LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkesë e vjetër, probleme të reja/ DW sjell prapaskenat; çfarë u diskutua mes kryediplomatëve të Ballkanit në Bruksel

BE-ja do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ka pengesa të mëdha: reformat e ngadalta, armiqësitë e vjetra dhe BE-ja ngurruese.

23 Maj 2023, 07:53 Nga I.A
Kërkesë e vjetër, probleme të reja/ DW sjell prapaskenat;
Ministrat e Jashtem

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të BRE-së në takimin në Bruksel ftuan edhe gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor për një drekë jozyrtare. Tema është e njëjta si gjithmonë: Si mund të përshpejtohen bisedimet e antarësimit, që zgjasin prej vitesh e me disa vende madje prej dekadash?

Dreka e së hënës (22.05) po ashtu u zhvillua nën këtë moto dhe ishte e rëndësishme për një vlerësim serioz të situatës veçanërisht në sfondin e samitit të BE-së me vendet kandidate për anëtarësim dhe fqinjët e tyre, që javën e ardhëshme në Moldavi. "Ndoshta ne duhet ta bëjmë edhe më shpesh këtë", tha i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell, por njëkohësish edhe duke tërhequr vëmendjen veçanërisht ndaj Serbisë dhe Kosovës.

Qendrimi pro-rus e përjashton anëtarësimin

Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic, Borrell i theksoi, se marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk përshtaten më me anëtarësimin në BE. Rusia, që zhvillon luftë kundër Ukrainës, do të përballet me sanksione më të ashpra nga BE-ja, që nuk do të pranohen nga Serbia. "Ju dëmtoni interesat tuaja kombëtare, por qëndrimi nuk është në përputhje me procesin e zgjerimit", tërhoqi vëmendjen Josep Borrell. "Marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk shkojnë më, e kjo nuk vlen vetëm për Serbinë."

Me Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqeoninë e Veriut BE-ja po zhvillon bisedimet e anëtarësimit. Bosnjë-Hercegovina është kandidate për bisedime, por ende konsiderohet si jo e qëndrueshme. Kosova ende nuk është njohur as prej Serbisë dhe as prej pesë vendeve anëtare të BE-së, ndaj është vetëm një kandidate e mundshme për anëtarësim. Për disa prej jush do të ketë "vendime strategjike" të BE-së, deklaroi Josep Borrell, por jo për ata që pranojnë politikën ruse të agresionit.

Më në fund të bëhemi "miq dhe partnerë"

Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës gjatë muajve të fundit është përshkallëzuar herë pas here dhe, sipas mendimit të Borrell, bllokon çdo përparim në bisedimet e anëtarësimit. Shtetet e BE-së nuk kanë dëshirë të pranojnë shtete, që nuk janë në gjendje të zgjidhin konfliktet mes tyre, thuhet nga diplomatët e BE-së në Bruksel.

Borrell tha se u ka thënë të dyja palëve, se shtetet që në të shkuarën kanë luftuar me njëri-tjetrin, mund të bëhen miq dhe partnerë. Bëhet fjalë për bashkèjetesën. Prandaj Prishtina dhe Beogradi duhet ta zbatojnë më në fund marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE.

Mësim nga Ukraina?

Në samitin javën e ardhëshme do të jenë të përfaqësuar edhe kandidatët e rinj për anëtarësim Ukraina dhe Republika e Moldavisë, që për shkak të luftës sulmuese ruse vitin e kaluar e morën në kohë rekord statusin e preferuar të vendit kandidat. Qeveritë në Kiev dhe në Kishinau shpresojnë, që gjatë vitit do të mund të fillojnë edhe bisedimet zyrtare për anëtarësim. Nëse arrihet kjo, atëherë Ukraina dhe Moldavia brenda 20 muajsh do të realizojnë atë që vendet e Ballkanit nuk e kanë arritur në 20 vjet, thonë diplomatët e BE-së në Bruksel.

Kjo mund të krijonte një lloj zilie apo qendrim konkurrues tek vendet në procesin e antarësimit. Komisioni i BE-së në raportin e progresit vlerëson përparimet e jashtëzakonshme që kanë arritur Ukraina dhe Moldavia në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e shtetit ligjor. Në Ballkan duket se të gjitha kanë zgjatur shumë më tepër. "Ukraina po avancon, të tjerët duhet të ndjekin këtë shteg dhe të shfrytëzojnë shansin", theksoi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme.

Kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalën e tij përpara Parlamentit Europian në Strazburg në fillim të majit bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Nuk mund të pranohet që një proces i tillë të zgjasë 20 vjet. Kjo ka të bëjë edhe me besueshmërinë ndaj premtimeve të BE-së, sipas tij. Po ashtu kancelari theksoi, se BE vet duhet të reformohet për të qenë e aftë të përballojë zgjerimin.

Marrë nga DW

be

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion