnizimin me sasi të jashtëzakonshme kokaine nga Holanda, Belgjika, Spanja, Ekuadori, Brazili, Zvicra, Shqipëria dhe Peruja.

Ky hetim çoi në dhjetor të vitit të kaluar në ekzekutimin e katër masave të arrestit me burg: tre shqiptarë dhe një italian. Për 13 persona të tjerë, të përfshirë në hetim, por jo të akuzuar për organizatë kriminale, u bë e nevojshme marrja në pyetje paraprake dhe ende nuk ka një përfundim. Në burg mund të përfundojnë edhe 13 persona të tjerë, siç ka kërkuar prokuroria.

Operacioni “Loco 2024”

Nga ky hetim i dytë, oficerët e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të komandës provinciale të Perugias, të udhëhequra nga nënkoloneli Enrico Fiorenza, duke dëgjuar trafikantët teksa flisnin mes tyre, dhe duke i vëzhguar teksa shpërndanin sasi të mëdha kokaine, kuptuan se përmendej vazhdimisht një emër tjetër: ai i kreut të dyshuar të organizatës kriminale të shkatërruar së fundmi, që mbyll rrethin e bashkëpunëtorëve të Gianpaolo Coresit, restoratorit nga Foligno i arrestuar në janar 2025 me 65 kilogramë e 500 gramë kokainë.

E gjithë droga, sipas hetimeve, ruhej nga italiani në emër të bashkëpunëtorëve dhe, sipas analizave, mund të prodhonte rreth 283 mijë doza. Pra, jo një organizatë e vetme e madhe, por “kontakte” mes grupeve të ndryshme që nuk pushtonin as “territoret e kompetencës”, çka ka çuar në hapjen e disa hetimeve të ndryshme.

Goditje të tjera ndaj trafikut

Ndërkohë, si provë që Umbria – siç është theksuar nga prokurori i përgjithshëm Sergio Sottani – po bëhet gjithnjë e më shumë një nyje dhe magazinë për sasi të mëdha kokaine, në prill 2024 në zonën e Torricellas u arrestua një tjetër shqiptar me drogë në makinë. Në banesën e tij në Salsomaggiore, karabinierët gjetën gjithsej 40 kilogramë kokainë. Së fundmi ai u dënua me gjashtë vite burgim me gjykim të shkurtuar, përballë 14 viteve të kërkuara nga prokuroria.

Një dënim i konsideruar nga shumë si tepër i lehtë, që i shtohet atij të dhënë ndaj kreut të bandës së arrestuar së fundmi. Edhe ai – aktualisht mes tre “të pakapshmëve” dhe i shpallur në kërkim – është dënuar me tre vite burg për 17 kilogramë kokainë me të cilët u arrestua në Foligno në vitin 2022. Pas dënimit ishte edhe dëbuar, por siç rezulton nga urdhër-arresti i fundit, kjo nuk e ka penguar të drejtojë një kanal të madh trafiku nga Tirana drejt Umbrias.

Mafia shqiptare

Sipas dokumenteve hetimore të Guardia di Finanza-s – në Umbria nën drejtimin e gjeneral brigade Francesco Mazzotta dhe në Perugia të kolonelit Stefano Pietrosanto – shqiptarët e përfshirë në hetimin e fundit, që furnizoheshin kryesisht nga Spanja, kishin si bazë territorin e Folignos, ku jo vetëm magazinonin sasi të mëdha kokaine, por sipas prokurorisë së Perugias, të drejtuar nga Raffaele Cantone, ri-investonin edhe një pjesë të fitimeve të paligjshme.

Nga aty janë zhvendosur shpesh në Perugia (Collestrada, Ponte Valleceppi, Olmo dhe Ferro di Cavallo) për të dorëzuar kilogramë kokaine. Mes Perugias, Corcianos dhe Passignano sul Trasimeno lëviznin edhe shqiptarët e tjerë të arrestuar në dhjetor.

Në tre vite hetime, financat kanë dokumentuar dhjetëra e dhjetëra dorëzime: vetëm në disa raste kanë ndërhyrë për të sekuestruar drogën, duke realizuar operacione të rëndësishme (mbi 70 kilogramë) kundër krimit shqiptar që mban pjesën më të madhe të tregut të shitjes së kokainës. Në shumë raste të tjera kanë dëgjuar dhe vëzhguar, duke rindërtuar transaksione marramendëse.

E tregonin vetë të arrestuarit në disa raste: “Duhet të shesim të paktën një kilogram në muaj, se edhe po e kapën, e lirojnë”, i thoshte një nga trafikantët bashkëpunëtorit napoletan ndërsa prisnin të merrnin ato “200 copë” kokainë.

Ndërsa vetë restoratori nga Foligno, Coresi, i përgjuar pak para arrestimit që i kushtoi bandës humbjen e 65 kilogramëve, thoshte: “Çojmë tetë kilogramë në një parkim, pesë në një tjetër. A do ta shkatërroje jetën për një mijë euro në muaj?”/Dosja.al

itali shqiptare kokaine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet