Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu është proceduar penalisht dhe pronari i lavazhit, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një pushkë pa leje.
MAT- Një 32-vjeçar me emrin Ledovik Haxhija në Mat është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se i riu kishte marrë me qira një lavazh makinash dhe atë e përdorte për të shpërndarë lëndë narkotike. Përveç 32-vjeçarit është arestuar dhe një 39-vjeçar Jetmir Progja, i cili ishte punëtor në këtë lavazh. Po ashtu është proceduar penalisht dhe pronari i lavazhit, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një pushkë pa leje. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lavazh, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 10 targa automjetesh shqiptare dhe të huaja.
Njoftimi i Policisë:
Mat Finalizohet operacioni policor i koduar “Lavazhi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përdorte lavazhin që kishte marrë me qira, për të kamufluar veprimtarinë kriminale që kryente duke shpërndarë kokainë dhe kanabis, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Në pranga dhe një shtetas tjetër që punonte në këtë lavazh. Procedohet në gjendje të lirë pronari i lavazhit, pasi gjatë operacionit iu gjet një pushkë sportive. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim, doza kokaine, targa automjetesh shqiptare dhe të huaja që dyshohet se 32-vjeçari i përdorte për të kryer veprimtarinë kriminale, duke i vënë në mjete të ndryshme. Strukturat për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative se në një lavazh në unazën e qytetit të Burrelit shpërndaheshin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Lavazhi”.
Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: L. H., 32 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte marrë me qira lavazhin; J. P., 39 vjeç, banues në Burrel, punëtor në këtë lavazh. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. N., banues në Burrel, pronari i lavazhit. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit L. H. dhe kontrollit në ambientet e lavazhit që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim dhe doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 10 targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, që dyshohet se shtetasi L. H. i përdorte për automjete të ndryshme, me qëllim që të kamuflonte veprimtarinë kriminale, fishekë për armë gjahu, si dhe një pushkë sportive që i përkiste pronarit të lavazhit, shtetasit Y. N. Gjatë kontrolit fizik, shtetasit J. P., punëtor në lavazh, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë në doza. Materialet procedurale do t’i refrohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
permytjet ne Itali ITALI- Moti i keq ka goditur Italinë, ku një nga zonat e prekuara është edhe rajoni i Reggio Emilia, ku si...
Foto ilustruese TIRANË- Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. S...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka arritur të kapë dhe të vërë në pranga një nga autorët e dyshuar t...
Klodiana Lala TIRANË- I moshuari që qëndronte dje pranë trupit të djalit të tij bëri xhiron e rrjetit. Por pas ekze...
Foto ilustruese KORÇË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se transportonte me furgon ...
TIRANË- Pas debateve të ashpra për dosjen e arrestimit të kryebashkiakut të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kreu i ...
Foto Ilustruese TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se aksi Fushë Krujë–Thumanë do të bëhet i pakaluesh&eum...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë një ...
Anila Ruçi ITALI- Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Italisë, në Scaldasole të Pavias, aty ku u vra 38-vjeçarja shqiptare ...
Ministrat e Jashtem BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të BRE-së në takimin në Bruksel ftuan edhe gjashtë homologët e tyre nga...